Kurti pret në takim ministrin e Jashtëm të Zvicrës, diskutojnë për bashkëpunimin dhe proceset integruese

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Zvicrës, Ignazio Cassis, i cili njëkohësisht ushtron edhe detyrën e kryesuesit të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE).

Sponsor 3M Express

Përmes një postimi në Facebook, Kurti ka bërë të ditur se në takim është diskutuar për avancimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës, zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik dhe proceset integruese të vendit.

Ai ka shprehur mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Zvicrës ndaj Kosovës në zhvillim dhe demokratizim, ndërsa e ka falënderuar Cassis për zgjatjen e mandatit të Swisscoy dhe rritjen e numrit të ushtarëve që mund të marrin pjesë në kuadër të KFOR-it.

Kurti ka theksuar gjithashtu rëndësinë e hyrjes në fuqi të marrëveshjes EFTA, e cila, sipas tij, hap një kapitull të ri në tregtinë e lirë, duke përfshirë jo vetëm mallrat, por edhe shërbimet.

Në fund, Kurti ka bërë të ditur se Cassis e ka ftuar të marrë pjesë në Samitin e Dhjetë të Komunitetit Politik Evropian, që do të mbahet në Cyrih në prill të vitit të ardhshëm. Ndërkaq, ministri zviceran është ftuar për vizitë në Shtëpinë e Kosovës në Davos, në janar.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Pesë kadetë të Kosovës diplomojnë në akademitë ushtarake të Gjermanisë

Pesë kadetë të Kosovës diplomojnë në akademitë ushtarake të Gjermanisë

Prokuroria në Serbi hap lëndë kundër shefit të BIA-s dhe ministrit të Drejtësisë

Prokuroria në Serbi hap lëndë kundër shefit të BIA-s dhe ministrit të Drejtësisë

Ndalohet një person për mashtrim me të dhënat bankare

Ndalohet një person për mashtrim me të dhënat bankare

Kurti pret në takim ministrin e Jashtëm të Zvicrës, diskutojnë për bashkëpunimin dhe proceset integruese | Momenti