By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: BDI: 83 seanca në Qeveri pa procesverbale në gjuhën shqipe
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
BDI: 83 seanca në Qeveri pa procesverbale në gjuhën shqipe
TOP Momenti

BDI: 83 seanca në Qeveri pa procesverbale në gjuhën shqipe

Momenti
Published: August 9, 2026

Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar ndaj siç thonë ata një skandali të ri, pasi është zbuluar se në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut, për afro një vit, procesverbalet e mbledhjeve të Qeverisë nuk janë publikuar në gjuhën shqipe.

Procesverbali i fundit i publikuar në shqip është i datës 19 shtator 2025. Që nga ajo kohë janë mbajtur 83 seanca të Qeverisë, ndërsa procesverbalet e tyre vazhdojnë të mungojnë në versionin shqip të faqes zyrtare.

Your browser does not support the video tag.

“Bëhet fjalë për dokumentacion zyrtar të institucionit më të lartë të pushtetit ekzekutiv dhe për një periudhë prej 11 muajsh. Një numër kaq i madh dokumentesh të papublikuara kërkon sqarim të plotë për mënyrën se si po zbatohet Ligji për Përdorimin e Gjuhëve brenda vetë Qeverisë.

Situata është edhe më serioze pasi çështja është ngritur publikisht edhe më herët, ndërsa përfaqësues të s’vlen-it kanë deklaruar se procesverbalet janë në dispozicion edhe në gjuhën shqipe. Sot, 83 procesverbale të njëpasnjëshme vazhdojnë të mos jenë të qasshme në shqip”, thonë nga BDI.

BDI dënon këtë shpërfillje të detyrimeve ligjore ndaj përdorimit të gjuhës shqipe dhe kërkon përgjegjësi institucionale.

“Kërkojmë nga Qeveria të bëjë publike arsyet për mosbotimin e këtyre procesverbaleve, të sqarojë se kush mban përgjegjësi për këtë situatë dhe të publikojë menjëherë të gjithë dokumentacionin që mungon në gjuhën shqipe.

Ligji për Përdorimin e Gjuhëve përcakton edhe sanksione për mosrespektimin e dispozitave të tij. Institucionet kompetente duhet të konstatojnë nëse në këtë rast janë përmbushur kushtet për përgjegjësi dhe të veprojnë në përputhje me ligjin.

s’Vleni-i gjithashtu duhet t’u përgjigjet shqiptarëve se si ka lejuar që për 11 muaj dhe 83 seanca të Qeverisë kjo situatë të vazhdojë pa u korrigjuar.

Kërkojmë zbatim të ligjit, publikimin e menjëhershëm të procesverbaleve në gjuhën shqipe dhe përgjegjësi për këtë skandal.
Ta thërrasim Inspektoratin për Përdorimin e Gjuhëve që të veprojë tashmë pothuajse nuk vlen. s’vlen-i e ka degraduar dhe dobësuar deri në atë pikë sa ky institucion, që duhej të ishte një nga mekanizmat kryesorë për mbrojtjen e gjuhës shqipe, është bërë praktikisht i pafuqishëm”, thuhet në reagimin e BDI-së.

You Might Also Like

Temperaturat sot deri në 40 gradë Celsius, ISHP me rekomandime për mbrojtje shëndetësore
E rëndë në Ksamil, babai përplas aksidentalisht për vdekje vajzën e tij 4-vjeçare
“Mos u tremb, mos u trembni”,  momentet kur zjarrfikësit “luftonin” me flakët në Krujë
“Kur Kosova nuk respektohet, Prishtina përgjigjet”, reagon Rama pas deklaratës së Zelenskyt në Beograd
MPB me kontrolle të shtuara në trafik gjatë gjithë fundjavës

LEXO GJITHASHTU

Zelensky në Beograd: Përtej gjestit diplomatik
Zelensky në Beograd: Përtej gjestit diplomatik
TOP Momenti
Deklarata e Zelenskyt në Beograd – largohet mbishkrimi “Free Ukraine” nga Prishtina
Deklarata e Zelenskyt në Beograd – largohet mbishkrimi “Free Ukraine” nga Prishtina
TOP Momenti
Vrasja në Korçë, arrestohet i dyshuari pranë banesës së tij
Vrasja në Korçë, arrestohet i dyshuari pranë banesës së tij
TOP Momenti
Vrasja e 21-vjeçarit me kallashnikov në Korçë, policia me pamje nga arrestimi i të dyshuarit
Vrasja e 21-vjeçarit me kallashnikov në Korçë, policia me pamje nga arrestimi i të dyshuarit
TOP Momenti
Vazhdojnë operacionet për shuarjen e zjarrit në Krujë, nis evakuimi i banorëve
Vazhdojnë operacionet për shuarjen e zjarrit në Krujë, nis evakuimi i banorëve
TOP Momenti

You Might Also Like

Përdhosja e figurave të UÇK-së në Çair, reagon BDI
TOP Momenti

Përdhosja e figurave të UÇK-së në Çair, reagon BDI

August 9, 2026
Pse pushteti numëron protestuesit: Kur një protestë e vogël bëhet problem i madh
TOP Momenti

Pse pushteti numëron protestuesit: Kur një protestë e vogël bëhet problem i madh

August 9, 2026
OBRM-PDUKM: Numri i turistëve të huaj në pesë muajt e parë është rritur me 23,6%
TOP Momenti

OBRM-PDUKM: Numri i turistëve të huaj në pesë muajt e parë është rritur me 23,6%

August 9, 2026
Arrestohet një person i kërkuar me urdhëresë gjyqësore në Kaçanik
TOP Momenti

Arrestohet një person i kërkuar me urdhëresë gjyqësore në Kaçanik

August 9, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?