Deri në 373 mijë franga në vit: Këto janë profesionet me pagat më të larta në Zvicër në vitin 2027

Deri në 373 mijë franga në vit: Këto janë profesionet me pagat më të larta në Zvicër në vitin 2027

Deri në 373 mijë franga në vit: Këto janë profesionet me pagat më të larta në Zvicër në vitin 2027

Pagat në Zvicër vazhdojnë të jenë ndër më të lartat në Evropë, ndërsa një parashikim i ri për vitin 2027 tregon se disa profesione mund të sigurojnë të ardhura vjetore prej qindra mijëra frangash.

Sponsor 3M Express

Sipas një analize të publikuar nga mediumi zviceran Watson, bazuar në të dhënat e kompanisë së rekrutimit Robert Half, drejtuesit e financave dhe ata të teknologjisë informative pritet të jenë ndër profesionistët më të paguar në vend.

Në krye të listës janë drejtorët financiarë (CFO), paga mesatare vjetore e të cilëve parashikohet të jetë 277,750 franga. Për këtë pozitë, pagat mund të lëvizin nga 203,750 deri në 373,500 franga në vit.

Ndërkohë, drejtorët e teknologjisë informative (CIO) pritet të kenë pagë mesatare vjetore prej 231,500 frangash.

Edhe profesionet që lidhen me inteligjencën artificiale dhe zhvillimin e teknologjisë ofrojnë të ardhura të konsiderueshme.

Në mesin e profesioneve me pagat më të larta renditen edhe menaxherët e inxhinierisë për agjentët e inteligjencës artificiale, me të ardhura vjetore prej rreth 170 mijë frangash.

Pas tyre vijnë menaxherët e financave, me 158 mijë franga në vit, inxhinierët e inteligjencës artificiale, me 129,250 franga, si dhe udhëheqësit e departamenteve financiare, me 132,750 franga.

Ndërkohë, zhvilluesit e programeve kompjuterike mund të fitojnë rreth 125 mijë franga në vit, ndërsa inxhinierët e Machine Learning rreth 119,500 franga, transmeton Telegrafi.

Në anën tjetër, pagat më të ulëta në listën e profesioneve të analizuara i kanë punonjësit e qendrave të thirrjeve, me rreth 77,500 franga në vit, si dhe punonjësit e recepsionit, me 78,000 franga.

Watson thekson se këto shifra vlejnë për gjithë Zvicrën, ndërsa në Cyrih pagat janë mesatarisht 10 për qind më të larta dhe në Gjenevë 6 për qind.

Të dhënat paraqesin parashikime për vitin 2027 dhe bazohen në pagat bazë të vendeve të punës të ndërmjetësuara nga Robert Half.

Ato nuk përfshijnë bonuset dhe nuk paraqesin domosdoshmërisht pagën që do të marrë çdo punonjës në këto profesione./Telegrafi/

Lexo edhe

Kur rikthehet Ligji për Specialen në Kuvend?

Kur rikthehet Ligji për Specialen në Kuvend?

Pushteti refuzoi amendamentin për shujtë studentore prej 200 denarë

Pushteti refuzoi amendamentin për shujtë studentore prej 200 denarë

Ukraina i kërkon SHBA-së të përshpejtojë dërgimin e raketave për mbrojtjen ajrore

Ukraina i kërkon SHBA-së të përshpejtojë dërgimin e raketave për mbrojtjen ajrore