Gjatë një bastisjeje të kryer në banesën e një të dyshuari në Kamenicë, janë gjetur një pushkë ajrore, dy pistoleta dhe tri doza me plumba.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë, rasti u iniciua si “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”.
“Kamenicë / 27.09.2026 – 13:00. Policia me vendim të prokurorit ka kryer bastisje në banesën e të dyshuarit mashkull kosovar dhe gjatë bastisjes është gjetur dhe konfiskuar një pushkë ajrore, dy pistoleta, dhe tre doza me plumba. Me vendim të prokurorit rasti vazhdon të hetohet”, njofton Policia.
The post Bastisje në një banesë në Kamenicë – gjenden pushkë ajrore, pistoleta e doza me plumba appeared first on Gazeta Express.

