By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: OBRM-PDUKM: Numri i turistëve të huaj në pesë muajt e parë është rritur me 23,6%
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
OBRM-PDUKM: Numri i turistëve të huaj në pesë muajt e parë është rritur me 23,6%
TOP Momenti

OBRM-PDUKM: Numri i turistëve të huaj në pesë muajt e parë është rritur me 23,6%

Momenti
Published: August 9, 2026

OBRM-PDUKM njofton se turizmi është një nga prioritetet strategjike të Qeverisë dhe se masat e ndërmarra, sipas partisë, tashmë po japin rezultate konkrete.

Nga partia theksojnë se po punohet në përmirësimin e infrastrukturës turistike, lidhjeve ajrore, rrugore dhe hekurudhore, si dhe në krijimin e kushteve më të mira për investime të reja dhe zhvillimin e turizmit rural.

Your browser does not support the video tag.

Sipas OBRM-PDUKM-së, të dhënat më të fundit tregojnë rritje të ndjeshme të turizmit dhe trafikut ajror. Duke iu referuar një raporti të Bankës Botërore, partia thotë se numri i pasagjerëve në ardhje është rritur me 40 për qind në nivel vjetor.

Të dhënat zyrtare statistikore, sipas tyre, tregojnë se në pesë muajt e parë të vitit numri i turistëve të huaj është rritur me 23,6 për qind, ndërsa numri i net-qëndrimeve është rritur me 18,7 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Nga OBRM-PDUKM vlerësojnë se këto shifra tregojnë se Maqedonia po bëhet destinacion gjithnjë e më tërheqës turistik.
Partia thekson se, përveç turizmit veror, potencial gjithnjë e më të madh kanë edhe turizmi kulturor, historik, gastronomik dhe rural.
Sipas tyre, rritja e numrit të turistëve sjell më shumë punë dhe të ardhura për hotelierët, guidat turistike, zejtarët dhe bizneset e vogla e familjare, si dhe mundësi më të mëdha për zhvillimin e komuniteteve lokale.

Nga OBRM-PDUKM shtojnë se Qeveria po krijon kushte për investime të reja në kapacitetet turistike dhe po ofron mbështetje financiare për zhvillimin e turizmit rural.

“Me vizion të qartë dhe mbështetje të vazhdueshme, po e ndërtojmë Maqedoninë si destinacion modern, konkurrues dhe tërheqës turistik, me më shumë turistë, investime dhe vende të reja pune”, thuhet në komunikatën e partisë.

You Might Also Like

Temperaturat sot deri në 40 gradë Celsius, ISHP me rekomandime për mbrojtje shëndetësore
E rëndë në Ksamil, babai përplas aksidentalisht për vdekje vajzën e tij 4-vjeçare
“Mos u tremb, mos u trembni”,  momentet kur zjarrfikësit “luftonin” me flakët në Krujë
“Kur Kosova nuk respektohet, Prishtina përgjigjet”, reagon Rama pas deklaratës së Zelenskyt në Beograd
MPB me kontrolle të shtuara në trafik gjatë gjithë fundjavës

LEXO GJITHASHTU

Zelensky në Beograd: Përtej gjestit diplomatik
Zelensky në Beograd: Përtej gjestit diplomatik
TOP Momenti
Deklarata e Zelenskyt në Beograd – largohet mbishkrimi “Free Ukraine” nga Prishtina
Deklarata e Zelenskyt në Beograd – largohet mbishkrimi “Free Ukraine” nga Prishtina
TOP Momenti
Vrasja në Korçë, arrestohet i dyshuari pranë banesës së tij
Vrasja në Korçë, arrestohet i dyshuari pranë banesës së tij
TOP Momenti
Vrasja e 21-vjeçarit me kallashnikov në Korçë, policia me pamje nga arrestimi i të dyshuarit
Vrasja e 21-vjeçarit me kallashnikov në Korçë, policia me pamje nga arrestimi i të dyshuarit
TOP Momenti
Vazhdojnë operacionet për shuarjen e zjarrit në Krujë, nis evakuimi i banorëve
Vazhdojnë operacionet për shuarjen e zjarrit në Krujë, nis evakuimi i banorëve
TOP Momenti

You Might Also Like

Përdhosja e figurave të UÇK-së në Çair, reagon BDI
TOP Momenti

Përdhosja e figurave të UÇK-së në Çair, reagon BDI

August 9, 2026
Pse pushteti numëron protestuesit: Kur një protestë e vogël bëhet problem i madh
TOP Momenti

Pse pushteti numëron protestuesit: Kur një protestë e vogël bëhet problem i madh

August 9, 2026
Arrestohet një person i kërkuar me urdhëresë gjyqësore në Kaçanik
TOP Momenti

Arrestohet një person i kërkuar me urdhëresë gjyqësore në Kaçanik

August 9, 2026
Dy persona rrezikuan të mbyteshin në Velipojë, Policia Kufitare i shpëton me Jet Ski
TOP Momenti

Dy persona rrezikuan të mbyteshin në Velipojë, Policia Kufitare i shpëton me Jet Ski

August 9, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?