By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Bujqit bllokojnë qendrën e Strumicës, kërkojnë çmim më të lartë për specat
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Bujqit bllokojnë qendrën e Strumicës, kërkojnë çmim më të lartë për specat
TOP Momenti

Bujqit bllokojnë qendrën e Strumicës, kërkojnë çmim më të lartë për specat

Momenti
Published: August 8, 2026

Fermerët nga rajoni i Strumicës, me traktorë dhe makineri bujqësore, kanë bllokuar qendrën e qytetit, duke përsëritur kërkesën e tyre për rritjen e çmimit të blerjes së specave të Kërtovskës, të destinuara për kapacitetet e industrisë së konservimit dhe përpunimit.

Fermerët presin rezultate konkrete nga ministri i Bujqësisë, Borçe Serafimovski, me të cilin dje zhvilluan një takim në Strumicë.
Sipas fermerëve, gjatë takimit ministri Serafimovski ka shprehur gatishmëri për t’u dalë në ndihmë kërkesave të tyre, por fillimisht duhet të zhvillojë bisedime edhe me përfaqësuesit e kapaciteteve përpunuese të industrisë së konservimit, të cilët aktualisht ofrojnë çmim prej 25 denarësh për kilogram.

Your browser does not support the video tag.

“Dje ministri na premtoi se do të angazhohet për sigurimin e një çmimi më të lartë të blerjes. Nëse nuk marrim një çmim të pranueshëm, me të cilin mund t’i mbulojmë shpenzimet e prodhimit, nga e marta përsëri do të dalim në protesta dhe bllokada”, deklaroi Aleksandar Grozdanov, përfaqësues i Shoqatës “Mladi Murtino”.

Fermerët tashmë prej tre ditësh protestojnë dhe organizojnë bllokada, duke kërkuar që çmimi i blerjes të përshtatet me kostot reale të prodhimit.

Për ta, është e pakuptueshme që vitin e kaluar speci i përzier i klasës së parë dhe të dytë, i cili dërgohej për përpunim në fabrikat e industrisë së konservimit, blihej me 35 deri në 40 denarë për kilogram, ndërsa këtë vit çmimi është ulur në vetëm 25 denarë.

Fermerët thonë se me çmimin aktual nuk arrijnë t’i mbulojnë kostot e prodhimit dhe paralajmërojnë se do t’i vazhdojnë protestat nëse nuk gjendet një zgjidhje konkrete.

Ata kërkojnë që institucionet dhe kompanitë përpunuese të ulen në tryezë dhe të përcaktojnë një çmim që do t’u mundësojë prodhuesve të mbulojnë shpenzimet dhe të vazhdojnë prodhimin.

You Might Also Like

​Rama: Kosova s’është pronë e Kurtit, Kushtetuta s’është mjet për manipulime politike
Basha: Kryeministri i fton për  marrëveshje, këta sulmojnë – këta që Radoçiqin e pritshin në kryeministri
Një grua dhe dy burra rrihen mes vete me mjete të forta e të mprehta në Han të Elezit
Dyshohen për falsifikim mbi 500 euro në Prishtinë, paratë sekuestrohen për ekzaminim
Zjarr në një objekt në Klinë, përfshihen nga zjarri pajisje bujqësore, ushqim i kafshëve – Policia jep detaje

LEXO GJITHASHTU

Mbi 240 raste të Nilit Perëndimor në Evropë, Maqedonia është ndër vendet me më shumë raste
Mbi 240 raste të Nilit Perëndimor në Evropë, Maqedonia është ndër vendet me më shumë raste
TOP Momenti
Babai raporton në Polici se djali i tij mban thikë
Babai raporton në Polici se djali i tij mban thikë
TOP Momenti
Kurti: Të ulemi e të bëjmë marrëveshje për institucionet
Kurti: Të ulemi e të bëjmë marrëveshje për institucionet
TOP Momenti
Ambasada britanike thirrje për tejkalimin e krizës: Punoni bashkë për të mirën e qytetarëve të mrekullueshëm dhe partneritetit ndërkombëtar
Ambasada britanike thirrje për tejkalimin e krizës: Punoni bashkë për të mirën e qytetarëve të mrekullueshëm dhe partneritetit ndërkombëtar
TOP Momenti
Angellov: Dy zjarre janë aktive në hapësira të hapura
Angellov: Dy zjarre janë aktive në hapësira të hapura
TOP Momenti

You Might Also Like

Testament i kujtesës, humanizmit dhe qëndresës
TOP Momenti

Testament i kujtesës, humanizmit dhe qëndresës

August 8, 2026
Nagavci: Gjuajtja me vezë mund të jetë aksion politik kur bëhet për kauza jetike, siç ka bërë LVV
TOP Momenti

Nagavci: Gjuajtja me vezë mund të jetë aksion politik kur bëhet për kauza jetike, siç ka bërë LVV

August 8, 2026
Zelensky in Belgrade: Ukraine has not changed its position on Kosovo
TOP Momenti

Zelensky in Belgrade: Ukraine has not changed its position on Kosovo

August 8, 2026
​Lushtaku pas gjuajtjes së Kurtit me vezë: Njeriu çfarë mbjell edhe korrë
TOP Momenti

​Lushtaku pas gjuajtjes së Kurtit me vezë: Njeriu çfarë mbjell edhe korrë

August 8, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?