By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Analistët për seancën konstituive të së enjtes: Sfida e vërtetë mbetet zgjedhja e presidentit
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Analistët për seancën konstituive të së enjtes: Sfida e vërtetë mbetet zgjedhja e presidentit
TOP Momenti

Analistët për seancën konstituive të së enjtes: Sfida e vërtetë mbetet zgjedhja e presidentit

Momenti
Published: August 3, 2026

Këtë të enjte pritet të mbahet seanca konstituive e Legjislaturës XI të Kuvendit të Republikës së Kosovës, e dalë nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 7 qershorit.

Në prag të kësaj seance, analistët politikë Melazim Koci dhe Dritëro Arifi kanë ndarë vlerësimet e tyre për zhvillimet që priten në skenën politike.

Your browser does not support the video tag.

Analisti politik Melazim Koci vlerëson se nuk pret pengesa për konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë, duke argumentuar se Lëvizja Vetëvendosje, së bashku me deputetët e pakicave joserbe, i ka numrat e nevojshëm.

“Nuk shoh asnjë problem në konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë, sepse VV bashkë me pakicat joserbe ka 62 ose 63 mandate”, tha ai.

Por, siç vlerësoi Koci ndërlikim të situatës me shumë gjasa do të ketë rreth zgjedhjes së presidentit/presidentes.

“VV me asnjërën nga partitë politike nuk mund të bëjë zgjedhjen e presidentit/presidentes, sepse LDK nuk është unike dhe nuk do të ketë në disponim 18 mandate të nevojshme. Në PDK gjithashtu ka dy qëndrime të deputetëve rreth bashkëpunimit me VV. Aleanca nuk ka mandate të mjaftueshme”, tha ai.

Si rrugëdalje nga një krizë e mundshme, ai propozon që opozita të bashkohet rreth disa emrave të pranueshëm për president, të cilët më pas t’i ofrohen Vetëvendosjes për përzgjedhje.

“Zgjidhja e vetme për të tejkaluar këtë krizë të stërzgjatur është që opozita e bashkuar të unifikohen dhe të identifikojnë 4 – 5 kandidatë partiak ose jopartiak dhe t’ia ofrojnë VV, që pastaj dy prej tyre sipas zgjedhjes së Vetëvendosjes të dalin në votim. Partia e parë (VV) duhet ta kuptoj që nuk i takojnë të gjitha postet kryesore. Kuorumi këtë tërthorazi e thotë qartë. Ai (kuorumi) nuk është formalitet, por mekanizëm që është në funksion të balancimit të pushteteve, që është esenca e çdo demokracie parlamentare”.

​Deputetëve iu dërgohen ftesat për seancë konstituive, ky është rendi i ditës

Sipas tij, kuorumi është instrumenti që obligon partinë e parë të bëjë kompromis dhe që nuk lejon përqëndrimin e të gjitha posteve më të larta të një partie.

“Në esencë kuorumi është mekanizmi që frenon lëvizjen e një demokracie drejtë autokracisë”.

Siç tha Koci: “Pra, mbeten dy dilema – a do të pranoj VV që presidenti/presidentja t’i takoj opozitës dhe a do të arrijë opozita të unifikohet rreth emrave të propozuar për postin më të lartë të vendit. Pala që nuk do të pajtohet me këtë logjikë do të marrë përgjegjësinë e shkuarjes së Kosovës në zgjedhje tjera”.

Koci vlerësoi se rrëfimet për bashkëqeverisje nuk kanë asnjë kuptim “sepse kur një forcë politike ka 62-63 mandate, bashkëqeverisja është dekor dhe asgjë më shumë. Marrë në tërësi problemi nuk është te Kushtetuta, kuorumi ose te sistemi politik, por te mungesa e kompromisit dhe kulturës demokratike”.

Koci theksoi se kjo klasë politike rrezikon të kompromitohet në planin e brendshëm nëse sërish e dërgon vendin në zgjedhje.

“Në planin e jashtëm Kosova është duke humbur shumë në kredibilitet dhe pa vetëdije është duke ushqyer tezën shoveniste serbe dhe të kundërshtarëve tjerë të shtetësisë së Kosovës, që kanë pohuar dhe pohojnë se shqiptarët nuk kanë aftësi shtetëformuese. Zgjedhjet e shpeshta janë duke u dhënë argumente dhe justifikim gjitha vendeve (Rusia, Kina, 5-shja e BE-së) që refuzojnë njohjen e pavarësisë së Kosovës. Është koha e fundit që të gjitha forcat politike të sakrifikojnë diçka për të nxjerrë Kosovën nga kjo krizë e rëndë”.

Ndërkaq, analisti Dritëro Arifi është më skeptik për zhvillimet që mund të prodhojë seanca e së enjtes.

Ai thotë se në një demokraci funksionale, Kuvendi do të ishte konstituuar shumë më herët dhe fokusi do të ishte te programi qeverisës, e jo te çështjet procedurale.

“Në kushte normale, kjo nuk do të ishte temë. Do të dihej se për çfarë po negociohet dhe cilat politika do të ndiqte qeveria e re”, tha Arifi.

Sipas tij, debati politik është reduktuar në çështje teknike që nuk adresojnë problemet reale të vendit.

“Edhe nëse bëhet diçka, nuk pres përmbajtje serioze. Ka një vazhdimësi të gjendjes së njëjtë të këtyre gjashtë viteve. Nuk pres ndonjë zhvillim sinjifikativ që do ta transformonte shoqërinë kosovare”, u shpreh ai.

Arifi vlerëson se, edhe nëse sigurohen numrat për formimin e institucioneve, kjo nuk garanton stabilitet afatgjatë.

“Numrat mund të jenë për Kuvendin dhe ndoshta edhe për Qeverinë, por kjo nuk e zgjidh problemin. Pas dy muajsh mund të jemi sërish në të njëjtën situatë”, theksoi ai.

Sipas tij, mungesa e debatit për politikat publike dhe përmbajtjen e qeverisjes është shqetësimi kryesor, ndërsa fokusimi vetëm te emërimet politike nuk sjell zgjidhje për qytetarët.

Në fund, Arifi nuk e përjashton mundësinë që vendi të përballet sërish me zgjedhje të reja, nëse vazhdon e njëjta logjikë e veprimit politik. /Telegrafi/

You Might Also Like

Mickoski: Të drejtat e bullgarëve në Maqedoni garantohen me kushtetutë, por e njejta nuk ndodh me maqedonasit në Bullgari
Përplasen dy mjete lundruese tek Rana e Hedhun, ndërron jetë një person
Policia, në koordinim të ngushtë me Prokurorinë, AKI-në dhe Drejtorinë për Hetimin e Krimeve të Luftës, kreu operacionet në veri
Thirrje për studentët, Penda ofron bursa për vitin akademik 2026/2027
Shërbim i ri në eKosova, pronarët e automjeteve do të njoftohen 15 ditë para skadimit të afatit të regjistrimit të automjetit

LEXO GJITHASHTU

Rizvanolli kërkon hetim për vdekjen tragjike të punëtorit të KEK-ut
Rizvanolli kërkon hetim për vdekjen tragjike të punëtorit të KEK-ut
Lajme
Raushiqi i Pejës tash katër ditë pa ujë të pijshëm, banorët kërkojnë zgjidhje
Raushiqi i Pejës tash katër ditë pa ujë të pijshëm, banorët kërkojnë zgjidhje
Lajme
Ministria e Arsimit ka një thirrje për prindërit
Ministria e Arsimit ka një thirrje për prindërit
Lajme
SHBA-ja dërgon një aeroplanmbajtës afër Hormuzit
SHBA-ja dërgon një aeroplanmbajtës afër Hormuzit
Lajme
Neonazisti gjerman dyshohet për zjarrin vdekjeprurës të vitit 1970 në një shtëpi pleqsh hebreje
Neonazisti gjerman dyshohet për zjarrin vdekjeprurës të vitit 1970 në një shtëpi pleqsh hebreje
Lajme

You Might Also Like

Kosova, Ukraina dhe sprova e koherencës
TOP Momenti

Kosova, Ukraina dhe sprova e koherencës

August 20, 2026
ShBA-ja do ta deportojë në Kosovë, ish-informatorin e CIA-s që u infiltrua në Al-Kaida
TOP Momenti

ShBA-ja do ta deportojë në Kosovë, ish-informatorin e CIA-s që u infiltrua në Al-Kaida

August 20, 2026
Ra në kontakt me tensionin elektrik, vdes edhe një punëtor i KEK-ut në vendin e punës
TOP Momenti

Ra në kontakt me tensionin elektrik, vdes edhe një punëtor i KEK-ut në vendin e punës

August 20, 2026
Revizioni konstaton shkelje të shumta në konviktin studentor “Pellagonia”
TOP Momenti

Revizioni konstaton shkelje të shumta në konviktin studentor “Pellagonia”

August 20, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?