By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Avokati i Popullit në Serbi kërkon hetim ndaj përgjegjësve për posterët kundër shqiptarëve në Krushevc
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Avokati i Popullit në Serbi kërkon hetim ndaj përgjegjësve për posterët kundër shqiptarëve në Krushevc
TOP Momenti

Avokati i Popullit në Serbi kërkon hetim ndaj përgjegjësve për posterët kundër shqiptarëve në Krushevc

Momenti
Published: July 6, 2026

Avokati i Popullit i Serbisë, Zoran Pashaliq, u ka kërkuar autoriteteve gjyqësore t’i zbardhin menjëherë të gjitha rrethanat lidhur me vendosjen e posterëve me përmbajtje urrejtjeje kundër pjesëtarëve të pakicës kombëtare shqiptare në Krushevc, si dhe t’i gjejnë dhe t’i sjellin para drejtësisë përgjegjësit.

Në një deklaratë, Pashaliq u bëri thirrje institucioneve përgjegjëse t’i marrin të gjitha masat e nevojshme për të parandaluar përsëritjen e incidenteve të ngjashme.

Your browser does not support the video tag.

Ai theksoi se organet shtetërore janë të detyruara t’i mbrojnë në mënyrë të barabartë të drejtat e të gjitha pakicave kombëtare dhe të veprojnë me vendosmëri ndaj çdo forme të diskriminimit, gjuhës së urrejtjes dhe nxitjes së urrejtjes kombëtare ose etnike.

Thirrja e tij vjen pasi para një furre buke në pronësi të shqiptarëve në Krushevc u shfaqën mesazhe urrejtjeje me thirrje drejtuar qytetarëve që ta “kujtojnë Gazimestanin” dhe të mos blejnë nga shqiptarët.

Avokati i Popullit paralajmëroi se veprime të tilla, si vendosja e këtyre posterëve, përbëjnë shprehje të papranueshme të mosdurimit dhe diskriminimit. Posterët, sipas tij, e rrezikojnë sigurinë e qytetarëve dhe e dëmtojnë besimin ndërmjet komuniteteve.

“Përhapja e urrejtjes dhe mosdurimit ndaj çdo komuniteti kombëtar nuk ka vend në një shoqëri demokratike të bazuar në respektimin e të drejtave të njeriut, barazisë dhe sundimit të ligjit. Çdo qytetar i Serbisë ka të drejtë të jetojë pa frikë nga diskriminimi, frikësimi dhe gjuha e urrejtjes, pavarësisht përkatësisë së tij kombëtare”, deklaroi Pashaliq.

Ai u bëri thirrje të gjithë qytetarëve, përfaqësuesve të institucioneve, mediave dhe zyrtarëve publikë që me veprimet e tyre të kontribuojnë në ndërtimin e një shoqërie ku respektohen dallimet dhe ku mosmarrëveshjet zgjidhen përmes dialogut dhe mirëkuptimit, e jo përmes gjuhës së urrejtjes dhe thirrjeve për diskriminim.

Më herët, subjekti opozitar në Serbi, Lëvizja e Qytetarëve të Lirë (PSG), kërkoi nga policia dhe prokuroria që pa vonesë të përcaktojnë se kush qëndron pas përgatitjes dhe ngjitjes së posterëve në Krushevc, qytet në Serbinë qendrore.

Në njoftimin e PSG-së vlerësohet se është veçanërisht e rrezikshme që posteri është ngjitur përpara një furre buke pronari i së cilës është shqiptar, duke theksuar se në këtë mënyrë “njerëz konkretë ekspozohen ndaj presionit, persekutimit dhe dhunës së mundshme”.

“Një mesazh i tillë nuk është qëndrim politik dhe as protestë, por shënjestrim i hapur i njerëzve vetëm për shkak të përkatësisë së tyre kombëtare dhe një përpjekje për ta zhvendosur urrejtjen nga rrjetet sociale në rrugë”, thuhet në reagimin e PSG-së.

Në njoftim thuhet se për çdo vepër penale përgjigjet individi, jo një popull i tërë, dhe se politika e “masave reciproke” ndaj shqiptarëve që jetojnë dhe punojnë në Serbi duhet të refuzohet publikisht dhe të ndalet.

Policia e Kosovës më 28 qershor, gjatë shënimit të Vidovdanit në Gazimestan, i arrestoi 37 persona, ndërsa para gjykatës dolën 36 prej tyre, kryesisht nga Serbia dhe vendet e rajonit.

Masa e dëbimit dhe ndalimit të hyrjes në Kosovë për tre vjet, së bashku me gjoba monetare, u janë shqiptuar atyre për shkak të thirrjeve “Kosova është Serbi” me tre gishta të ngritur.

Ndërkohë, në opinion janë shfaqur pretendime se të ndaluarit gjatë shënimit të Vidovdanit në Gazimestan janë keqtrajtuar “psikikisht dhe fizikisht” nga policët.

Radio Evropa e Lirë nuk ka arritur t’i konfirmojë në mënyrë të pavarur këto pretendime, ndërsa nga Inspektorati i Policisë së Kosovës kanë thënë se do t’i verifikojnë sipas detyrës zyrtare, edhe pse nuk kanë marrë asnjë ankesë për ngjarjet në Gazimestan.

You Might Also Like

Mot me diell dhe vranët, në disa zona edhe reshje shiu
“Ftesa e Përparim Ramës ishte politike”, Halil Thaçi thotë se Obiliqi e ka bërë zgjidhjen për mbeturinat
Analistët për Sejdiun: Marrëveshje e mirë, por votat mbeten sfidë
Modi thirrje Putinit t’i japë fund luftës në Ukrainë
Ushqyerja dhe koha e vakteve mund të ndikojnë në rrezikun e demencës

LEXO GJITHASHTU

Tradita që po kthehet në tragjedi, 43 djem kanë humbur jetën në ceremonitë e rrethprerjes në Afrikën e Jugut
Tradita që po kthehet në tragjedi, 43 djem kanë humbur jetën në ceremonitë e rrethprerjes në Afrikën e Jugut
Lajme
PDK i drejtohet Deharit, kërkon seancë sot nga ora 11:00
PDK i drejtohet Deharit, kërkon seancë sot nga ora 11:00
Lajme
Nxënësit e nisin vitin me kurrikulë të skaduar, ekspertët kërkojnë reforma e Ministria hesht
Nxënësit e nisin vitin me kurrikulë të skaduar, ekspertët kërkojnë reforma e Ministria hesht
Lajme
Sot komunat në protestë para Qeverisë: Kundërshtojnë ndërhyrjet në kompetencat dhe buxhetet e tyre
Sot komunat në protestë para Qeverisë: Kundërshtojnë ndërhyrjet në kompetencat dhe buxhetet e tyre
Lajme
Rrustemi: S’kemi hyrë në procesin e diskutimit për presidentin për ta dëmtuar LDK-në
Rrustemi: S’kemi hyrë në procesin e diskutimit për presidentin për ta dëmtuar LDK-në
Lajme

You Might Also Like

Pas vapës ekstreme, ekspertët klimatikë: Evropa të përgatitet për reshje të mëdha në shtator
TOP Momenti

Pas vapës ekstreme, ekspertët klimatikë: Evropa të përgatitet për reshje të mëdha në shtator

September 1, 2026
E zë rryma duke punuar në banesë, humb jetën 27-vjeçari shqiptar
TOP Momenti

E zë rryma duke punuar në banesë, humb jetën 27-vjeçari shqiptar

September 1, 2026
Zjarret në Shqipëri, Ministria e Mbrojtjes: Katër vatra ende aktive
TOP Momenti

Zjarret në Shqipëri, Ministria e Mbrojtjes: Katër vatra ende aktive

September 1, 2026
Zelensky: Putini ende dëshiron që lufta të vazhdojë, shtatori mund të ndryshojë shumë
TOP Momenti

Zelensky: Putini ende dëshiron që lufta të vazhdojë, shtatori mund të ndryshojë shumë

September 1, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?