By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: BDI kërkon hetim për drejtorin e NOMAGAS-it, ngre dyshime për prejardhjen e pasurisë së tij
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
BDI kërkon hetim për drejtorin e NOMAGAS-it, ngre dyshime për prejardhjen e pasurisë së tij
TOP Momenti

BDI kërkon hetim për drejtorin e NOMAGAS-it, ngre dyshime për prejardhjen e pasurisë së tij

Momenti
Published: May 23, 2026

Bashkimi Demokratik për Integrim ka publikuar një reagim të ri në lidhje me drejtorin e NOMAGAS-it, Nedim Rama, duke ngritur një sërë pyetjesh për prejardhjen e kapitalit dhe pasurisë së tij.

Partia opozitare kërkon nga institucionet kompetente të ndërmarrin hetime për të verifikuar burimet financiare të investimeve që, sipas saj, lidhen me Ramën dhe rrethin e tij afarist. Në kumtesën e saj, BDI thekson se bëhet fjalë për “informacione të reja, si vazhdim i komunikatave të kaluara që lidhen me drejtorin e NOMAGAS-it, Nedim Rama”, duke shtuar se ato “hapin pyetje serioze dhe paraqesin bazë që institucionet kompetente të veprojnë dhe të hetojnë prejardhjen e kapitalit dhe pasurisë”.

Your browser does not support the video tag.

Sipas BDI-së, në fokus është kompania LINE LTD DOO Shkup, e cila, siç thuhet në reagim, është në pronësi të Nedim Ramës dhe të donatorit partiak të VLEN-it, Anid Shazivari. “Kompania është e regjistruar për dhënie me qira të automjeteve dhe gjendet në listën zyrtare të kompanive rent-a-car në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit”, thuhet në kumtesë.

Partia opozitare shtron pyetje publike për mënyrën e financimit të këtij biznesi. “E pyesim Nedim Ramën: me çfarë kapitali dhe nga cilat burime janë siguruar mjetet për blerjen e këtyre automjeteve dhe sa është vlera e tyre?”, thuhet në reagim. BDI pretendon se aktiviteti afarist nuk kufizohet vetëm në sektorin e automjeteve me qira, por përfshin edhe prona me vlerë të konsiderueshme në Mavrovë. “Për më tepër, përmes së njëjtës strukturë biznesi jepen me qira edhe apartamente luksoze në Mavrovë. BDI ka kryer kontroll në të dhënat e Kadastrës dhe sipas informacioneve të disponueshme, dy apartamente lidhen me Nedim Ramën, njëri është në pronësi të tij personale, ndërsa tjetri në pronësi të LINE LTD DOO Shkup”, thuhet më tej në kumtesë.

Your browser does not support the video tag.

Në reagim përmendet edhe emri i një bashkëpronari të një prej pronave. “Në njërën nga fletët pronësore si bashkëpronar paraqitet edhe Lirim Hajredini, me pjesë ideale prej gjysmës së pronës bashkë me Nedim Ramën”, thekson BDI. Partia ngre më tej dyshime për burimin e kapitalit të deklaruar dhe kërkon sqarime publike. “Ngrihen pyetje legjitime: si është e mundur që një funksionar shtetëror të disponojë kapital për një flotë automjetesh për kompani rent-a-car dhe me prona të paluajtshme me vlerë të lartë? Nga cilat burime janë siguruar mjetet për këto investime?”, pyet BDI.

Në të njëjtën kohë, opozita e lidh çështjen edhe me dimensionin politik, duke kërkuar transparencë mbi raportet e mundshme biznesore dhe politike. “Hapet edhe një çështje politike: a qëndron pas kësaj rritjeje të shpejtë të kapitalit dhe aktiviteteve afariste një rrjet më i gjerë politik-biznesor i afërt me Izet Mexhitin? Opinioni ka të drejtë të dijë nëse Nedim Rama vepron si individ apo është pjesë e një rrethi më të gjerë ndikimi dhe interesash”, thuhet në reagim.

BDI u ka bërë thirrje institucioneve përgjegjëse që të ndërmarrin veprime konkrete dhe të verifikojnë gjendjen financiare dhe pasurore të drejtorit të NOMAGAS-it. “Prandaj i bëjmë thirrje Drejtorisë së Policisë Financiare, Prokurorisë Themelore Publike dhe Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit që menjëherë të kryejnë një kontroll të detajuar të prejardhjes së kapitalit, rrjedhave financiare dhe gjendjes së përgjithshme pasurore”, thekson partia.

Në fund, BDI nënvizon se transparenca duhet të vlejë për të gjithë funksionarët publikë pa dallim. “Qytetarët kanë të drejtë për përgjigje. Transparenca nuk guxon të jetë selektive, sidomos kur bëhet fjalë për funksionarë publikë. Duhet të ketë përgjegjësi për çdo denar, për çdo investim dhe për çdo pasuri që del në opinionin publik”, përfundon reagimi i BDI-së.

You Might Also Like

Dështon nisja e gjykimit në mungesë ndaj 21 të akuzuarve për krime lufte
Vetëtima shkakton zjarr në një arë të Novobërdës
Vdes tragjikisht 26-vjeçari pasi u godit nga rrufeja në Delloc të Suharekës
Hyn në fuqi paga minimale prej 500 eurosh, reagon Sindikata e Sektorit Privat
PDK e quan të padrejtë shtyrjen e vendimit në rastin Thaçi dhe të tjerët

You Might Also Like

Bedri Hamza: Gjykata Speciale po vepron më shumë si instrument politik sesa si gjykatë e drejtësisë
TOP Momenti

Bedri Hamza: Gjykata Speciale po vepron më shumë si instrument politik sesa si gjykatë e drejtësisë

July 1, 2026
“Gabimet e së kaluarës kanë qenë të mëdha”, Osmani thotë se rikthimi i LDK-së është rrugë e gjatë
TOP Momenti

“Gabimet e së kaluarës kanë qenë të mëdha”, Osmani thotë se rikthimi i LDK-së është rrugë e gjatë

July 1, 2026
Aktgjykimi ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së do të shpallet më 16 shtator
TOP Momenti

Aktgjykimi ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së do të shpallet më 16 shtator

July 1, 2026
Serwer në Prizren: Kosova duhet të lobojë që anëtarësimi në NATO të bëhet pjesë e agjendës së SHBA-së
TOP Momenti

Serwer në Prizren: Kosova duhet të lobojë që anëtarësimi në NATO të bëhet pjesë e agjendës së SHBA-së

July 1, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?