By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: BE dhe NATO zotohen ta shtojnë presionin ndaj Rusisë pas “përshkallëzimit të ri” në Gjermani
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
BE dhe NATO zotohen ta shtojnë presionin ndaj Rusisë pas “përshkallëzimit të ri” në Gjermani
Lajme

BE dhe NATO zotohen ta shtojnë presionin ndaj Rusisë pas “përshkallëzimit të ri” në Gjermani

Momenti
Published: September 3, 2026

Krerët e NATO-s dhe të Komisionit Euripian kanë paralajmëruar se Rusia po bëhet gjithnjë e më e pamatur dhe janë zotuar të përgjigjen ndaj një “normaliteti të ri”, shkruan BBC.

“Leipzigu shënon një përshkallëzim të ri në territorin e Bashkimit Europian, që i atribuohet drejtpërdrejt Rusisë”, tha presidentja e Komisionit, Ursula von der Leyen, një ditë pasi Gjermania fajësoi Rusinë për një sulm të dështuar me dron në aeroportin e Leipzigut.

Your browser does not support the video tag.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha se aleanca, e cila përfshin SHBA-në, qëndron “në solidaritet të plotë me Gjermaninë”.

Rusia i hedh poshtë akuzat se më 4 gusht kishte shënjestruar një avion transportues ukrainas me një dron të ngarkuar me eksploziv.

Ajo i është përgjigjur sanksioneve të reja gjermane duke thënë se do t’i mbyllë qendrat kulturore të Institutit Goethe të Gjermanisë në Rusi.

Droni u çaktivizua nga një robot në aeroportin Leipzig/Hale dhe mendohet se një dron i dytë është përplasur me një tjetër avion transportues.

Një dron i tretë thuhet se u gjet 10 ditë më vonë në aeroport, i cili është një qendër e rëndësishme e NATO-s dhe përdoret rregullisht nga avionët ukrainas të transportit Antonov.

Vetëm të martën qeveria gjermane tha se hetimet e policisë dhe gjetjet e shërbimeve të inteligjencës kishin provuar se Rusia qëndronte pas incidenteve.

Ministri i Brendshëm tha se konfigurimi i dronit, komponentët, eksplozivët dhe detonatori ishin të gjithë të njohur nga operacione të tjera hibride ruse.

Dy të dyshuar raportohet se janë identifikuar në sulmin në Leipzig, përfshirë një bjellorus me pasaportë ruse, i cili hyri me vizë turistike, dhe një tjetër me pasaporta letoneze dhe ruse, i cili mbërriti me avion në Berlin dhe u largua me avion dy ditë para sulmit të dështuar.

The post BE dhe NATO zotohen ta shtojnë presionin ndaj Rusisë pas “përshkallëzimit të ri” në Gjermani appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Meloni ia kalon edhe Berlusconit, Qeveria e saj më jetëgjata në historinë e Italisë
Ministri irlandez: Varrimi shtetëror për Mlladiqin ose pjesëmarrja e pushtetit në të, të papranueshme për BE-në
Varrosja e kriminelit Mlladiq me ceremoni shteti, Bushati: Serbia refuzon përballjen me pasojat e politikës së viteve 90-ta
6 deputetët që i dolën kundër Abdixhikut për marrëveshjen me Kurtin, Zemaj lë të kuptohet se janë më shumë: Do të flasin
Katastrofa në Nepal, numri i të vdekurve arrin në 1,287 dhe mijëra të tjerë rezultojnë të humbur

LEXO GJITHASHTU

FSSH: Për një vit janë dorëzuar 1883 kërkesa për in-vitro
FSSH: Për një vit janë dorëzuar 1883 kërkesa për in-vitro
TOP Momenti
Ndërtimtaria shënon rritje për 21.9% në tremujorin e dytë në Maqedoninë e Veriut
Ndërtimtaria shënon rritje për 21.9% në tremujorin e dytë në Maqedoninë e Veriut
TOP Momenti
Aeroporti i Tiranës lë pas Beogradin dhe Zagrebin, Rama: 6 milionë udhëtarë në vetëm 6 muaj
Aeroporti i Tiranës lë pas Beogradin dhe Zagrebin, Rama: 6 milionë udhëtarë në vetëm 6 muaj
Lajme
Azemi: Punëtorët teknikë nuk kthehen në punë pa pagat e korrikut dhe gushtit
Azemi: Punëtorët teknikë nuk kthehen në punë pa pagat e korrikut dhe gushtit
Lajme
Prokuroria Speciale paralajmëron konferencë me aktakuzë për krime lufte në Prekaz
Prokuroria Speciale paralajmëron konferencë me aktakuzë për krime lufte në Prekaz
TOP Momenti

You Might Also Like

Prokuroria Speciale njofton dorëzimin e aktakuzës për krime lufte në lagjen e Jasharajve në Prekaz
Lajme

Prokuroria Speciale njofton dorëzimin e aktakuzës për krime lufte në lagjen e Jasharajve në Prekaz

September 4, 2026
Veshka e transplantuar e derrit funksionoi te njeriu për një rekord prej 271 ditësh
Lajme

Veshka e transplantuar e derrit funksionoi te njeriu për një rekord prej 271 ditësh

September 4, 2026
Aksidenti fatal më 2023, mbrojtja e viktimës kërkon dënim efektiv me burgim për të akuzuarin
Lajme

Aksidenti fatal më 2023, mbrojtja e viktimës kërkon dënim efektiv me burgim për të akuzuarin

September 4, 2026
Shkollat katër ditë pa ditarë, AVONET kërkon përgjegjësi nga MAShTI
Lajme

Shkollat katër ditë pa ditarë, AVONET kërkon përgjegjësi nga MAShTI

September 4, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?