By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Alarmon Estofex – Kosova në nivelin e 3-të të rrezikut nga stuhitë
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Alarmon Estofex – Kosova në nivelin e 3-të të rrezikut nga stuhitë
TOP Momenti

Alarmon Estofex – Kosova në nivelin e 3-të të rrezikut nga stuhitë

Momenti
Published: July 21, 2026

Janë pamjet që la pas stuhia në Istog.

Krejt kjo pas motit të ligë që e goditi Kosovën të hënën mbrëma.

E me kushte të ngjashme atmosferike, vendi mund të përballen edhe të mërkurën.

Your browser does not support the video tag.

Por, cilat rajone rrezikohen të goditen nga ky, të martën nuk dhanë detaje nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.
“Në zona të izoluara nuk përjashtohet mundësia e rrebesheve më intensive, erërave të përkohshme të fuqishme dhe paraqitjes së breshrit.Reshjet do të kenë karakter lokal dhe nuk do të përfshijnë tërë territorin e vendit. Për këtë arsye, disa rajone mund të ketë shiu afatshkurtër, ndërsa në rajone të tjera moti do të mbetet kryesisht i thatë”, kanë njoftuar nga IHMK.

Por, ndryshe nga ky institut alarmin të martën e ngriti Instituti Evropian për Parashikimin Eksperimental të Stuhive.

Your browser does not support the video tag.

Këta të fundit, Kosovën e vendosën në nivelin e tretë të rrezikshmërisë.

Për këtë, profesori i mjedisit, Sami Makolli, tregon se çfarë duhet bërë qytetarët kur ka një nivel të tillë të rrezikshmërisë.

“Masat që qytetarët duhet t’i marrin tani, kur niveli i rrezikut është në shkallën tre dhe potenciali për stuhi është i lartë, janë të shmangin lëvizjet e panevojshme. Gjithashtu, duhet të shmangin qëndrimin në vende ku ka pemë, drunj, degë apo pullaze që, si pasojë e erërave të forta, mund të rrëzohen”, ka thënë Makolli.

Për këtë arsye, të martën reagoi edhe Inspektorati Qendror i Punës.

Këta të fundit i bënë thirrje punëdhënëseve, në veçanti ata që veprojnë në sektorët me rrezikshmëri të lartë, t’i ndërmarrin masat e nevojshme për garantimin e sigurisë dhe shëndetit në punë.

“Punëdhënësit duhet të kryejnë kontrollin e pajisjeve dhe mjeteve të punës, ndërsa në mënyrë të veçantë, ata që operojnë në sektorin e ndërtimtarisë duhet të sigurohen për gjendjen teknike dhe qëndrueshmërinë fizike të kranëve dhe pajisjeve të tjera ngritëse në vendpunishte, me qëllim të parandalimit të aksidenteve dhe garantimit të sigurisë së punëmarrësve”, u shpreh Inspektorati Qendror i Punës.

Ndryshe, edhe të martën deri në orët e pasdites, qytete të ndryshme në Kosovë, u përballen me era të forta dhe rrebeshe shiu.

 

source

You Might Also Like

Gjini: Kurti po mundohet ta përçajë LDK-në, duke e thirrur në bashkëqeverisje
Pesëmbëdhjetë persona të lënduar janë shtruar në dy klinika pas stuhisë që goditi Shkupin
Angellov: Stuhia që ka goditur vendet e rajonit, po lëviz në drejtim të Maqedonisë
Gjini: Nuk kemi nevojë të takohemi me Kurtin, qëndrimin e kemi bërë të qartë
IHMK lëshon alarm portokalli për 22 korrikun: Stuhi të fuqishme, breshër dhe erëra të forta priten në gjithë Kosovën

Quick Link

  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

Top Categories

  • My Bookmarks
  • Customize Interests

You Might Also Like

Erërat e forta shkaktojnë dëme edhe në bletari në Klinë
TOP Momenti

Erërat e forta shkaktojnë dëme edhe në bletari në Klinë

July 21, 2026
LSDM: Mickoski po kërkon alternativë ndaj Evropës, siç është Rusia, Kina dhe India
TOP Momenti

LSDM: Mickoski po kërkon alternativë ndaj Evropës, siç është Rusia, Kina dhe India

July 21, 2026
Mediat serbe dezinformojnë për rrënimin e vilave ilegale në Ujman, aksionin e paraqesin si të drejtuar kundër serbëve
TOP Momenti

Mediat serbe dezinformojnë për rrënimin e vilave ilegale në Ujman, aksionin e paraqesin si të drejtuar kundër serbëve

July 21, 2026
Conference League: Drita luan përballë skuadrës nga Malta
TOP Momenti

Conference League: Drita luan përballë skuadrës nga Malta

July 21, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?