Prapaskenat e 5 nëntorit: Bekim Çollaku tregon orët e fundit me Hashim Thaçin para nisjes për Hagë

Prapaskenat e 5 nëntorit: Bekim Çollaku tregon orët e fundit me Hashim Thaçin para nisjes për Hagë

Prapaskenat e 5 nëntorit: Bekim Çollaku tregon orët e fundit me Hashim Thaçin para nisjes për Hagë

Ish-shefi i Stafit të Presidencës, Bekim Çollaku, ka zbuluar detaje nga prapaskenat e konfirmimit të aktakuzës ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi. Në një intervistë ai tregoi për përjetimin e vetë Thaçit dhe ekipit të tij, duke konfirmuar se informacioni mbi aktakuzën kishte arritur te ata përpara se shefi i EULEX-it ta dorëzonte njoftimin zyrtar.

Sponsor 3M Express

“Ne kemi pasur informacion që aktakuza ishte konfirmuar. E kemi pasur edhe unë edhe presidenti. Para se të vinte shef i EULEX-it. Kemi qenë të përgatitur që mund të ndodhte. Nga mënyra se si ishte bërë publike, nënkuptonte që tashmë gjithçka ishte përgatitur“, ka thënë Çollaku.

Ai ka rrëfyer edhe për ditën e 4 nëntorit kur i ishte konfrimuar aktakuza dhe për përgatitjet që po bëheshin për udhëtimin e Thaçit drejt Hagës me datën 5 nëntor 2020.

Ai ka thënë se kishin qëndruar deri në orët e para të mëngjesit bashkë me Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin.

“Kam qenë në zyrë deri në orët e para të mëngjesit të datës  5. Ishte e habitshme qetësia. Një përmbajtje absolute. Gjakftohtësi  e ruajtje e racionalitetit në mendime për atë se si duhet ecur tutje”, ka thënë Çollaku në FRONTAL.

Burimi: Insajderi

Lexo edhe

Gjashtë gabimet që bëjnë fillestarët në palestër dhe si t’i shmangin ato

Gjashtë gabimet që bëjnë fillestarët në palestër dhe si t’i shmangin ato

Ambasada e Zvicrës shpërndan postimet e Cassis pas vizitës së tij në Kosovë

Ambasada e Zvicrës shpërndan postimet e Cassis pas vizitës së tij në Kosovë

Vinicius humbet terren te Real Madridi, Mourinho me dilema të mëdha

Vinicius humbet terren te Real Madridi, Mourinho me dilema të mëdha