By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Banorët protestojnë kundër ndërtimit të një resorti në zonën e mbrojtur të Zvërnecit
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Banorët protestojnë kundër ndërtimit të një resorti në zonën e mbrojtur të Zvërnecit
TOP Momenti

Banorët protestojnë kundër ndërtimit të një resorti në zonën e mbrojtur të Zvërnecit

Momenti
Published: May 31, 2026

Banorë të Zvërnecit protestuan të shtunën kundër punimeve për ndërtimin e një resorti në zonën e mbrojtur Pishë Poro-Nartë, në jugperëndim të Shqipërisë, mes kundërshtimeve për ndikimin në mjedis dhe mosmarrëveshjeve mbi pronësinë e tokës.

Protestuesit tentuan të hynin në kantierin e ndërtimit dhe u përleshën me punonjësit e sigurisë private të kontraktuar nga kompania “Zvërnec South Adriatic Development”, e cila po kryen punimet.

Protestës iu bashkuan edhe aktivistë të mjedisit, të cilët kundërshtojnë projektin duke argumentuar se po dëmtohet një zonë e mbrojtur me rëndësi të veçantë për biodiversitetin.

Your browser does not support the video tag.

Pas protestës, kompania “Zvërnec South Adriatic Development” reagoi përmes një deklarate, duke thënë se investimi po zhvillohet në përputhje me legjislacionin shqiptar dhe se rrethimi është vendosur në një pronë private të blerë ligjërisht.

“Projekti i ndërtimit, ashtu si edhe ai mjedisor, po finalizohet nga disa prej studiove më të mira në botë dhe, sapo të përfundojë, do të bëhet publik. Investitorët kanë një histori të pakontestuar biznesi dhe zotërojnë kompani të listuara në bursat ndërkombëtare”, thuhet në deklaratën e kompanisë.

Sipas saj, investimi pritet të arrijë vlerën e 4 miliardë eurove dhe të krijojë rreth 10.000 vende të reja pune.]

Një ditë më parë, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kundërshtoi pretendimet e organizatave mjedisore dhe aktivistëve se shteti po i jep investitorëve tokë publike në Zvërnec.

“Mbi gjithë këtë është krijuar zhurma e një lajmi të rremë se shteti po fal Zvërnecin. Shteti nuk po fal asgjë. Ajo është një pronë private dhe investitorët e përfshirë janë tejet seriozë, të cilët atë pronë e kanë marrë nga privatët”, tha Rama.

Ai shtoi se shteti ka interesa pronësore vetëm në pjesën e projektit që lidhet me ishullin e Sazanit dhe se negociatat për këtë projekt ende nuk kanë përfunduar.

Megjithatë, aktivistët e mjedisit dhe banorët e zonës thonë se punimet po zhvillohen në kundërshtim me interesin publik dhe po dëmtojnë një zonë të mbrojtur.

Joni Vorpsi, drejtues i shoqatës “Protection and Preservation of Natural Environment in Albania”, tha se punimet përbëjnë “një masakër kundër natyrës”.

“Zona është e mbrojtur dhe ndër më të rëndësishmet për biodiversitetin. Jemi kundër një investimi të tillë sepse e shohim si shkatërrues. Ka mbi një muaj që makineritë hyjnë pa leje mjedisore dhe po dëmtojnë habitatin. Çfarë vlere ka një zonë e mbrojtur kur nuk mbrohet nga autoritetet?”, tha ai.

Sipas Vorpsit, në terren janë kryer punime si rrethimi i zonës me tela me gjemba, hapja e rrugëve dhe shkulja e pemëve, pa u zhvilluar më parë dëgjesa publike dhe pa u bërë publike lejet përkatëse.

“Ne e kemi denoncuar publikisht këtë situatë. U takuam me ministrin e Mjedisit, i cili na tha se po kryhen studime gjeologjike, por kjo nuk është e vërtetë. Aty po bëhen punime dhe po shkatërrohen duna shekullore”, tha ai.

“Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit na tha se subjekti ka leje, por në tabelën e vendosur në kantier nuk figuron as leja e ndërtimit dhe as vendimi për ndikimin në mjedis”, shtoi ai.

Vorpsi tha se nxitimi për të zhvilluar punimet mund të lidhet me detyrimet që Shqipëria ka marrë në kuadër të procesit të integrimit evropian për ndryshimin e ligjit për zonat e mbrojtura.

“Në vitin 2024 u ndryshua ligji për zonat e mbrojtura dhe u lejua ndërtimi i resorteve me pesë yje në këto zona. Në kuadër të negociatave me Bashkimin Evropian, Shqipërisë i është kërkuar të rishikojë dispozitat problematike të këtij ligji. Para se të ndodhë kjo, po nxitohet të kryhen punime”, tha ai.

Banorët e zonës kanë organizuar edhe më parë protesta, duke pretenduar se prona e tyre po u merret në mënyrë të paligjshme.

Kostaq Konomi, kryeplak i Zvërnecit, tha për Radion Evropa e Lirë se banorët nuk do të lejojnë që t’u merret prona padrejtësisht.

“Jemi në procese gjyqësore që nga viti 2004. Së fundmi, Gjykata e Lartë e ka kthyer çështjen në Gjykatën e Vlorës, por ende nuk është marrë në shqyrtim. Si mund të ndërtohet kur çështja është ende në gjykatë? Jemi në konflikt me një biznesmen që pretendon pronësinë e tokave tona dhe që jeton në Shtetet e Bashkuara”, tha ai.

Punimet lidhen me planet e shpallura më herët nga Jared Kushner, dhëndri i presidentit amerikan Donald Trump, i cili në mars të vitit 2024 deklaroi se synon të ndërtojë hotele dhe qindra vila në zonën e Zvërnecit.

Kompania që ka nisur punimet është themeluar në maj të vitit 2024.

E, Vorpsi ngriti pikëpyetje edhe për strukturën e kompanive të përfshira në projekt.

“Nga informacionet publike nuk kuptohet qartë kush po e zhvillon projektin dhe sa kompani janë të përfshira. Përmendet edhe UTC (Urbacon Trading and Contracting), një kompani arabe. South Adriatic Development duket si një kompani e krijuar për projektin, në partneritet me kompani të tjera që do ta zbatojnë atë”, tha ai.

Në mars të vitit 2024, Kushner njoftoi planet për investime në Sazan dhe Zvërnec. Në atë kohë, Qeveria e Shqipërisë deklaroi se nuk kishte marrë një kërkesë për investim në Zvërnec.

Komiteti për Investimet Strategjike ka publikuar dokumentacionin për projektin në Sazan, por deri më tani nuk ka publikuar dokumente që lidhen me një investim strategjik në Zvërnec.

source

You Might Also Like

Hoxha: Armatimi i gjetur në Zubin Potok mund të jetë përdorur në masakrën e Grupit të Intelektualëve
Kërkesa për zgjedhje të parakohshme, VLEN: Opozita e ka lodhur BDI-në
Sveçla: Armatimi në Zubin Potok u gjet pranë varrezave masive me mbetjet e 23 personave
Ambasada amerikane paralajmëron shqiptarët: Kush kryen krime dhe nxit dhunë i anulohet viza për në SHBA
Policia kap sasi të madhe armatimi, municioni e uniforma në veri

LEXO GJITHASHTU

Hoxha: Dyshohet se armët e sekuestruara në Zubin Potok mund të jenë përdorur për vrasjet në Kalludër – do të ekzaminohen
Hoxha: Dyshohet se armët e sekuestruara në Zubin Potok mund të jenë përdorur për vrasjet në Kalludër – do të ekzaminohen
Lajme
Kërkimet për grupin e intelektualëve, drejtori i Policisë: Edhe në 2024 janë krye gërmime për gjetjen e tyre
Kërkimet për grupin e intelektualëve, drejtori i Policisë: Edhe në 2024 janë krye gërmime për gjetjen e tyre
Lajme
Armë të gjata, pistoleta, uniforma, e afër 100 mijë euro -Drejtori i Policisë tregon se çfarë u gjet në Zubin Potok
Armë të gjata, pistoleta, uniforma, e afër 100 mijë euro -Drejtori i Policisë tregon se çfarë u gjet në Zubin Potok
Lajme
Sveçla thotë se kanë gjetur armë në fshatrat përreth Kalludrës së Zubin Potokut
Sveçla thotë se kanë gjetur armë në fshatrat përreth Kalludrës së Zubin Potokut
Lajme
Gërmimet në Zubin Potok ku u gjetën mbetje kockore pritet të kryhen brenda javës – pastaj analizat e ADN
Gërmimet në Zubin Potok ku u gjetën mbetje kockore pritet të kryhen brenda javës – pastaj analizat e ADN
Lajme

You Might Also Like

Filipçe: Do ta dorëzojmë sërish në Kuvend propozim-ligjin për pagë minimale prej 600 euro
TOP Momenti

Filipçe: Do ta dorëzojmë sërish në Kuvend propozim-ligjin për pagë minimale prej 600 euro

August 20, 2026
Paraburgimi ndaj tre të pandehurve në Prizren, dyshohet se kanë kryer disa vepra penale
TOP Momenti

Paraburgimi ndaj tre të pandehurve në Prizren, dyshohet se kanë kryer disa vepra penale

August 20, 2026
Turma në Tabanoc, Toshkovski: Automjetet me kundërvajtje identifikohen nga kamerat inteligjente
TOP Momenti

Turma në Tabanoc, Toshkovski: Automjetet me kundërvajtje identifikohen nga kamerat inteligjente

August 20, 2026
Zgjatet afati për aplikim në Provimin e Maturës Shtetërore deri më 24 gusht
TOP Momenti

Zgjatet afati për aplikim në Provimin e Maturës Shtetërore deri më 24 gusht

August 20, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?