By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: BE-ja paralajmëron diskutim strategjik për zgjerimin
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
BE-ja paralajmëron diskutim strategjik për zgjerimin
Lajme

BE-ja paralajmëron diskutim strategjik për zgjerimin

Momenti
Published: June 19, 2026

Bashkimi Evropian (BE) do të mbajë këtë vjeshtë një diskutim strategjik për zgjerimin dhe reformat, gjë që pritet të konfirmohet në dokumentin përfundimtar të samitit dyditor të udhëheqësve të bllokut evropian, që mbahet më 18 dhe 19 qershor në Bruksel.

“Në dritën e vrullit të ri në procesin e zgjerimit dhe duke rikujtuar Deklaratën e Granadës, Këshilli Evropian do të zhvillojë në takimin e tetorit 2026 një diskutim strategjik mbi zgjerimin dhe reformat”, thuhet në draft-konkluzionet e takimit të udhëheqësve, të cilat i ka parë Radio Evropa e Lirë.

Në këtë draft, samiti BE-Ballkani Perëndimor, i mbajtur më 5 qershor në Tivat të Malit të Zi, vlerësohet si një ngjarje që ka kontribuar në krijimin e një vrulli të ri në procesin e zgjerimit.

Your browser does not support the video tag.

Pritet që diskutimi i ardhshëm strategjik të përqendrohet në qasjen e re ndaj zgjerimit, e cila ende nuk është formalizuar, por tashmë përmendet në të paktën tri dokumente të publikuara gjatë javëve të fundit.

Propozimin e parë e paraqiti kancelari gjerman Friedrich Merz në fund të majit, kur ua dorëzoi institucioneve evropiane të ashtuquajturin non-paper. Në të, ai propozoi që vendet e Ballkanit Perëndimor të marrin statusin e vëzhguesit në BE, ndërsa Ukraina të fitojë statusin e anëtares së asociuar pa të drejtë vote.

Your browser does not support the video tag.

Një ditë para samitit në Tivat u prezantua edhe dokumenti i dytë jozyrtar – propozimi franko-gjerman, që synon të gjejë zgjidhje për dinamikën e re të procesit të zgjerimit. Ky non-paper trajton vendet kandidate që po mbeten prapa në zbatimin e reformave institucionale, të cilat BE-ja i konsideron kusht kyç për anëtarësim.

Menjëherë pas këtij zhvillimi u publikua edhe non-paper-i i tretë, i hartuar nga Gjermania, Franca, Belgjika, Holanda dhe Luksemburgu. Në të propozohet që anëtarët e ardhshëm të BE-së të kenë të drejta të kufizuara, me qëllim mbrojtjen e funksionimit të institucioneve evropiane dhe parandalimin e çdo prapakthimi të mundshëm të anëtarëve të rinj në respektimin e vlerave themelore evropiane.

Burime diplomatike në Bruksel i konfirmuan Radios Evropa e Lirë se në mënyrë intensive po shqyrtohen opsione dhe qasje të reja për procesin e pranimit të vendeve anëtare të rinj. Burimet njëkohësisht lënë të kuptohet se zgjerimet e ardhshme ka të ngjarë të mos zhvillohen sipas modelit që është zbatuar më herët.

Sipas draft-konkluzioneve shfaqet një qasje të re përmes vënies së theksit tek “integrimit gradual”. Edhe pse kjo nuk thuhet shprehimisht, ky koncept lidhet me propozimin e hartuar nga kabinetet e kancelarit gjerman dhe presidentit francez.

“Duke rikujtuar konkluzionet e mëparshme, Këshilli Evropian përsërit se Bashkimi Evropian do të vazhdojë bashkëpunimin e ngushtë me Ballkanin Perëndimor dhe do të mbështesë përpjekjet reformuese të rajonit në rrugën drejt anëtarësimit në BE. Këshilli Evropian mbetet i përkushtuar për avancimin e integrimit gradual ndërmjet Bashkimit Evropian dhe rajonit gjatë vetë procesit të zgjerimit, në një mënyrë të bazuar në merita dhe të kthyeshme”, thuhet në draft-konkluzionet që udhëheqësit e BE-së pritet t’i miratojnë në përfundim të samitit.

source

You Might Also Like

Dy të mitura mbyten në det në Tale të Lezhës
SCAN Ride and Delivery zgjedh Auto Mita dhe Dacia Duster Hybrid për projektin më të ri të taksive në Prishtinë
Maqedonci në Bruksel: Kosova riafirmon mbështetjen për Ukrainën dhe bashkëpunimin me NATO-n
Streha e Kurtit si shpëtim
Brnabiç akuzoi organizatorët e protestës: Po synonin përçarje dhe luftë civile

You Might Also Like

Athina do të kërkojë anëtarësimin e Malit të Zi në BE gjatë Presidencës së Këshillit në vitin 2027
Lajme

Athina do të kërkojë anëtarësimin e Malit të Zi në BE gjatë Presidencës së Këshillit në vitin 2027

June 19, 2026
Kryeziu: Fillimisht duhet të konstituohet Kuvendi, pastaj të formohet Qeveria dhe të zgjidhet Presidenti
Lajme

Kryeziu: Fillimisht duhet të konstituohet Kuvendi, pastaj të formohet Qeveria dhe të zgjidhet Presidenti

June 19, 2026
Sada: “Zërat e Reziliencës” sjell rrëfimet e atyre që i mbijetuan dhunës seksuale gjatë luftës
Lajme

Sada: “Zërat e Reziliencës” sjell rrëfimet e atyre që i mbijetuan dhunës seksuale gjatë luftës

June 19, 2026
Autobusët elektrikë përplasin Ramën e VV-në, komuna s’jep detaje për projektin
Lajme

Autobusët elektrikë përplasin Ramën e VV-në, komuna s’jep detaje për projektin

June 19, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?