By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Anëtarja e AAK-së kritikon VV: Prezantimi i listës në Gjakovë synon ndikim politik në prag të zgjedhjeve
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Anëtarja e AAK-së kritikon VV: Prezantimi i listës në Gjakovë synon ndikim politik në prag të zgjedhjeve
Lajme

Anëtarja e AAK-së kritikon VV: Prezantimi i listës në Gjakovë synon ndikim politik në prag të zgjedhjeve

Momenti
Published: May 18, 2026

Anëtarja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Gjakovë, Edona Cana-Lipoveci, ka reaguar ndaj Lëvizjes Vetëvendosje, e cila dje ka zgjedhur Gjakovën për prezantimin e listës së kandidatëve për zgjedhjet e 7 qershorit.

Sipas saj, zgjedhja e Gjakovës nuk është rastësore, por ka një domethënie politike, duke theksuar se ky qytet mbetet i rëndësishëm në garën elektorale dhe në balancat politike lokale.

Your browser does not support the video tag.

Ajo tha se Gjakova është zgjedhur si vend prezantimi për shkak të rëndësisë së saj politike dhe rezultateve të mëhershme zgjedhore të Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në këtë komunë.

Cana-Lipoveci theksoi se kandidati për kryeministër nga kjo parti vjen pikërisht nga Gjakova dhe se, pavarësisht “gjuhës së urrejtjes, sulmeve dhe përpjekjeve për ta lodhur politikisht”, kryetari aktual i komunës, Ardian Gjini, ka siguruar edhe mandatin e tretë.

“Sepse Gjakova nuk është zgjedhur rastësisht. Është zgjedhur sepse aty dhemb, sepse është qyteti ku vazhdon me humbë e kjo nuk është vetëbesim miq të dashur…Sepse kandidati më i denjë për kryeministër është pikërisht nga Gjakova”, shkruan ajo.

Ajo shtoi se rezultatet në Gjakovë, sipas saj, tregojnë se qytetarët nuk e kanë harruar periudhën e mungesës së investimeve dhe bllokimeve institucionale në komunë, duke e cilësuar Aleancën si forcën më të votuar në qytet.

Në reagimin e saj, ajo kritikoi gjithashtu mënyrën e prezantimit të listës nga VV, duke thënë se në disa raste është lënë në hije identiteti i subjektit politik, duke e quajtur këtë një paraqitje të paqartë politike dhe të pazakontë për një subjekt qeverisës.

“Prandaj erdhën në Gjakovë, për ta fituar qytetin jo se jo, por për ta bindur veten se nuk po tremben…E ironia?  Në fund, edhe prezantimi ishte interesant: shumë “lista fituese”, pak subjekt, diku-diku harruan edhe ta përmendin….  E kur emri i partisë fillon të mungojë, po doket ma shumë si sponzor teknik, si me thanë jam djali i “51 porqinshit””.

The post Anëtarja e AAK-së kritikon VV: Prezantimi i listës në Gjakovë synon ndikim politik në prag të zgjedhjeve appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Mustafa për Express: S’ka arsye që të lidhet Presidenti me konstituimin, Kurti po iu bën presion opozitës sipas kuteve të tij
Kadrijaj: Kurti i fton partitë politike për të diskutuar për zgjidhje, por në fakt po e imponon agjendën e vet dhe kushtet e veta
Ymeri: Nëse nuk thirret sot seanca, takimi i radhës është sheshi
Çfarë mesazhi po çon Kurti para bisedave me Abdixhikun: Takimet me LDK’në nuk janë lajm
Abdixhiku niset për takim me Kurtin: Kuvendi duhet të konstituohet sot, nëse vonesa po bëhet si taktikë, LDK s’nënshtrohet

LEXO GJITHASHTU

Abdixhiku para takimit me Kurtin: LDK s’nënshtrohet, Kuvendi të konstituohet sot
Abdixhiku para takimit me Kurtin: LDK s’nënshtrohet, Kuvendi të konstituohet sot
TOP Momenti
Kryeziu: Nëse Kuvendi nuk konstituohet sot, nuk ka sanksione kushtetuese, por ngërçi mund të zgjasë pafund
Kryeziu: Nëse Kuvendi nuk konstituohet sot, nuk ka sanksione kushtetuese, por ngërçi mund të zgjasë pafund
TOP Momenti
Gjykata Kushtetuese në RMV për herë të parë kallëzon një gjyqtar
Gjykata Kushtetuese në RMV për herë të parë kallëzon një gjyqtar
TOP Momenti
Arabia Saudite, Pakistani dhe Turqia arrijnë marrëveshje për mbrojtje të ndërsjellë në stilin e NATO-s
Arabia Saudite, Pakistani dhe Turqia arrijnë marrëveshje për mbrojtje të ndërsjellë në stilin e NATO-s
Lajme
Vranësira në disa zona të Kosovës, IHMK-ja paralajmëron rrufe e breshër
Vranësira në disa zona të Kosovës, IHMK-ja paralajmëron rrufe e breshër
Lajme

You Might Also Like

Shi i rrëmbyeshëm në Skenderaj dhe Mitrovicë – pamje
Lajme

Shi i rrëmbyeshëm në Skenderaj dhe Mitrovicë – pamje

August 7, 2026
I dyshuari për të shtënat në një shkollë ka vdekur, thotë kryeministri i Tajlandës
Lajme

I dyshuari për të shtënat në një shkollë ka vdekur, thotë kryeministri i Tajlandës

August 7, 2026
Pacolli: Për presidentin nuk mjaftojnë vetëm votat e shumicës
Lajme

Pacolli: Për presidentin nuk mjaftojnë vetëm votat e shumicës

August 7, 2026
Temperaturat 32 gradë, por IHMK paralajmëron për stuhi e breshër në disa zona të vendit sot
Lajme

Temperaturat 32 gradë, por IHMK paralajmëron për stuhi e breshër në disa zona të vendit sot

August 7, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?