Ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati, tha se propozimi i kancelarit gjerman, Friedrich Merz, që vendeve të Ballkanit Perëndimor t’u jepet statusi i vëzhguesit në Bashkimin Europian, është koncept i vjetër që nga viti 2004.
Merz krahas këtij propozimi për vendet e Ballkanit Perëndimor, propozoi që edhe Ukrainës t’i jepet statusi i së ashtuquajturës anëtare e asociuar pa të drejtë vote brenda BE’së.
“Statusi i vëzhguesit të privilegjuar për Ballkanin Perëndimor është një koncept i vjetër, që daton që nga “Big Bang” i vitit 2004. Në Ukrainë, integrimi gradual është shndërruar në një mjet për rritjen e qëndrueshmërisë në kushte lufte. Ndryshe nga Ballkani Perëndimor ku besueshmëria e perspektivës së anëtarësimit është ajo që mbështet reformat për sundimin e ligjit”, ka shkruar Bushati. /Express/
Privileged observer status for Western Balkans is an old idea, since 2004 ‘Big Bang’. In 🇺🇦 gradual integration has become an instrument of resilience under conditions of war. In Western Balkans, by contrast, the credibility of membership sustains rule of law related reforms. https://t.co/XyIIrmdaq4
— Ditmir Bushati (@ditmirbushati) May 21, 2026
The post Bushati: Statusi i vëzhguesit të privilegjuar për Ballkanin Perëndimor, një koncept i vjetër appeared first on Gazeta Express.



