By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Aktakuzë ndaj 20 personave për krime lufte në Gjakovë, përfshirë Radoiçiqin
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Aktakuzë ndaj 20 personave për krime lufte në Gjakovë, përfshirë Radoiçiqin
TOP Momenti

Aktakuzë ndaj 20 personave për krime lufte në Gjakovë, përfshirë Radoiçiqin

Momenti
Published: August 6, 2026

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë, me propozim për mbajtjen e gjykimit në mungesë, ndaj 20 personave të dyshuar për krime lufte kundër popullsisë civile në Komunën e Gjakovës gjatë viteve 1998-1999.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, të pandehurit M.K., R.Ç., M.D., P.R., S.K., L.O., Zh.S., S.S., L.D., Z.R., D.G., Ç.B., V.B., R.B., R.R., L.R., M.Sh., M.R., S.G. dhe T.A. akuzohen për veprën penale “Krime lufte kundër popullsisë civile”.

Your browser does not support the video tag.

Aktakuza i ngarkon M.K.-në, në cilësinë e ish-shefit të Sekretariatit të Punëve të Brendshme (SUP) në Gjakovë, R.Ç.-në si ish-komandant i Njësive të Policisë së Posaçme (PJP), si dhe M.D.-në në cilësinë e ish-komandantit të Brigadës së 52-të të Artilerisë Raketore.

Sipas Prokurorisë, ata, së bashku me 17 të pandehurit e tjerë, dyshohet se morën pjesë në një operacion të gjerë ushtarako-policor gjatë të cilit u vranë 107 civilë.

Sipas aktakuzës, gjatë operacionit forcat serbe fillimisht ndanë gratë dhe fëmijët nga burrat.

Prokuroria pretendon se grave u janë marrë stolitë e arit, paratë dhe sendet e tjera me vlerë, ndërsa burrat janë ekzekutuar në shtëpitë dhe oborret e tyre, si dhe në lokacionin e njohur si “Ura e Taliqit”.

Aktakuza po ashtu thekson se gjatë operacionit janë djegur edhe shtëpitë e civilëve.

Prokuroria Speciale ka propozuar që procesi gjyqësor të zhvillohet në mungesë të të pandehurve, në përputhje me legjislacionin në fuqi për rastet kur të akuzuarit nuk janë të qasshëm për organet e drejtësisë./Telegrafi.

You Might Also Like

Shkak i sherrit ngacmimi i një vajze, dy turq e larguan autorin me makinë – si arriti Policia të arrestoj të dyshuarin për vrasjen në Ksamil?
Abdixhiku: U pajtuam në parim për profilin e presidentit, LDK-ja nuk kërkon asgjë, vetëm stabilitet institucional
Kurti pas takimit: LDK-ja ka vullnet që vendi të bëhet me president pa shkuar në zgjedhje të reja
Moti në Shqipëri, kthjellët dhe alternime vranësirash
Sot mot me diell dhe pjesërisht vranët

LEXO GJITHASHTU

Maqedonia e Veriut në alarm nga virusi i Nilit Perëndimor, 35 të infektuar dhe 4 viktima
Maqedonia e Veriut në alarm nga virusi i Nilit Perëndimor, 35 të infektuar dhe 4 viktima
Lajme
Emiratet e Bashkuara thonë se dy raketat e vërejtura më herët ishin nisur nga Irani
Emiratet e Bashkuara thonë se dy raketat e vërejtura më herët ishin nisur nga Irani
Lajme
Raporti evropian: Rusia po armatos Iranin nëpërmjet ‘Detit Kaspik’ – i çon TNT, municione e pjesë për dronë
Raporti evropian: Rusia po armatos Iranin nëpërmjet ‘Detit Kaspik’ – i çon TNT, municione e pjesë për dronë
Lajme
Britania: Do ta mbështesim Ukrainën 100%, pavarësisht kërcënimeve të Rusisë
Britania: Do ta mbështesim Ukrainën 100%, pavarësisht kërcënimeve të Rusisë
Lajme
Temperaturat shënojnë ngritje, maksimalja 34°C
Temperaturat shënojnë ngritje, maksimalja 34°C
Lajme

You Might Also Like

Rizvanolli për eksportin e thëngjillit: Tani po përfiton KEK-u dhe Kosova
TOP Momenti

Rizvanolli për eksportin e thëngjillit: Tani po përfiton KEK-u dhe Kosova

August 19, 2026
Legjenda braziliane e futbollit, Roberto Carlos konvertohet në mysliman
TOP Momenti

Legjenda braziliane e futbollit, Roberto Carlos konvertohet në mysliman

August 19, 2026
Blleki vjen me “Senzacion”
TOP Momenti

Blleki vjen me “Senzacion”

August 19, 2026
Përmirësohet situata, katër vatra aktive të zjarrit në Shqipëri
TOP Momenti

Përmirësohet situata, katër vatra aktive të zjarrit në Shqipëri

August 19, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?