By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Anulohet ndërtimi i kullës në Londër, Mick Jagger e Eric Clapton në krah të banorëve
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Anulohet ndërtimi i kullës në Londër, Mick Jagger e Eric Clapton në krah të banorëve
Lajme

Anulohet ndërtimi i kullës në Londër, Mick Jagger e Eric Clapton në krah të banorëve

Momenti
Published: May 17, 2026

Personazhe të famshëm, përfshirë vokalistin e grupit “Rolling Stones”, Mick Jagger ia kanë dalë të pengojnë planet për të ndërtuar një kullë 29-katëshe në brigjet e lumit Tamiz në Londër.

Jagger, së bashku me yllin e rokut Eric Clapton, aktoren Felicity Kendal dhe komedianin Harry Hill, luftuan për dy vjet kundër kompanisë “Rockwell Property” që planifikonte të ndërtonte një kullë 100 metra pranë Urës Battersea në jugperëndim të Londrës.

Your browser does not support the video tag.

Jagger, 82 vjeç, i cili ka pasur një shtëpi në bregun verior që nga fillimi i viteve 1960, ashtu si edhe shoku i tij i grupit Keith Richards, thanë se kulla nuk kishte “kuptim” dhe ishte “krejtësisht e gabuar në çdo nivel”.

Mick Jagger wins battle to block tower on Thames bank

Jagger i tha gazetës “Chelsea Citizen” në mars se ai kishte “jetuar në këtë zonë për një kohë të gjatë dhe më intereson se çfarë do t’i ndodhte. Nëse kjo vazhdon, mund të çojë në ndërtimin e më shumë ndërtesave të larta… duke e ndryshuar përgjithmonë këtë pjesë të mrekullueshme të bregut të lumit Tamiz”.

Clapton, 81 vjeç, paralajmëroi se nëse planet miratoheshin, do të ishte një “leje e lirë për të gjithë zhvilluesit e tjerë të ndërtonin kulla përgjatë lumit”. Ai shtoi: “Këta zhvillues nuk u intereson fare se çfarë mendon dikush. Ata e bëjnë këtë vetëm për para.”

The Guardian shkruan se Rockwell Property fillimisht propozoi ndërtimin e një kulle 34-katëshe me 142 apartamente, e cila më vonë u reduktua në 110 apartamente, duke përfshirë 54 shtëpi të përballueshme, së bashku me parkim nëntokësor dhe një përzierje hapësirash tregtare.

Celebrities including Mick Jagger and Eric Clapton have defeated plans to  build a 29-storey tower on the banks of the River Thames. They, and along  with many others, fought the developer Rockwell

Zhvilluesi argumentoi se projekti trajtonte “një nevojë urgjente për banesa të reja me cilësi të lartë” në Londër .

Këshilli i Wandsworth i hodhi poshtë planet, duke përmendur “lartësinë dhe shkallën e tepërt” të projektit, duke shtuar se ai “do të përfaqësonte një ndryshim transformues të papranueshëm dhe të papërshtatshëm brenda vendndodhjes që do të dëmtonte ndjeshëm karakterin hapësinor të të njëjtës vendndodhje”. Ai tha gjithashtu se kulla do të prishte horizontin dhe do të “shkatërronte” jetën e fqinjëve. Autoriteti i Londrës së Madhe mbështeti vendimin e këshillit.

Rockwell apeloi, por nuk sërish nuk ia doli. Pas një seance dëgjimore publike 8-ditore, inspektorja e planifikimit Joanna Gilbert tha: “Propozimi do të shkaktonte dëm në karakterin e peizazhit urban në disa pamje të identifikuara nga drejtime dhe distanca të ndryshme.”

The post Anulohet ndërtimi i kullës në Londër, Mick Jagger e Eric Clapton në krah të banorëve appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Oferta e Kurtit për Abdixhikut: Zv.kryeministrin dhe disa ministri, jemi të interesuar për bashkëqeverisje
Kurti: Jemi për president konsensual, por nëse vijmë tek presidenti partiak, parti për parti jemi vetë ne
Kurti i pyet gazetarët nëse “dikush prej juve i do zgjedhjet e reja”, përgjigjet vetë: Askush pra
Kurti thotë se për vazhdim të seancës vendos Avni Dehari: S’kam ndërmend ta takojë, kam shumë punë
Albin Kurti pas takimit me Abdixhikun: LDK po e kërkon presidentin, por nuk i ka 30 vota as për ta propozuar emrin

LEXO GJITHASHTU

A do të mbahet vazhdimi i seancës konstituive? Deklarohet Kurti
A do të mbahet vazhdimi i seancës konstituive? Deklarohet Kurti
TOP Momenti
Aksident trafiku në Shkup, humb jetën një 19-vjeçar
Aksident trafiku në Shkup, humb jetën një 19-vjeçar
TOP Momenti
Kurti pas takimit me Abdixhikun: Kemi dallim drastik mes rezultatit zgjedhor dhe kërkesave të LDK-së
Kurti pas takimit me Abdixhikun: Kemi dallim drastik mes rezultatit zgjedhor dhe kërkesave të LDK-së
TOP Momenti
Albin Kurti pas takimit me Abdixhikun: LDK po e kërkon presidnetin por nuk i ka 30 vota as për ta propozuar emrin
Albin Kurti pas takimit me Abdixhikun: LDK po e kërkon presidnetin por nuk i ka 30 vota as për ta propozuar emrin
Lajme
Negociatat me Abdixhikun për Presidentin, Kurti: Dallime drastike mes kërkesave të LDK’së dhe rezultatit zgjedhor
Negociatat me Abdixhikun për Presidentin, Kurti: Dallime drastike mes kërkesave të LDK’së dhe rezultatit zgjedhor
Lajme

You Might Also Like

Abdixhiku: I kërkova Kurtit ta konstituojë Kuvendin sonte, më pas i kemi edhe 25 ditë kohë nëse duam të gjejmë zgjidhje 
Lajme

Abdixhiku: I kërkova Kurtit ta konstituojë Kuvendin sonte, më pas i kemi edhe 25 ditë kohë nëse duam të gjejmë zgjidhje 

August 7, 2026
Seanca konstituive vazhdon sonte në mbrëmje vonë, s’dihet ende ora
Lajme

Seanca konstituive vazhdon sonte në mbrëmje vonë, s’dihet ende ora

August 7, 2026
Lumir Abdixhiku: Oferta e Kurtit për qeverisje s’është e dinjitetshme për LDK, duam të propozojmë emrin për President
Lajme

Lumir Abdixhiku: Oferta e Kurtit për qeverisje s’është e dinjitetshme për LDK, duam të propozojmë emrin për President

August 7, 2026
Abdixhiku pas takimit me Kurtin: Jemi shumë larg marrëveshjes
Lajme

Abdixhiku pas takimit me Kurtin: Jemi shumë larg marrëveshjes

August 7, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?