By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Arrestohen tre persona për kontrabandë me migrantë, policia jep detaje
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Arrestohen tre persona për kontrabandë me migrantë, policia jep detaje
Lajme

Arrestohen tre persona për kontrabandë me migrantë, policia jep detaje

Momenti
Published: May 14, 2026

Policia e Kosovës, ka njoftuar se janë arrestuar tre të dyshuar, të cilët kanë qenë të përfshirë në dy raste kriminale ‘kontrabandë me migrantë’.

Në rastin e parë, dje në zonën e Rugovës, kanë ndaluar automjetin me drejtues një mashkull kosovar, ku në automjetin që drejtohej nga i dyshuari janë hasur 12 persona, që pas verifikimeve, kanë rezultuar të jenë shtetas të Sudanit, të cilët posedonin dokumentacion azil- kërkimi nga Greqia. I dyshuari ishte duke i transportuar personat drejt kufirit me Malin e Zi. Me vendim të prokurorit i dyshuari B. K., mashkull kosovar është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje, ndërsa emigrantët janë dërguar në Qendrën e Mbajtjes për Emigrantë në Magure.

Komunikata:

Arrestohen tre të dyshuar të përfshirë në dy raste kriminale ‘kontrabandë me migrantë’

Prishtinë, më 14 maj 2026

Policia e Kosovës, konkretisht zyrtarë policorë nga Departamenti i Kufirit, gjatë ditës së djeshme 13 maj 2026, kanë iniciuar dy raste kriminale ‘kontrabanda me migrantë’.

Në rastin e parë, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor për Mbikëqyrjen e Kufirit-Rahovec, më 13.05.2026 në orën 13:45, në zonën e Rugovës, kanë ndaluar automjetin me drejtues një mashkull kosovar, ku në automjetin që drejtohej nga i dyshuari janë hasur 12 persona, që pas verifikimeve, kanë rezultuar të jenë shtetas të Sudanit, të cilët posedonin dokumentacion azil- kërkimi nga Greqia. I dyshuari ishte duke i transportuar personat drejt kufirit me Malin e Zi. Me vendim të prokurorit i dyshuari B. K., mashkull kosovar është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje, ndërsa emigrantët janë dërguar në Qendrën e Mbajtjes për Emigrantë në Magure.

Rasti i dytë, i ndodhur po dje më 13.05.2026, në orën 20:35, zyrtarë policorë nga njësiti patrullues Stacioni Policor për Mbikëqyrjen e Kufirit -Hani i Elezit, në kuadër të zbatimit të planit operativ "Migrimi ilegal", gjatë vëzhgimit të terrenit me dron në fshatin  Seqishtë, Hani i Elezit, kanë vërejtur dy persona duke kaluar në këmbë vijën kufitare nga fshati Bllacë e Maqedonisë së Veriut, në territorin e Republikës së Kosovës, në afërsi të pikëkalimit kufitar ishte duke i pritur një automjet për t’i transportuar brenda territorit.

Njësitë patrulluese kanë arritur ta ndalojnë automjetin dhe të arrestojnë tre persona shtetas kosovarë dhe një person shtetas i Bangladeshit. 

Me urdhër të prokurorit, ndaj të dyshuarve  me iniciale Q. C., P. L. dhe A. B., meshkuj kosovarë, është iniciuar rasti ‘kontrabandë me migrantë’, të cilët me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa viktima nga Bangladeshi është trajtuar nga njësia e migrimit dhe është dërguar në Qendrën e Strehimit për Migrantë në Vranidoll. Gjithashtu është sekuestruar përkohësisht një automjet me targa vendore dhe katër telefona mobilë.

The post Arrestohen tre persona për kontrabandë me migrantë, policia jep detaje appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Zvicra vendos për neutralitetin: Votimi që mund të ndryshojë politikën e saj të jashtme
Arifi: Kosova rrezikon izolim më të madh pas vendimit të Hagës, duhet mobilizim institucional
Rasti “Grupi i intelektualëve”, operacion i hershëm në Zubin Potok – 9 të arrestuar
Kolgeci: Rastet e kancerit të gjirit me tendencë në rritje, këtë vit u operuan 191 raste në QKUK
Mërgimtarët ngrihen në këmbë, kërkojnë drejtësi për çlirimtarët – Sonte Prishtina për të 12-tën natë

LEXO GJITHASHTU

E diela sjell temperatura deri në 29°C, ja çfarë pritet në zonat malore
E diela sjell temperatura deri në 29°C, ja çfarë pritet në zonat malore
TOP Momenti
Dy migrantë gjenden të fshehur në rimorkion e kamionit në Han të Elezit
Dy migrantë gjenden të fshehur në rimorkion e kamionit në Han të Elezit
TOP Momenti
Vetëplagoset me armë zjarri në Ferizaj, gjendja e tij e rëndë
Vetëplagoset me armë zjarri në Ferizaj, gjendja e tij e rëndë
TOP Momenti
Nëntë të arrestuar në Zubin Potok nën dyshimin për krime lufte, rasti lidhet me “Grupin e intelektualëve”
Nëntë të arrestuar në Zubin Potok nën dyshimin për krime lufte, rasti lidhet me “Grupin e intelektualëve”
TOP Momenti
Zjarr në Livoç të Ulët, digjet garazha dhe një veturë “Audi”
Zjarr në Livoç të Ulët, digjet garazha dhe një veturë “Audi”
TOP Momenti

You Might Also Like

Sulmohet fizikisht një infermiere gjatë kryerjes së detyrës në Prishtinë
Lajme

Sulmohet fizikisht një infermiere gjatë kryerjes së detyrës në Prishtinë

September 27, 2026
Përleshja në Veternik, 8 persona janë dërguar në mbajtje – ja çka gjeti policia në vendngjarje
Lajme

Përleshja në Veternik, 8 persona janë dërguar në mbajtje – ja çka gjeti policia në vendngjarje

September 27, 2026
Rafuna: Inflacioni ka arritur në 7.2%, Qeveria duhet urgjentisht të përgatisë një paketë ndihmëse
Lajme

Rafuna: Inflacioni ka arritur në 7.2%, Qeveria duhet urgjentisht të përgatisë një paketë ndihmëse

September 27, 2026
Pensionistët në Zvicër marrin pensionin e 13-të në dhjetor, ja sa pritet të jetë
Lajme

Pensionistët në Zvicër marrin pensionin e 13-të në dhjetor, ja sa pritet të jetë

September 27, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?