By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Ç’është Tregu i Përbashkët Evropian dhe a mund t’i bashkohet Kosova?
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Ç’është Tregu i Përbashkët Evropian dhe a mund t’i bashkohet Kosova?
Lajme

Ç’është Tregu i Përbashkët Evropian dhe a mund t’i bashkohet Kosova?

Momenti
Published: May 21, 2026

Kosova, dhe shtetet e tjera të Ballkanit Perëndimor, morën një lajm shpresëdhënës këtë javë, kur disa vende të Bashkimit Evropian (BE) dolën me një nismë për futjen e tyre në Tregun e Përbashkët Evropian, për t’i shtyrë përpara në rrugën e tyre drejt anëtarësimit të plotë në BE.

Çfarë e bën këtë nismë më serioze, sipas ekspertëve me të cilët foli Radio Evropa e Lirë, është gatishmëria e udhëheqësit të njërit prej vendeve kryesore të BE-së, kancelarit gjerman Friedrich Merz, për ta çuar përpara atë.

Your browser does not support the video tag.

Në një dokument jopublik, dërguar vendeve anëtare, Austria, Çekia, Italia, Sllovakia dhe Sllovenia propozuan që vendet e Ballkanit Perëndimor të futen gradualisht në Tregun e Përbashkët, duke besuar se kjo do ta ruante vrullin në procesin e zgjerimit të BE-së, dhe do t’i nxiste këto vende ta përshpejtojnë përmbushjen e reformave.

Tregu i Përbashkët Evropian është hapësirë, e përbërë kryesisht nga 27 vende anëtare të BE-së, që mundëson lëvizjen e lirë të mallrave, shërbimeve, kapitalit dhe njerëzve, pa rregullore kufitare ose tarifa doganore.

Pse propozimi i përshtatet Kosovës

Nuk dihet nëse ky propozim do ta gëzojë mbështetjen e tërë bllokut, por ai duket ta ketë përkrahjen e një udhëheqësi të rëndësishëm, si Merz i Gjermanisë.

Toby Vogel, analist në Këshillin për Demokratizimin e Politikave në Bruksel, thotë për Radion Evropa e Lirë se, megjithëse propozime të tilla ka pasur edhe në të kaluarën, ky i tanishmi ka dy gjëra të reja me rëndësi: përparimi i Ukrainës në reforma dhe mbështetja e Merzit.

“Pra, nëse shikoni vendet e Ballkanit Perëndimor, shumica e tyre kanë ngecur në aspektin e reformave të qeverisjes, sundimit të ligjit e kështu me radhë. Ukraina ka bërë përparim të madh”, thekson Vogel.

Merz i ka dhënë “peshën e saj politike kësaj nisme”, thotë Vogel, dhe “nëse Merz vërtet do ta shtyjë përpara këtë, atëherë për herë të parë në shumë vite, do të kishim një lloj mbështetësi të fortë, një kampion të zgjerimit brenda BE-së”.

Në një letër drejtuar liderëve të BE-së, më 21 maj, Merz propozoi që vendet e Ballkanit Perëndimor të kenë qasje të privilegjuar në Tregun e Përbashkët, si dhe lidhje më të ngushta me institucionet e BE-së në procesin e vendimmarrjes.

Ai propozoi t’u jepet atyre statusi i vëzhguesit në BE, ndërsa Ukrainës statusi i anëtares së asociuar, pa të drejtë vote, për të përshpejtuar procesin e anëtarësimit të plotë të tyre.

Kryenegociatori i Kosovës me BE-në, Jeton Zulfaj, nuk deshi të komentonte propozimet, kur u kontaktua nga Radio Evropa e Lirë.

Nga të gjitha gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, Shqipëria dhe Mali i Zi vlerësohet se kanë përparuar dukshëm në rrugën drejt anëtarësimit në BE, dhe janë në bisedime aktive. Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Bosnja e Hercegovina kanë statusin e vendit kandidat.

Kjo e lë Kosovën si vendin e vetëm nga rajoni pa statusin e vendit kandidat, rreth katër vjet pasi aplikoi.

Vogel beson, tani për tani, se për Kosovën një lloj integrimi gradual do të ishte më premtues sesa fillimi i procesit për anëtarësim të plotë, “i cili për momentin duket vërtet i pamundshëm, pasi nuk ka oreks nga ana e Komisionit Evropian për ta mbështetur atë”.

Tregu i Përbashkët, sipas tij, mund të jetë interesant për Kosovën, por për të pasur ndonjë përparim, “BE-ja duhet të bëhet serioze”.

Vogel thekson se integrimi gradual nuk do të kërkonte patjetër njohjen e Kosovës nga të gjitha vendet anëtare.

“KE do të duhej t’u shpjegonte shteteve anëtare në një mënyrë të qartë dhe të fuqishme ligjërisht pse Kosova, edhe pse nuk njihet [nga Spanja, Greqia, Qiproja, Sllovakia dhe Rumania], mund të marrë pjesë në aspekte të tregut të brendshëm të BE-së”, shton ai.

Vogel nënvizon se Kosova “ka miq në BE, por nuk ka miq që janë të gatshëm të shpenzojnë kapital politik për të çuar përpara kërkesën e saj për anëtarësim”.

Si do të përfitonte Kosova?

Përveçse do të siguronte qasje në një treg të madh evropian, ekonomia e Kosovës do të përfitonte edhe nga lehtësime procedurale dhe të komunikimit me autoritete të ndryshme të bllokut, thotë ekspertja kosovare e tregtisë, Sytrime Dervisholli, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë.

Ajo thekson se, derisa ekonomia kosovare do të mundë të ndiente ndikim negativ fillimisht, për shkak se është industri e vogël prodhuese, “në plan afatgjatë, unë e shoh që do të jetë diçka pozitive për ekonominë e Kosovës dhe mbi të gjitha për konsumatorët tanë”.

Ka disa sektorë të cilët do të përfitonin drejtpërdrejt, sipas Dervishollit, si sektori i mobilierisë, i ndërtimeve të parafabrikuara, i pijeve, i shërbimeve apo i teknologjisë së informacionit.

Ekonomia e vogël e Kosovës është e orientuar kryesisht nga konsumi, importet dhe remitancat e diasporës.

Sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar, aktiviteti ekonomik në Kosovë është ngadalësuar, ndërsa inflacioni është rritur gjatë vitit të fundit. Inflacioni i përgjithshëm arriti në 5.75 për qind në janar 2026, i nxitur kryesisht nga rritja e çmimeve të ushqimeve.

Rritja reale e Prodhimit të Brendshëm Bruto u ngadalësua në 3.6 për qind në vitin 2025, nga 4.6 për qind në vitin 2024.

You Might Also Like

E rëndë: Dy të vdekur në aksidentin në Surkish të Podujevë
Aksident i frikshëm në Paraguai, Kamioni me frena të prishura përplaset me disa makina në semafor, tre të vdekur
I dërguari i Trump, Kushner, takohet me udhëheqësin e Hamasit për të nxitur planin e paqes në Gaza
Komandanti amerikan thotë se shëndeti mendor është një ‘prioritet’ në USS Lincoln
Sulme të reja Rusi-Ukrainë, Moska thotë se rrëzoi 822 dronë ukrainas

LEXO GJITHASHTU

Aksident në KEK, punëtori lëndohet rëndë
Aksident në KEK, punëtori lëndohet rëndë
TOP Momenti
Një trajtim i thjeshtë mund të ndalojë përparimin e kariesit te fëmijët
Një trajtim i thjeshtë mund të ndalojë përparimin e kariesit te fëmijët
TOP Momenti
Aksident me katër automjete në Malishevë, lëndohet një zyrtar policor dhe katër persona të tjerë
Aksident me katër automjete në Malishevë, lëndohet një zyrtar policor dhe katër persona të tjerë
TOP Momenti
Futbolli kosovar në zi, ndërron jetë ish-trajneri Erdogan Celina
Futbolli kosovar në zi, ndërron jetë ish-trajneri Erdogan Celina
TOP Momenti
Syri i Kaltër, plot me pushues në fundjavë, turistët në kërkim të freskisë dhe natyrës magjepsëse
Syri i Kaltër, plot me pushues në fundjavë, turistët në kërkim të freskisë dhe natyrës magjepsëse
TOP Momenti

You Might Also Like

Presidenti Trump bën fushatë me Bruce Blakeman, kandidat për Guvernator të New Yorkut: Ta bëjmë Amerikën përsëri të sigurt
Lajme

Presidenti Trump bën fushatë me Bruce Blakeman, kandidat për Guvernator të New Yorkut: Ta bëjmë Amerikën përsëri të sigurt

August 16, 2026
I dyshuari për të shtëna me armë në Pejë ndalohet për 48 orë
Lajme

I dyshuari për të shtëna me armë në Pejë ndalohet për 48 orë

August 16, 2026
Hamza: 16 shtatori duhet të jetë dita kur katër ish-krerët e UÇK-së kthehen në shtëpi
Lajme

Hamza: 16 shtatori duhet të jetë dita kur katër ish-krerët e UÇK-së kthehen në shtëpi

August 16, 2026
Mbi 100 mijë euro të padeklaruara parandalohen të futen në Kosovë, policia jep detaje
Lajme

Mbi 100 mijë euro të padeklaruara parandalohen të futen në Kosovë, policia jep detaje

August 16, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?