Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në NATO, Matthew Whitaker, ka renditur prioritetet strategjike të Washingtonit, duke e cilësuar Evropën si prioritetin e katërt.
Whitaker tha se prioriteti i parë i SHBA-së është mbrojtja e territorit amerikan, ndërsa i dyti është hemisfera perëndimore.
Sipas tij, prioriteti i tretë është rajoni i Paqësorit, ndërsa Evropa renditet në vendin e katërt.
U.S. Ambassador to NATO Matthew Whitaker on U.S. strategic priorities:
— Clash Report (@clashreport) September 23, 2026
Number one is the homeland.
Number two is our own hemisphere.
Number three is the Pacific.
Number four is Europe. It doesn’t mean we’re abandoning Europe. We’re just asking Europeans to step forward and… pic.twitter.com/p7SgxugUkX
Megjithatë, Whitaker theksoi se kjo nuk nënkupton se Shtetet e Bashkuara po e braktisin Evropën.
“Numri katër është Evropa. Kjo nuk do të thotë se po e braktisim Evropën. Thjesht po u kërkojmë evropianëve të marrin më shumë përgjegjësi dhe të barazojnë kontributin e tyre”, tha ai.
Deklaratat vijnë në një kohë kur aleatët evropianë të NATO-s po përballen me presion në rritje për të rritur shpenzimet e mbrojtjes dhe për të marrë një rol më të madh në sigurinë e kontinentit. /Telegrafi
The post Ambasadori amerikan në NATO tregoi katër prioritetet strategjike të Uashingtonit – Evropa e fundit appeared first on Gazeta Express.

