Kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku, Lutfi Haziri dhe Vjosa Osmani s’kanë pranuar që të japin ndonjë qëndrim për çështjen e takimit me Albin Kurtin për çështjen e presidentit.
I pari që ka dalë nga selia e LDK’së për të shkuar në takim me Kurtin, Lumir Abdixhiku, vetëm i ka pyetur gazetarët “si jeni”, ndonëse është pyetur se a po shkojnë me emër për president në takim me Kurtin.
Njejtë kanë vepruar edhe Haziri e Osmani teksa bashkë kanë lëshuar zyrat e LDK’së.

The post Abdixhiku, Osmani e Haziri s’pranojnë të tregojnë nëse në takim me Kurtin po shkojnë me emër për President appeared first on Gazeta Express.

