By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Baraliu: Presidenti duhet të zgjidhet para formimit të qeverisë, në të kundërtën vendi rrezikon zgjedhje të reja
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Baraliu: Presidenti duhet të zgjidhet para formimit të qeverisë, në të kundërtën vendi rrezikon zgjedhje të reja
TOP Momenti

Baraliu: Presidenti duhet të zgjidhet para formimit të qeverisë, në të kundërtën vendi rrezikon zgjedhje të reja

Momenti
Published: June 23, 2026




Foto: Laura Hasani





Profesori i së drejtës kushtetuese, Mazllum Baraliu, ka vlerësuar se zgjedhja e presidentit apo presidentes së Kosovës duhet të jetë prioritet pas konstituimit të Kuvendit, duke paralajmëruar se moszgjedhja e kreut të shtetit brenda afatit kushtetues prej 60 ditësh do ta çonte vendin në zgjedhje të reja.

Your browser does not support the video tag.


Baraliu ka thënë se Kushtetuta e Kosovës e përcakton qartë se mandatin për formimin e Qeverisë e jep presidenti ose presidentja e zgjedhur dhe jo ushtruesi i detyrës.


“Kushtetuta thotë qartë presidentja e vendit ose presidenti, ka të drejtë ta mandatojë, pra nuk thotë ushtruesja e detyrës ose ushtruesi i detyrës. Pra, është e qartë që Kushtetuta kërkon që në këtë rast do të duhej menjëherë pas certifikimit të rezultateve, verifikimit të mandateve, dhënies së betimit të deputetëve, konstituimit të Kuvendit, zgjedhjes së kryetarit apo kryetares së re të Kuvendit, dhe do të duhej dhe presidentes, do të duhej me prioritet presidentin apo presidenten ta kemi të zgjedhur e më vonë Qeverinë, në mënyrë që ta shfrytëzojmë rastin, pasi të konstituohet Kuvendi, te kemi mundësi, sepse Kushtetuta thotë po ashtu në mënyrë determinuese domethënë dhe imperative që 60 ditë pas zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit duhet të bëhet zgjedhja e presidentit”, tha ai.


Sipas Baraliut, pas konstituimit të Kuvendit dhe zgjedhjes së kryetarit të tij, institucionet kanë obligim kushtetues që brenda afatit të përcaktuar të zgjedhin presidentin e vendit.


“Pra, rrjedhimisht e kemi për detyrë sipas Kushtetutës që ta konstituojmë Kuvendin, ta zgjedhim kryetarin e Kuvendit dhe kryetari i Kuvendit me mandat të plotë, pastaj brenda 60 ditësh të gjitha institucionet, Kuvendi, me një seancë të cilën duhet të jenë 80 deputetë të pranishëm për të votuar për, kundër ose abstenim, duhet të zgjedhur presidentin apo presidenten e vendit”, tha ai.


Ai ka paralajmëruar se dështimi për zgjedhjen e presidentit brenda afatit kushtetues do të prodhonte një krizë të re institucionale dhe zgjedhje të parakohshme.


“Nëse kjo nuk ndodh brenda 60 ditësh, fatkeqësisht përsëri vendi duhet të shkojë në zgjedhje të reja të jashtëzakonshme dhe të parakohshme”, tha Baraliu për Ekonominë Online.


source

You Might Also Like

Tragjedi në SHBA, tre fëmijë shqiptarë humbin jetën pasi zjarri përfshiu banesën ku jetonin
AMM dhe RTM: Kompani serbe të afërta me pushtetin po anashkalojnë ligjet e Maqedonisë përmes kanaleve televizive
Përplasi për vdekje 1-vjeçaren gjatë manovrës me makinë, arrestohet 24-vjeçari në Tiranë
Vazhdon shtimi natyror negativ në Maqedoninë e Veriut
E sulmoi fizikisht dhe ia përplasi kokën disa herë në tokë – Prokuroria jep detaje të vrasjes së rëndë në Prizren, i dyshuari tentoi t’i fshijë gjurmë e ngjarjes

LEXO GJITHASHTU

Mbreti i Norvegjisë, Harald në gjendje kritike për jetën – ndërpriten vizitat zyrtare
Mbreti i Norvegjisë, Harald në gjendje kritike për jetën – ndërpriten vizitat zyrtare
Lajme
Reuters zbulon dokumentin: Përgatiten 4 skenare, SHBA mund t’i tërheq deri në 80 mijë trupa nga Europa
Reuters zbulon dokumentin: Përgatiten 4 skenare, SHBA mund t’i tërheq deri në 80 mijë trupa nga Europa
Lajme
24 vjeçari përplas për vdekje me veturë një 1-vjeçare në Tiranë
24 vjeçari përplas për vdekje me veturë një 1-vjeçare në Tiranë
Lajme
Vdes Kasapi i Srebrenicës Ratko Mladiq, i dënuar për gjenocid, krime lufte e krime kundër njerëzimit
Vdes Kasapi i Srebrenicës Ratko Mladiq, i dënuar për gjenocid, krime lufte e krime kundër njerëzimit
Lajme
7 të lënduar nga aksidenti mes tri veturave në Kijevë të Malishevës
7 të lënduar nga aksidenti mes tri veturave në Kijevë të Malishevës
Lajme

You Might Also Like

Munguan tre kryetarë të LVV-së, Rama paralajmëron takimin e radhës me krerët e komunave për çështjen e bërllokut
TOP Momenti

Munguan tre kryetarë të LVV-së, Rama paralajmëron takimin e radhës me krerët e komunave për çështjen e bërllokut

August 27, 2026
Tre persona dyshohet se dhunuan seksualisht një tjetër, rasti ndodhi në burgun e Dubravës – flasin nga Prokuroria
TOP Momenti

Tre persona dyshohet se dhunuan seksualisht një tjetër, rasti ndodhi në burgun e Dubravës – flasin nga Prokuroria

August 27, 2026
Aksident i rëndë mes dy veturash në Kijevë të Malishevës
TOP Momenti

Aksident i rëndë mes dy veturash në Kijevë të Malishevës

August 27, 2026
Vazhdohet deri më 30 shtator ndalesa për lëvizje në pyjet e Maqedonisë
TOP Momenti

Vazhdohet deri më 30 shtator ndalesa për lëvizje në pyjet e Maqedonisë

August 27, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?