By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Bloomberg: Kosova po ndërton ushtrinë, paralelisht me përpjekjet për njohje
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Bloomberg: Kosova po ndërton ushtrinë, paralelisht me përpjekjet për njohje
TOP Momenti

Bloomberg: Kosova po ndërton ushtrinë, paralelisht me përpjekjet për njohje

Momenti
Published: May 18, 2026




Foto: Laura Hasani





Kosova po vazhdon procesin e ndërtimit të kapaciteteve të saj ushtarake, paralelisht me përpjekjet për njohje të plotë ndërkombëtare, shkruan Bloomberg në një artikull kushtuar Forcës së Sigurisë së Kosovës, e ku ka intervistuar ministrin në detyrë të Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci.

Your browser does not support the video tag.


Sipas artikullit, Kosova ka investuar rreth 1 miliard dollarë në krijimin e ushtrisë së saj, ndërsa deri tani ka siguruar sisteme armatimi në vlerë prej rreth 460 milionë eurosh. Maqedonci i ka cilësuar këto investime si “hapa shumë, shumë të mëdhenj” drejt krijimit të një force të gatshme për mbrojtjen e vendit dhe bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë.


Ai ka bërë të ditur se synimi është që Forca e Sigurisë së Kosovës të ketë 5 mijë ushtarë aktivë dhe një sistem rezervistësh mbi baza vullnetare. Sipas tij, ushtria planifikon të zhvillojë kapacitete të mbrojtjes ajrore, artileri dhe helikopterë ushtarakë.


Artikulli rikujton se Maqedonci ka veshur tri uniforma gjatë 27 vjetëve të fundit: si pjesëtar i luftës për çlirimin e Kosovës, më pas në një forcë humanitare dhe tani si ministër i mbrojtjes që udhëheq transformimin e forcës ushtarake të vendit.


“Tri uniformat janë të vendosura në zyrën e tij në kompleksin e ministrisë në Prishtinë dhe simbolizojnë kompleksitetin e ndërtimit të një ushtrie në një shtet me njohje të kufizuar ndërkombëtare”, shkruan Bloomberg, duke theksuar se paqeruajtësit e udhëhequr nga NATO vazhdojnë të luajnë rol kyç në ruajtjen e stabilitetit.


Sipas Maqedoncit, ushtria e Kosovës po ndërtohet si forcë “e gatshme për të mbrojtur Kosovën, qytetarët e saj dhe për të bashkëpunuar me partnerët”.


Artikulli thekson se transformimi i FSK-së në ushtri nisi tetë vjet më parë me mbështetjen e Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Gjermania, Mbretëria e Bashkuar dhe Franca.


Bloomberg shkruan se Kosova tashmë posedon disa lloje dronësh dhe sisteme kundërtanke, ndërsa planifikon të sigurojë kapacitete të mbrojtjes ajrore, artileri 155-milimetërshe dhe helikopterë ushtarakë Sikorsky UH-60 Black Hawk.


Po ashtu, artikulli vë në pah se Kosova po nënshkruan marrëveshje bilaterale ushtarake me shtete anëtare të NATO-s, kryesisht me SHBA-në dhe Turqia, për avancimin e kapaciteteve mbrojtëse.


Ndërtimi i ushtrisë së Kosovës mbetet çështje e ndjeshme politike për shkak të kundërshtimit të vazhdueshëm nga Serbia, e cila nuk e njeh pavarësinë e Kosovës. Bloomberg citon shefin e Shtabit të Ushtrisë serbe, Millan Mojsiloviq, i cili ka deklaruar se KFOR-i mbetet “formacioni i vetëm legjitim i armatosur” në Kosovë.


Në fund, artikulli citon analistin e International Crisis Group, Marko Prelec, i cili vlerëson se prioritet duhet të mbetet arritja e një marrëveshjeje afatgjatë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. /rtk


source

You Might Also Like

Abdixhiku para takimit me Kurtin: LDK s’nënshtrohet, Kuvendi të konstituohet sot
Kryeziu: Nëse Kuvendi nuk konstituohet sot, nuk ka sanksione kushtetuese, por ngërçi mund të zgjasë pafund
Gjykata Kushtetuese në RMV për herë të parë kallëzon një gjyqtar
Vazhdojnë takimet Kurt-Abdixhiku
Mulliqi për raportet Kosovë–SHBA: Duhet të përshtatemi me çdo administratë amerikane

LEXO GJITHASHTU

Kadrijaj: Kurti i fton partitë politike për të diskutuar për zgjidhje, por në fakt po e imponon agjendën e vet dhe kushtet e veta
Kadrijaj: Kurti i fton partitë politike për të diskutuar për zgjidhje, por në fakt po e imponon agjendën e vet dhe kushtet e veta
Lajme
Ymeri: Nëse nuk thirret sot seanca, takimi i radhës është sheshi
Ymeri: Nëse nuk thirret sot seanca, takimi i radhës është sheshi
Lajme
Çfarë mesazhi po çon Kurti para bisedave me Abdixhikun: Takimet me LDK’në nuk janë lajm
Çfarë mesazhi po çon Kurti para bisedave me Abdixhikun: Takimet me LDK’në nuk janë lajm
Lajme
Abdixhiku niset për takim me Kurtin: Kuvendi duhet të konstituohet sot, nëse vonesa po bëhet si taktikë, LDK s’nënshtrohet
Abdixhiku niset për takim me Kurtin: Kuvendi duhet të konstituohet sot, nëse vonesa po bëhet si taktikë, LDK s’nënshtrohet
Lajme
Arabia Saudite, Pakistani dhe Turqia arrijnë marrëveshje për mbrojtje të ndërsjellë në stilin e NATO-s
Arabia Saudite, Pakistani dhe Turqia arrijnë marrëveshje për mbrojtje të ndërsjellë në stilin e NATO-s
Lajme

You Might Also Like

IHK përditëson parashikimin – priten vranësira konvektive, erëra të fuqishme dhe breshër
TOP Momenti

IHK përditëson parashikimin – priten vranësira konvektive, erëra të fuqishme dhe breshër

August 7, 2026
​Kurti i ftoi për bisedime, PDK i përgjigjet: Ne mbetemi në opozitë, Kuvendi të bëhet sot
TOP Momenti

​Kurti i ftoi për bisedime, PDK i përgjigjet: Ne mbetemi në opozitë, Kuvendi të bëhet sot

August 7, 2026
Policia sekuestron veturën dhe ndalon 34-vjeçarin pas shkaktoi aksident trafiku në Shkup
TOP Momenti

Policia sekuestron veturën dhe ndalon 34-vjeçarin pas shkaktoi aksident trafiku në Shkup

August 7, 2026
Automjeti dëmtohet nga një plumb qorr në rajonin e Tetovës
TOP Momenti

Automjeti dëmtohet nga një plumb qorr në rajonin e Tetovës

August 7, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?