By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Alarmon Rashiq: Vuçiqi bashkë me Radoiçiqin prapa kërcënimeve dhe shantazhit të serbëve të Kosovës
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Alarmon Rashiq: Vuçiqi bashkë me Radoiçiqin prapa kërcënimeve dhe shantazhit të serbëve të Kosovës
Lajme

Alarmon Rashiq: Vuçiqi bashkë me Radoiçiqin prapa kërcënimeve dhe shantazhit të serbëve të Kosovës

Momenti
Published: May 18, 2026

Ministri në detyrë për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, ka akuzuar Listën Serbe dhe strukturat politike të lidhura me presidentin serb Aleksandër Vuçiq për presion sistematik ndaj serbëve të Kosovës në prag të zgjedhjeve të 7 qershorit.

Rashiq, i cili është edhe kryetar i Partisë për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, thotë se klima politike në komunitetin serb është rënduar ndjeshëm dhe se, sipas tij, po përdoren metoda të frikësimit psikologjik, institucional dhe fizik për të siguruar mbështetje politike për Listën Serbe.

Your browser does not support the video tag.

Ai, në intervistën zgjedhore të KosovaPress, e cilëson subjektin e drejtuar nga Zlatan Elek si “degë të SNS-it të Vuçiqit”, duke pretenduar se mënyra e funksionimit të saj është e ngjashme me strukturat autoritare në Serbi. Sipas ministrit të vetëm serb në qeveritë “Kurti 2” dhe “Kurti 3”, presioni politik por edhe fizik ndaj qytetarëve është intensifikuar më shumë se në proceset e mëparshme zgjedhore.

“Kësaj radhe një ekstremizëm shtesë është shtuar në këtë proces, sepse unë e di çfarë është arsyeja në nivelin rajonal, dhe në Serbi në veçanti, sikur që e dini, Lista Serbe është një ekspoziturë ose një degë e SNS-it të Vuçiqit, njëri i cili është një diktator i paparë më herët dhe unë e di mënyrën se si funksionojnë, qoftë nga aspekti politik, ashtu edhe në aspektin më ekstrem, sikur që e kemi pasur rastin në Banjskë… 03:00 Atje, sikur në kohën e Gestapos, siç ma kanë përshkruar, unë nuk kam qenë, kanë disa dhoma, jo zyra të përshtatshme për maltretime fizike dhe psikike dhe aty bëjnë presion duke u treguar se të gjithë duhet të votojnë Listën Serbe, sepse në këtë rast, nëse votoni për Rashiqin, humbni vendin e punës dhe krejt benefitet që potencialisht i kanë, dhe jo vetëm ata personalisht, por edhe anëtarët e familjes së tyre. Prandaj mbi 20 persona kanë humbur, po flas vetëm për rajonin e Graçanicës”, thotë ai.

Ai tregon se persona të afërt me të janë ndaluar në kufi nga zyrtarë që prezantohen si përfaqësues të shërbimeve serbe të sigurisë, nga të cilët sipas tij janë marrë në pyetje për orë të tëra.

Qytetarët serbë, thotë ai po ndalohen në kufirin në Merdarë dhe po u kërkohet të sjellin foto që garantojnë votën për Listën Serbe.

“Strukturë e tërë e diktaturës që e kemi momentalisht në Beograd. (A është prapa Vuçiq?) Absolutisht, ky është ‘mastermind’, siç thuhet, në krejt këto procese dhe e dimë si ka vepruar deri më tani dhe po vazhdon të veprojë në të njëjtën formë. Po ju rikujtoj se në çdo proces zgjedhor, bashkëpunëtorët e mi, ata që janë identifikuar si aktivistë të mi, sikur edhe shokët e mi të cilët nuk kanë lidhje me politikë, janë ndalur në kufi… Secili prej tyre që është i angazhuar e ka për detyrim që për çdo vend pune që e kanë, të sjellin 10 foto të votave të cilat garantojnë se kanë votuar për Listën Serbe. E dyta, secili prej tyre duhet të sjellë së paku tre familjarë nga Serbia në Kosovë që të votojnë prapë për Listën Serbe. Prandaj, një shantazh në përmasa që i tejkalon të gjithë kufijtë normalë që i kemi pasur deri më tani. Një konkludim i shkurtër sa i përket pyetjes suaj: po, gjithmonë kemi pasur këto presione, por tani është edhe një nivel më lart, i cili me të vërtetë ka tejkaluar të gjithë kufijtë e normalitetit ose të asaj që një njeri mund ta imagjinojë se mund të ndodhë në të ardhmen”, deklaron Rashiq.

Sipas Rashiqit, organizimi politik dhe operativ i Listës Serbe kontrollohet nga struktura që veprojnë nga Serbia. Ai përmendi edhe emrin e Milan Radojičić, për të cilin tha se urdhrat merren pikërisht prej tij.

“Ai është, sa i përket operacioneve të tilla dhe organizimit, për shembull takimet që i kanë këta përfaqësues në thonjëza, ata nuk janë përfaqësues, por janë emëruar si të tillë. Për çdo takim dhe konsultim shkojnë në Kopaonik, nuk shkojnë në Beograd, sepse aty është qendra e fuqisë, të them kështu, ku të gjitha këto urdhra i marrin prej vetë Radojiçiqit. Kështu që për mua është e qartë si funksionon dhe nuk është ndonjë sekret, thënë të vërtetën, këtë e dinë të gjithë”, shton ai.

Ministri në detyrë u bëri thirrje institucioneve të Kosovës, përfshirë policinë dhe prokurorinë, që të reagojnë ndaj rasteve të pretenduara të presionit dhe shkeljes së të drejtave të qytetarëve.

Ndërkaq, shtoi se ka kërkuar reagim edhe nga bashkësia ndërkombëtare në Kosovë.

Në anën tjetër, Rashiq foli edhe për protestat e studentëve në Serbi, të cilat sipoas tij po e sjelllin fundin e pushtetit të presidentit serb, Aleksandar Vucciq.

“Absolutisht, nuk kam dyshim që kjo është çështje kohe. Absolutisht, sepse kjo, më besoni, është një forcë kaq pozitive dhe kaq shumë njerëz, sa që për gëzimin tim personal jam shumë i befasuar pozitivisht se sa janë përgatitur dhe pa kurrfarë pengese janë të gatshëm ta marrin përgjegjësinë shoqërore në duart e tyre”, përfundon Rashiq.

You Might Also Like

Nëntë persona të lënduar nga aksidenti në Gjakovë, në vendngjarje policia, urgjenca e zjarrfikësit
Aksident në Korenicë të Gjakovës, dalin pamjet
Ish-deputeti serb letër Vuçiqit: Në hotelin e kushëririt tim që u rrënua ke fjetur, ai të besoi kur the “s’e dorëzojë Ujmanin”
​Familja në pritje të trupave të familjarëve që humbën jetën në aksidentin në Gjermani
Kriza në Ceuta, Spanja i jep Italisë dy ditë kohë për të hequr kontrollet kufitare ndaj udhëtarëve spanjollë

LEXO GJITHASHTU

I vuri zjarrin apartamentit për konkurrencë teksa brenda ndodheshin vëlla e motër, arrestohet 33-vjeçari në Vlorë
I vuri zjarrin apartamentit për konkurrencë teksa brenda ndodheshin vëlla e motër, arrestohet 33-vjeçari në Vlorë
TOP Momenti
Goditet një rast i tentim-kontrabandës në Qafë Prush, konfiskohen 504 produkte të padeklaruara
Goditet një rast i tentim-kontrabandës në Qafë Prush, konfiskohen 504 produkte të padeklaruara
TOP Momenti
Kallëzim penal ndaj një personi nga Koçani, i konfiskohen dy pushkë
Kallëzim penal ndaj një personi nga Koçani, i konfiskohen dy pushkë
TOP Momenti
Aksion për kultivimin e bimëve narkotike në Pukë, arrestohet një 55-vjeçar, procedohet kryeplaku i fshatit
Aksion për kultivimin e bimëve narkotike në Pukë, arrestohet një 55-vjeçar, procedohet kryeplaku i fshatit
Lajme
Jakshiq e quan tradhtar Vuçiqin
Jakshiq e quan tradhtar Vuçiqin
TOP Momenti

You Might Also Like

I akuzuari për vrasjen e shokut për borxh, në rigjykim për herë të tretë
Lajme

I akuzuari për vrasjen e shokut për borxh, në rigjykim për herë të tretë

August 7, 2026
Ramadani i bën thirrje VV-së të propozojë kryetarin e Kuvendit: Ndaleni sabotazhin ndaj shtetit
Lajme

Ramadani i bën thirrje VV-së të propozojë kryetarin e Kuvendit: Ndaleni sabotazhin ndaj shtetit

August 7, 2026
Policia spanjolle godet një nga rrjetet më të mëdha të kontrabandës së emigrantëve dhe drogës në Mesdhe
Lajme

Policia spanjolle godet një nga rrjetet më të mëdha të kontrabandës së emigrantëve dhe drogës në Mesdhe

August 7, 2026
Shqipëria ashpërsohen gjobat dhe masat për shkelësit në trafik
Lajme

Shqipëria ashpërsohen gjobat dhe masat për shkelësit në trafik

August 7, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?