By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Arrestohet në Fushë Kosovë një shtetas gjerman i kërkuar nga INTERPOL për rrëmbim të një fëmije
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Arrestohet në Fushë Kosovë një shtetas gjerman i kërkuar nga INTERPOL për rrëmbim të një fëmije
TOP Momenti

Arrestohet në Fushë Kosovë një shtetas gjerman i kërkuar nga INTERPOL për rrëmbim të një fëmije

Momenti
Published: June 27, 2026

Një operacion i përbashkët i Policisë së Kosovës dhe autoriteteve spanjolle ka çuar në arrestimin e një personi të kërkuar ndërkombëtarisht për veprën penale “rrëmbim i fëmijës”.

Sipas Policisë së Kosovës, Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor kishte pranuar përmes INTERPOL-it një njoftim nga autoritetet spanjolle se shtetasi gjerman me inicialet A.M.L., i lindur në vitin 1989, dyshohej se kishte rrëmbyer një fëmijë gjashtëvjeçar dhe ndodhej në Republikën e Kosovës së bashku me të.

Pas pranimit të informacionit, Policia e Kosovës, në koordinim me njësitë përkatëse, ndërmori veprime operative për lokalizimin dhe arrestimin e të dyshuarit, ndaj të cilit ishte lëshuar urdhër-arrest ndërkombëtar nga autoritetet e Spanjës.

Your browser does not support the video tag.

Operacioni rezultoi i suksesshëm më 24 qershor 2026, kur i dyshuari u lokalizua dhe u arrestua në një lokacion në Fushë Kosovë, së bashku me fëmijën e rrëmbyer.

Me urdhër të prokurorit kujdestar, i dyshuari është ndaluar për 48 orë, ndërsa fëmija është trajtuar sipas procedurave ligjore dhe është vendosur në strehim të sigurt.

Your browser does not support the video tag.

Policia ka thënë se në koordinim me prokurorin e rastit, Qendrën për Punë Sociale dhe autoritetet spanjolle, pas verifikimit të të gjitha rrethanave, më 25 qershor 2026 është realizuar kthimi i sigurt i fëmijës te nëna e tij.

Policia e Kosovës e ka cilësuar operacionin si rezultat të bashkëpunimit të suksesshëm ndërkombëtar në luftimin e kriminalitetit dhe mbrojtjen e fëmijëve./teve1.info/

source

You Might Also Like

Vuçiq thotë se do të japë dorëheqje brenda pak javësh nga posti i presidentit – flet edhe për Kosovën
Maqedoni, deri më 10 shtator mund të aplikohet për çmimin shtetëror ”13 Nëntori”
Zjarri përfshin periferinë e Vlorës, flakët rrezikojnë banesat
Gjendet i vdekur një person në Shkup
Izet Mexhiti: Bashkëpunimi ndërshqiptar nuk është slogan, por agjendë që ndërtohet çdo ditë

You Might Also Like

Rreziqet shëndetësore të nxehtësisë ekstreme
TOP Momenti

Rreziqet shëndetësore të nxehtësisë ekstreme

June 27, 2026
Si ta eliminoni grisjen e shpeshtë të getave, një truk i thjeshtë
TOP Momenti

Si ta eliminoni grisjen e shpeshtë të getave, një truk i thjeshtë

June 27, 2026
Ministri i Brendshëm i Shqipërisë: Mund të shpallen persona të tjerë “Non Grata”
TOP Momenti

Ministri i Brendshëm i Shqipërisë: Mund të shpallen persona të tjerë “Non Grata”

June 27, 2026
Jashtë rrezikut për jetë, fëmija i lënduar nga zjarri pranë Parkut të Qytetit
TOP Momenti

Jashtë rrezikut për jetë, fëmija i lënduar nga zjarri pranë Parkut të Qytetit

June 27, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?