By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Banorët thonë se pronën në Breg të Diellit e blenë në vitet ’70, një pjesë e saj Komuna e këmbeu për një pronë në Gërmi
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Banorët thonë se pronën në Breg të Diellit e blenë në vitet ’70, një pjesë e saj Komuna e këmbeu për një pronë në Gërmi
Lajme

Banorët thonë se pronën në Breg të Diellit e blenë në vitet ’70, një pjesë e saj Komuna e këmbeu për një pronë në Gërmi

Momenti
Published: May 16, 2026

Gjykata e Apelit në vitin 2024 ka marrë aktgjykim ku i njeh si pronarë banorët për rreth 64 ari në Breg të Diellit, por 16 ari të kësaj parcele Komuna e Prishtinës në vitin 2013 kishte marrë vendim për këmbim me një pronë tjetër në Gërmi. I gjithë ky proces po konsiderohet i dyshimtë dhe jo ligjor.

Qytetari Xhemshit Cakolli, i cili është njëri prej banorëve që thotë se ka hise në këtë parcelë, tregon se kur e kanë blerë pronën në Breg të Diellit.

Your browser does not support the video tag.

“Po, ne pronën e kemi blerë në vitin 1971 dhe e kemi shfrytëzuar. Shihni, kemi ndërtuar shtëpitë dhe prej atij viti jetojmë, banojmë dhe veprojmë në këtë pronë tonën. Prej asaj kohe nuk kemi pasur ndonjë problem, por në vitin 1985 Komuna ka bërë një eksproprijim të pronës, jo vetëm tonën, por këtu ka qenë një pronë e madhe, diku rreth pesë hektarë, livadhe dhe ara. Gjatë atij eksproprijimi, kur Komuna ka arritur ta realizojë projektin e vet, ajo nuk na ka penguar fare”, ka thënë ai.

Sipas tij, në kuadër të atij eksproprijimi është përfshirë edhe pjesa e tyre ku momentalisht jetojnë.

“Por ne prej Komunës nuk kemi pasur asnjëherë pagesë apo kompensim lidhur me atë eksproprijim që është bërë. Është bërë pa vetëdijen tonë në kohën e ish-Jugosllavisë së atëhershme, dihet se çfarë vendimesh janë marrë atëherë. Nuk jemi thirrur asnjëherë nëse kërkojmë kompensim apo çfarë kërkojmë”, ka shtuar ai.

Banori tjetër, Asllan Vllasaliu, thotë se ishte vetëm 16 vjeç kur e kanë blerë këtë pronë bashkë me babain e tij. Ai sot është në moshë të shtyrë dhe thotë se asnjëherë nuk arritën ta shfrytëzojnë.

“Ne s’jemi të kompensuar, s’kemi marrë kurrgjë prej Komunës, absolutisht. Sikur kur vjen dikush dhe të thotë dil nga shtëpia jote, pa arsye”, ka thënë ai

Vëllai i tij, Bastri Vllasaliu, thotë se në pjesën e parcelës së tyre kishin hapur edhe pus për të shfrytëzuar ujin për biznesin e autolarjes, por më pas puna iu ishte ndërprerë.

“Pas luftës kemi bërë këtë pllakë, kemi provuar të hapim autolarje dhe për një kohë kemi punuar. Pastaj Komuna, përmes gjykatave dhe procedurave, na e ka ndalur punën. Edhe bunarin e kemi këtu dhe kemi pritur vendimin. Banorët e dinë 100 për qind, cilin banor ta pyesësh e di që kjo ka qenë pronë e jona dhe është pronë e jona”, ka thënë ai.

Edhe Valdet Aliu, i cili thotë se është pronar i një pjese të kësaj prone, tregon se nuk janë lejuar të ndërtojnë.

“Prej vitit 1985 e tutje jemi në kontest gjyqësor me Komunën e Prishtinës. As nuk kemi ndërtuar vetë, as nuk na kanë lënë neve si banorë, të cilët jemi pronarë legjitimë, por është përfshirë edhe pala e tretë, gjë që është shumë nonsens”, është shprehur ai.

Se pronarët e kanë kërkuar vazhdimisht kthimin e kësaj toke dëshmohet edhe në një përgjigje të Komunës së Prishtinës për banorët në vitin 2014, ku i referohet edhe shkresave të viteve 2000, 2007 e më pas edhe 2014.

Në këtë përgjigje të Komunës thuhej se kthimi i paluajtshmërisë së eksproprijuar me aktvendim administrativ nuk është i mundur sipas ligjit të vitit 1978, i cili thotë se pas kalimit të 10 viteve nga dita kur vendimi ka marrë formën e prerë mbi eksproprijimin, nuk mund të paraqitet kërkesë për anulimin e atij vendimi.

Por si u bë që prona e eksproprijuar në vitin 1985 u zgjodh pikërisht për t’u këmbyer me një pronë në Gërmi?

Kuvendi Komunal i Prishtinës, me kryesues Sami Hamitin, pas propozimit të kryetarit të atëhershëm Isa Mustafa, më 27 gusht 2013 kishte marrë vendim për këmbimin e tri pronave njëkohësisht. Në pikën tre të këtij vendimi ishte edhe prona e Mefail Cakollit, e cila këmbehej me një pjesë të pronës në Breg të Diellit, por nuk specifikohej se cila pjesë e kësaj prone.

Prona e Cakollit ishte mbi 16 ari, ndërsa nuk specifikohej sa ari do t’i këmbeheshin në Breg të Diellit

Ky vendim për këmbim të pronave ishte marrë vetëm 2 muaj e 7 ditë, apo 68 ditë para zgjedhjeve lokale të 3 nëntorit 2013.

Në këtë vendim thuhej se organi kompetent i Ministrisë së Financave do të bëjë vlerësimin e tregut të pronave të Komunës së Prishtinës dhe të atyre private.

Gjithashtu thuhej se pas këtij vlerësimi dhe vendimit të Kuvendit, të dhënat do të publikoheshin në uebfaqen e Komunës dhe në tabelën e shpalljeve, me të dhënat e pronave të këmbyera.

Për më shumë, ndiqeni hulumtimin “Skema kriminale: Si u bë kompensimi i dyfishtë i pronës në Gërmi me pronën e qytetarëve në Bregun e Diellit?”, i cili transmetohet në T7 dhe platformat online të “Betimi për Drejtësi”.

The post Banorët thonë se pronën në Breg të Diellit e blenë në vitet ’70, një pjesë e saj Komuna e këmbeu për një pronë në Gërmi appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Nëntë persona të lënduar nga aksidenti në Gjakovë, në vendngjarje policia, urgjenca e zjarrfikësit
Aksident në Korenicë të Gjakovës, dalin pamjet
Ish-deputeti serb letër Vuçiqit: Në hotelin e kushëririt tim që u rrënua ke fjetur, ai të besoi kur the “s’e dorëzojë Ujmanin”
​Familja në pritje të trupave të familjarëve që humbën jetën në aksidentin në Gjermani
Kriza në Ceuta, Spanja i jep Italisë dy ditë kohë për të hequr kontrollet kufitare ndaj udhëtarëve spanjollë

LEXO GJITHASHTU

I vuri zjarrin apartamentit për konkurrencë teksa brenda ndodheshin vëlla e motër, arrestohet 33-vjeçari në Vlorë
I vuri zjarrin apartamentit për konkurrencë teksa brenda ndodheshin vëlla e motër, arrestohet 33-vjeçari në Vlorë
TOP Momenti
Goditet një rast i tentim-kontrabandës në Qafë Prush, konfiskohen 504 produkte të padeklaruara
Goditet një rast i tentim-kontrabandës në Qafë Prush, konfiskohen 504 produkte të padeklaruara
TOP Momenti
Kallëzim penal ndaj një personi nga Koçani, i konfiskohen dy pushkë
Kallëzim penal ndaj një personi nga Koçani, i konfiskohen dy pushkë
TOP Momenti
Aksion për kultivimin e bimëve narkotike në Pukë, arrestohet një 55-vjeçar, procedohet kryeplaku i fshatit
Aksion për kultivimin e bimëve narkotike në Pukë, arrestohet një 55-vjeçar, procedohet kryeplaku i fshatit
Lajme
Jakshiq e quan tradhtar Vuçiqin
Jakshiq e quan tradhtar Vuçiqin
TOP Momenti

You Might Also Like

I akuzuari për vrasjen e shokut për borxh, në rigjykim për herë të tretë
Lajme

I akuzuari për vrasjen e shokut për borxh, në rigjykim për herë të tretë

August 7, 2026
Ramadani i bën thirrje VV-së të propozojë kryetarin e Kuvendit: Ndaleni sabotazhin ndaj shtetit
Lajme

Ramadani i bën thirrje VV-së të propozojë kryetarin e Kuvendit: Ndaleni sabotazhin ndaj shtetit

August 7, 2026
Policia spanjolle godet një nga rrjetet më të mëdha të kontrabandës së emigrantëve dhe drogës në Mesdhe
Lajme

Policia spanjolle godet një nga rrjetet më të mëdha të kontrabandës së emigrantëve dhe drogës në Mesdhe

August 7, 2026
Shqipëria ashpërsohen gjobat dhe masat për shkelësit në trafik
Lajme

Shqipëria ashpërsohen gjobat dhe masat për shkelësit në trafik

August 7, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?