Një punëtor ka humbur jetën në fshatin Ngucat të Malishevës këtë të premte.
Viktima teksa punonte kishte rënë nga rimorkioja dhe si pasojë e lëndimeve ka humbur jetën, njofton Dukagjini.
Rastin për Dukagjinin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë për rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi.
“Rreth orës 17:20, nga QKMF Malishevë kemi pranuar informatën se një person është dërguar pa shenja jete. Njësitë relevante të Policisë i janë përgjigjur menjëherë rastit, ku dyshohet se një person mashkull i moshës madhore, në fshatin Ngucat të Malishevës, duke punuar ka rënë nga rimorkioja dhe si pasojë e lëndimeve ka humbur jetën. Në vendngjarje kanë dalë ekipet përkatëse policore. Është njoftuar prokurori i shtetit dhe në koordinim me të po vazhdojnë procedurat e tjera ligjore”, u shpreh Krasniqi.

