By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Arian Tahiri: Kurti e çoi Kosovën në zgjedhje, refuzoi konsensusin për presidentin
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Arian Tahiri: Kurti e çoi Kosovën në zgjedhje, refuzoi konsensusin për presidentin
Lajme

Arian Tahiri: Kurti e çoi Kosovën në zgjedhje, refuzoi konsensusin për presidentin

Momenti
Published: May 21, 2026

Arian Tahiri ish- deputet dhe zyrtar i Partisë Demokratike të Kosovës ka akuzuar kryeministrin në detyrë Albin Kurti si përgjegjësin kryesor për krizën politike dhe shkuarjen e vendit në zgjedhje të reja.

Your browser does not support the video tag.

Në “Përballje Podcast”, me kryeredaktorin e Telegrafit, Muhamet Hajrullahu, Tahiri tha se sipas PDK-së, përgjegjësia për mungesën e konsensusit politik bie mbi Kurtin dhe mënyrën se si ai ka udhëhequr procesin politik pas zgjedhjeve.

– YouTube www.youtube.com

Sipas tij, kryeministri në detyrë nuk ka treguar vullnet për të arritur marrëveshje politike me partitë tjera parlamentare.

“Është veç një person, nuk është as subjekt politik, është veç një person, është Albin Kurti. Fajtori kryesor, shkaku kryesor se vendi po shkon zgjedhje është Albin Kurti. Sjellja e tij e papërgjegjshme… dhe mungesa e vullnetit të tij politik që me e mbërri konsensusin”, tha ai.

Tahiri shtoi se është hera e parë që Kosova shkon në zgjedhje në një situatë kur partia fituese kishte marrë mbi 50 për qind të votave. Ai kritikoi Kurtin edhe për mënyrën e menaxhimit të procesit të zgjedhjes së presidentit, duke thënë se PDK kishte kërkuar marrëveshje politike dhe pajtim për procesin, por sipas tij, Vetëvendosje kishte insistuar vetëm në emra konkretë.

“Është hera e parë që vendi jonë shkon në zgjedhje në kohën kur Albin Kurti i ka fitu 51.1 për qind të votave…Ne kemi thanë: ti i ke 57 numra, na i kemi 22, bashkërisht munum me zgjedh presidentin… Eja arrijmë marrëveshje për formën dhe procesin”, deklaroi Tahiri shkruan Telegrafi.

Arian Tahiri nga PDK në “Përballje Podcast” me kryredaktorin e Telergafit, Muhamet HajrullahuFoto: Floriana Alija

Ai tha se PDK kishte ofruar edhe mbështetje për një kandidat konsensual. Sipas ish-deputetit të PDK-së, insistimi i Kurtit në emra individualë pa marrëveshje paraprake politike ka qenë arsyeja pse procesi ka dështuar.

“Te kandidati konsensual nga familja Jashari e kemi ofru mbështetjen e plotë, pa asnjë rezervë. Përderisa ne kemi qenë duke fol për procesin, për formën, ai përcjell emra”, deklaroi Tahiri.

Tahiri akuzoi Vetëvendosjen se ka përdorur krizën politike për të larguar vëmendjen nga problemet ekonomike dhe sociale në vend.

“Qëllimi ka qenë i Lëvizjes Vetëvendosje me e humbë vëmendjen prej temave e sfidave aktuale të kohës e me i prodhu sfida politike”, tha ai.

Ai u bëri thirrje qytetarëve që në zgjedhjet e ardhshme të mbështesin ndryshimin politik.

“Kosova ka nevojë mu ndryshu, ka nevojë mu kthy në epokën e saj të zhvillimit, të respektit, të mirëqenies”, deklaroi Tahiri./Telegrafi/.

You Might Also Like

Oferta e Kurtit për Abdixhikut: Zv.kryeministrin dhe disa ministri, jemi të interesuar për bashkëqeverisje
Kurti: Jemi për president konsensual, por nëse vijmë tek presidenti partiak, parti për parti jemi vetë ne
Kurti i pyet gazetarët nëse “dikush prej juve i do zgjedhjet e reja”, përgjigjet vetë: Askush pra
Kurti thotë se për vazhdim të seancës vendos Avni Dehari: S’kam ndërmend ta takojë, kam shumë punë
Albin Kurti pas takimit me Abdixhikun: LDK po e kërkon presidentin, por nuk i ka 30 vota as për ta propozuar emrin

LEXO GJITHASHTU

Action for Mothers and Children zgjeron edukimin dhe mbështetjen për gjidhënien
TOP Momenti
Action for Mothers and Children zgjeron edukimin dhe mbështetjen për gjidhënien
TOP Momenti
A do të mbahet vazhdimi i seancës konstituive? Deklarohet Kurti
A do të mbahet vazhdimi i seancës konstituive? Deklarohet Kurti
TOP Momenti
Aksident trafiku në Shkup, humb jetën një 19-vjeçar
Aksident trafiku në Shkup, humb jetën një 19-vjeçar
TOP Momenti
Kurti pas takimit me Abdixhikun: Kemi dallim drastik mes rezultatit zgjedhor dhe kërkesave të LDK-së
Kurti pas takimit me Abdixhikun: Kemi dallim drastik mes rezultatit zgjedhor dhe kërkesave të LDK-së
TOP Momenti

You Might Also Like

Albin Kurti pas takimit me Abdixhikun: LDK po e kërkon presidnetin por nuk i ka 30 vota as për ta propozuar emrin
Lajme

Albin Kurti pas takimit me Abdixhikun: LDK po e kërkon presidnetin por nuk i ka 30 vota as për ta propozuar emrin

August 7, 2026
Negociatat me Abdixhikun për Presidentin, Kurti: Dallime drastike mes kërkesave të LDK’së dhe rezultatit zgjedhor
Lajme

Negociatat me Abdixhikun për Presidentin, Kurti: Dallime drastike mes kërkesave të LDK’së dhe rezultatit zgjedhor

August 7, 2026
Abdixhiku: I kërkova Kurtit ta konstituojë Kuvendin sonte, më pas i kemi edhe 25 ditë kohë nëse duam të gjejmë zgjidhje 
Lajme

Abdixhiku: I kërkova Kurtit ta konstituojë Kuvendin sonte, më pas i kemi edhe 25 ditë kohë nëse duam të gjejmë zgjidhje 

August 7, 2026
Seanca konstituive vazhdon sonte në mbrëmje vonë, s’dihet ende ora
Lajme

Seanca konstituive vazhdon sonte në mbrëmje vonë, s’dihet ende ora

August 7, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?