Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, i ftuar në Pressing në T7, u ka bërë thirrje ambasadorëvë të huaj në Kosovë që “të kontribuojnë në stabilitetin e situatës”, përndryshe ai thotë se “është ndërhyrje në drejtësi”, kur komentojnë verdiktin e Hagës. Sepse u referohet se “fajësia” e tyre nuk është provuar në të gjitha shkallët e gjykatës.
“Ata janë të pafajshëm, nuk është saktësu fajësia e tyre në të gjitha shkallët e gjykatave”, tha Hamza në Pressing.
“I bëj thirrje të gjithë ambasadoreve të vendeve mike të kontribuojnë në stabilitetin e situatës dhe pasqyrtimin e drejtë të gjendjes, përndryshe e konsideroj që është edhe ndërhyrje në drejtësi..”, u shpreh ai.
Video:
Ambasadori britanik, Jonathan Hargreaves, gjatë ditës ka deklaruar se “dënimet në Hagë kanë të bëjnë me krime individuale ndaj komuniteteve të ndryshme, s’e gjykojnë shtetësinë e Kosovës”.
Kjo deklaratë ka nxitur reagime të deputetëve të PDK-së.
The post Bedri Hamza i përgjigjet ambasadorit britanik pas deklaratave për verdiktin e Hagës: Ndërhyrje në drejtësi, ata janë të pafajshëm appeared first on Gazeta Express.

