By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Çfarë dihet për zhdukjen e 34-vjeçarit? Në ndihmë  të Policisë së Tiranës edhe një ekip i FSK-së
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Çfarë dihet për zhdukjen e 34-vjeçarit? Në ndihmë  të Policisë së Tiranës edhe një ekip i FSK-së
TOP Momenti

Çfarë dihet për zhdukjen e 34-vjeçarit? Në ndihmë  të Policisë së Tiranës edhe një ekip i FSK-së

Momenti
Published: June 13, 2026

Drejtori i Policisë së Tiranës, së bashku me Drejtorin e Kufirit dhe Migracionit, kanë zhvilluar një konferencë për shtyp, ku u prezantuan rezultatet e punës për muajin maj.

Gjatë konferencës, drejtori Oliger Torba u pyet edhe për dy raste të ndjeshme që kanë tronditur kryeqytetin, zhdukjen e 34-vjeçarit Eglant Koçi dhe vrasjen e 28-vjeçarit Ardian Baloshi, raporton euronews.al.

Your browser does not support the video tag.

Lidhur me rastin e rrëmbimit dhe zhdukjes së 34-vjeçarit Koçi, Torba deklaroi se bëhet fjalë për një ngjarje shumë sensitive, për të cilën është ngritur një grup i posaçëm hetimor.

“Është një ngjarje sensitive. Ne kemi ngritur një grup të posaçëm hetimor. Indicia e hetimit është marrë nga familjarët e të humburit. Komisariati i dytë kreu veprimet procedurale dhe, duke bërë analizë të thelluar të ngjarjes, hetimi i kaloi Krimeve të Rënda të Policisë së Tiranës”.

Your browser does not support the video tag.

“Aktualisht, që po flasim, po kërkojmë për trupin e shtetasit Eglant Koçi në rrethinat e Tiranës, mes Elbasanit dhe Tiranës. Në ndihmë na ka ardhur një njësi nga Forcat e Sigurisë së Kosovës. Ende nuk po e gjejmë dot trupin e tij, nuk kemi ndonjë rezultat konkret”, tha Torba.

Sipas hetimeve, si autor i dyshuar i rrëmbimit është identifikuar dhe shpallur në kërkim Armand Shaka. Hetuesit po verifikojnë nëse ai ka vepruar i vetëm apo në bashkëpunim me persona të tjerë. Nga veprimet hetimore është gjetur motomjeti i viktimës dhe është identifikuar ambienti ku ai dyshohet të ketë hyrë për herë të fundit, ndërsa më pas dyshohet se është transportuar me automjet.

Sa i përket vrasjes së 28-vjeçarit Baloshi, i dyshuari Sadik Llani dyshohet se është në arrati dhe me armën e krimit, e cila ende nuk është gjetur.

“Në lidhje me Sadik Llanin, i cili është shpallur në kërkim për vrasjen e 28-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan, falënderoj qytetarët pasi pas njoftimit të bërë kemi pasur shumë njoftime nga ata. Kemi ngritur një grup pune, duke pasur rrezikshmërinë e këtij autori të ngjarjes. Kemi ushtruar 20 kontrolle banesash ku kemi pasur dyshime dhe vijon puna për kapjen e tij. Janë të angazhuara edhe forcat RENEA. Mendojmë se shumë shpejt do kapet. Qytetarët na kanë informuar herë pas here për dyshimet mbi vendndodhjen e këtij personi”, tha drejtori.

You Might Also Like

Nga 10 në 5 vjet, propozim ligji i ri shkurton vlefshmërinë e lejeve për armë
Përfundon numërimi i votave në përfaqësitë diplomatike
Mesazh prekës nga Kosova – ish-ushtari i NATO-s emocionohet pas 27 vitesh
Nga rrjetëzimi te partneritetet – nis takimi në Lucernë i dhjetëra bizneseve shqiptare nga Zvicra dhe diaspora
MPB: Privohen nga liria dy persona, në automjet u gjetën pushkë gjuetie

You Might Also Like

Votimi në 30 përfaqësi diplomatike, deri tani janë numëruar 46 nga 47 vendvotimet
TOP Momenti

Votimi në 30 përfaqësi diplomatike, deri tani janë numëruar 46 nga 47 vendvotimet

June 13, 2026
Vazhdon verifikimi dhe numërimi i votave në Prishtinë
TOP Momenti

Vazhdon verifikimi dhe numërimi i votave në Prishtinë

June 13, 2026
Filipçe: Reformat drejt BE-së nuk paraqesin kërcënim për gjuhën dhe identitetin maqedonas, presidentja Siljanovska-Davkova e ka kuptuar tashmë këtë
TOP Momenti

Filipçe: Reformat drejt BE-së nuk paraqesin kërcënim për gjuhën dhe identitetin maqedonas, presidentja Siljanovska-Davkova e ka kuptuar tashmë këtë

June 13, 2026
Dalin pamjet, protestuesit në Shqipëri ndjekin të riun me pitbull pas përplasjes verbale
TOP Momenti

Dalin pamjet, protestuesit në Shqipëri ndjekin të riun me pitbull pas përplasjes verbale

June 13, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?