By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Anulime rezervimesh në Vlorë, sektori i turizmit shpreh shqetësim
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Anulime rezervimesh në Vlorë, sektori i turizmit shpreh shqetësim
TOP Momenti

Anulime rezervimesh në Vlorë, sektori i turizmit shpreh shqetësim

Momenti
Published: June 13, 2026

Sezoni turistik në Vlorë ka nisur me tregues pozitivë, duke shënuar një rritje prej rreth 13% gjatë muajve mars, prill dhe maj krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Megjithatë, operatorët turistikë dhe bizneset e akomodimit po shprehin shqetësime për ndikimin që mund të kenë zhvillimet e fundit në vend mbi ecurinë e sezonit.

Sipas përfaqësuesve të sektorit, ditët e fundit janë regjistruar raste të anulimit të rezervimeve nga turistë të huaj, të cilët kanë kërkuar më shumë informacion lidhur me situatën në Shqipëri. Kreu i operatorëve turistikë të jugut, Vasil Bedinaj, deklaroi se çdo pasiguri apo perceptim negativ për vendin mund të ndikojë drejtpërdrejt në vendimet e turistëve për të zgjedhur Shqipërinë si destinacion pushimesh.

Your browser does not support the video tag.

Gjatë një takimi të zhvilluar mes operatorëve turistikë, u shpreh shqetësimi se protestat e vazhdueshme mund të kenë pasoja jo vetëm për industrinë e turizmit, por edhe për sektorë të tjerë të ekonomisë që lidhen me të. Sipas tyre, imazhi i vendit është ndërtuar me përpjekje të mëdha ndër vite dhe çdo zhvillim që krijon pasiguri mund të reflektohet në uljen e interesit të vizitorëve.

Megjithatë, turistët që ndodhen aktualisht në Vlorë kanë reagime të ndryshme lidhur me situatën. Disa prej tyre deklarojnë se protestat nuk ndikojnë në planet e tyre të udhëtimit dhe se nuk ndihen të rrezikuar. Vizitorë nga Polonia shprehen se janë informuar për protestat përpara se të mbërrinin në Shqipëri, por kjo nuk i ka penguar të vizitojnë vendin dhe të shijojnë bukuritë natyrore që ofron.

Your browser does not support the video tag.

Ndërsa disa turistë pranojnë se situata mund të krijojë një perceptim jo plotësisht pozitiv, shumica theksojnë se nuk kanë hasur probleme gjatë qëndrimit të tyre.

Pavarësisht shqetësimeve të ngritura nga operatorët turistikë, pritshmëritë mbeten optimiste. Sektori shpreson që Shqipëria të regjistrojë një tjetër sezon të suksesshëm, pas vitit rekord kur vendi u vizitua nga më shumë se 12 milionë turistë të huaj./Top Channel

You Might Also Like

Java e dhurimit të gjakut mobilizon qytetarët në mbarë vendin
PDK says they will not form a coalition with LVV, analysts skeptical about Kurti’s offer
Ministri shqiptar i Mbrojtjes në Pentagon: SHBA mbeten “Partneri më strategjik i Shqipërisë”
Nga PDK thonë se s’bëjnë koalicion me LVV-në, analistët skeptikë për ofertën e Kurtit
Të vjedhura jashtë vendit, sekuestrohen 13 varëse me gurë diamanti, mbi 15 kg ari e ora të markave të ndryshme – Policia e Shtetit publikon pamje

You Might Also Like

​Basha e homologu i tij nga Shqipëria flasin për projektin hekurudhor Prishtinë-Durrës
TOP Momenti

​Basha e homologu i tij nga Shqipëria flasin për projektin hekurudhor Prishtinë-Durrës

June 13, 2026
Përleshje në Burgun e Idrizovës
TOP Momenti

Përleshje në Burgun e Idrizovës

June 13, 2026
Përfundon numërimi i votave në përfaqësitë diplomatike, LVV mbi 83 për qind të votave
TOP Momenti

Përfundon numërimi i votave në përfaqësitë diplomatike, LVV mbi 83 për qind të votave

June 13, 2026
Snopçe: Premtimet për mbylljen e kazinove nuk mund të zëvendësohen me zgjidhje gjysmake
TOP Momenti

Snopçe: Premtimet për mbylljen e kazinove nuk mund të zëvendësohen me zgjidhje gjysmake

June 13, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?