By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Arben Gashi kërkon zgjedhje të reja në LDK: Jo për me u nda, por me u bashku rreth një lidershipi të ri
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Arben Gashi kërkon zgjedhje të reja në LDK: Jo për me u nda, por me u bashku rreth një lidershipi të ri
Lajme

Arben Gashi kërkon zgjedhje të reja në LDK: Jo për me u nda, por me u bashku rreth një lidershipi të ri

Momenti
Published: June 26, 2026

Arben Gashi nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka kërkuar zgjedhje brenda partisë, në mënyrë që të ‘’bashkohen rreth një legjitimiteti dhe lidershipi të ri’’.

Gashi, në reagimin e tij, ka thënë se kapitali më i madh i një parti është besimi, dhe se, kur nuk arrin që ta fitosh besimin e shumicës për disa zgjedhjeve, atëherë duhet të kërkohen përgjigje e jo fajtorë.

Your browser does not support the video tag.

‘’ LDK-ja asht ma shumë se nji parti. Asht tradita politike që i ka vu themelet Republikës, ka mbrojt demokracinë, orientimin euroatlantik dhe ekonominë e lirë. Pikërisht për këtë, duhet me qenë shembull jo vetëm në fitore, por edhe në mënyrën se si përballet me sfidat. Kur mungon suksesi, duhet me mbizotëru arsyeja mbi emocionin, institucioni mbi individin dhe interesi i LDK-së e i Kosovës mbi çdo interes personal. Demokracia e brendshme nuk asht rrezik; ajo asht forca jonë ma e madhe’’, ka shkruar Gashi mes tjerash.

Postimi:

Your browser does not support the video tag.

Besimi asht kapitali ma i madh i nji force politike. Ai nuk ndërtohet mbi individë, por mbi ideale, vlera dhe nji program që i shërben shtetit, lirisë, ekonomisë së tregut, pronës private dhe zhvillimit. Pikërisht ky besim i bashkon njerëzit në nji parti dhe i bind qytetarët me ia besu drejtimin e vendit.

Kur për disa zgjedhje me radhë nuk arrijmë me e fitu besimin e shumicës, nuk duhet me kërku fajtorë. Duhet me kërku përgjigje. Në politikën e qendrës së djathtë, përgjegjësia asht virtyt, jo dobësi. Vetëm përmes reflektimit, meritës dhe përgjegjësisë rikthehet besimi.

LDK-ja asht ma shumë se nji parti. Asht tradita politike që i ka vu themelet Republikës, ka mbrojt demokracinë, orientimin euroatlantik dhe ekonominë e lirë. Pikërisht për këtë, duhet me qenë shembull jo vetëm në fitore, por edhe në mënyrën se si përballet me sfidat.

Kur mungon suksesi, duhet me mbizotëru arsyeja mbi emocionin, institucioni mbi individin dhe interesi i LDK-së e i Kosovës mbi çdo interes personal. Demokracia e brendshme nuk asht rrezik; ajo asht forca jonë ma e madhe.

Prandaj, zgjedhjet nuk janë problemi. Zgjedhjet janë zgjidhja. Janë mekanizmi që rikthen legjitimitetin, besimin dhe energjinë për nji cikël të ri politik.

As LDK-së e as Kosovës nuk i shkon për shtat vendi i tretë. Kjo nuk mundet me u ba normalitet. Anëtarësia, strukturat dhe elektorati ynë kërkojnë ma shumë. Kërkojnë nji LDK që fiton, që qeveris dhe që udhëheq me vizion.

Le t’i kthehemi burimit të forcës sonë: demokracisë, meritokracisë dhe vlerave. Le të shkojmë në zgjedhje brenda LDK-së, jo me u nda, por me u bashku rreth nji legjitimiteti të ri, nji lidershipi të ri dhe nji misioni të përbashkët.

Nji LDK ma e fortë. Nji Kosovë ma e zhvillume. Për nji LDK moderne që fiton prap besimin e qytetarëve.

Përpara LDK!

The post Arben Gashi kërkon zgjedhje të reja në LDK: Jo për me u nda, por me u bashku rreth një lidershipi të ri appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Nesër në Kamenicë varrosën dy motrat që humbën jetën në aksident në Gjermani
Shtëpia botuese DUKAGJINI prezanton tekstet shkollore dhe pakon e plotë të materialeve mësimore për klasat 1-9
Spanja dhe Zvicra dërgojnë ekipet e para të shpëtimit në Venezuelë
Muja: Asnjë kandidat partiak nuk i ka votat për President
Nushi: Kurti mund të mposhtet vetëm me angazhim serioz politik

You Might Also Like

ZKA përfundon 145 auditime, Halilaj: 9 ministri dhe 32 komuna morën opinione jo të mira
Lajme

ZKA përfundon 145 auditime, Halilaj: 9 ministri dhe 32 komuna morën opinione jo të mira

June 26, 2026
Fetoshi: Vuçiq e keqpërdor artikullin e FAZ-it për të mohuar “Sarajevo Safari-in”
Lajme

Fetoshi: Vuçiq e keqpërdor artikullin e FAZ-it për të mohuar “Sarajevo Safari-in”

June 26, 2026
Një betejë për mbijetesë – jo veç e Lumirit
Lajme

Një betejë për mbijetesë – jo veç e Lumirit

June 26, 2026
Ish-këshilltari i Trumpit, Bolton, pranon fajësinë pranon fajësinë për keqmenaxhimin e dokumenteve të klasifikuara
Lajme

Ish-këshilltari i Trumpit, Bolton, pranon fajësinë pranon fajësinë për keqmenaxhimin e dokumenteve të klasifikuara

June 26, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?