By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Aktakuzë ndaj dy inspektorëve të ATK-së në Gjakovë, dyshohen se morën ryshfet nga pronarë biznesesh
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Aktakuzë ndaj dy inspektorëve të ATK-së në Gjakovë, dyshohen se morën ryshfet nga pronarë biznesesh
TOP Momenti

Aktakuzë ndaj dy inspektorëve të ATK-së në Gjakovë, dyshohen se morën ryshfet nga pronarë biznesesh

Momenti
Published: June 30, 2026

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritur aktakuzë ndaj dy inspektorëve të Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), të cilët dyshohen se kanë kërkuar dhe pranuar ryshfet nga pronarë biznesesh në këmbim të mosveprimit sipas detyrave të tyre zyrtare.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, aktakuza është ngritur nga Departamenti për Krime të Rënda ndaj të pandehurve me inicialet D.N. dhe E.Q.

Your browser does not support the video tag.

Në aktakuzë thuhet se të pandehurit, në cilësinë e personave zyrtarë – inspektorë të ATK-së, në dy raste të ndryshme gjatë vitit 2022 në Gjakovë, duke vepruar në bashkëveprim, kanë kërkuar dhe pranuar ryshfet nga pronarë biznesesh, me qëllim që të mos vepronin në përputhje me detyrat e tyre zyrtare.

Sipas Prokurorisë, në të dy rastet ata kanë kërkuar dhe pranuar nga 300 euro, përkatësisht 300 euro për secilin rast.

Your browser does not support the video tag.

Me këto veprime, D.N. dhe E.Q. ngarkohen se, në bashkëkryerje dhe në vazhdimësi, kanë kryer veprën penale “Marrja e ryshfetit”, sipas nenit 421, paragrafi 1, lidhur me nenin 31 dhe nenin 77 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Prokurori i rastit i ka propozuar Gjykatës që të pandehurit të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit për veprën penale që u vihet në barrë.

You Might Also Like

Emisioni “Ditari” 30.06.2026
Numri i viktimave në Gaza tejkalon 73,000, ndërsa sulmet izraelite nuk ndalen pavarësisht armëpushimit
“Fëmija u rikthye në jetë”, policia saktëson të dhënat për aksidentin e furgonit: Viktimë mbeti vetëm shoferi, shtatë të lënduar rëndë
“Më prit se tani do të vij të vras ty dhe familjen tënde” – e dyshuara për vrasjen në Ferizaj thotë se veproi në vetëmbrojtje
Digjen dy shtëpi nga zjarri që shpërtheu në Veles

You Might Also Like

Komandanti i KFOR-it takon përfaqësuesit e 31 shteteve kontribuuese, prezanton situatën e sigurisë në Kosovë
TOP Momenti

Komandanti i KFOR-it takon përfaqësuesit e 31 shteteve kontribuuese, prezanton situatën e sigurisë në Kosovë

June 30, 2026
Policia: Dy kërcënimet për bombë në Stacionin e Autobusëve u bënë nga i njëjti numër telefonik në Serbi
TOP Momenti

Policia: Dy kërcënimet për bombë në Stacionin e Autobusëve u bënë nga i njëjti numër telefonik në Serbi

June 30, 2026
Kusari-Lila dhe drejtoresha për Zgjerim në KE diskutojnë reformat dhe zhvillimin ekonomik
TOP Momenti

Kusari-Lila dhe drejtoresha për Zgjerim në KE diskutojnë reformat dhe zhvillimin ekonomik

June 30, 2026
Mexhiti: Hapen rrugët për realizimin e fazës së tretë të Sheshit “Skënderbeu”
TOP Momenti

Mexhiti: Hapen rrugët për realizimin e fazës së tretë të Sheshit “Skënderbeu”

June 30, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?