Një person ka marrë lëndime trupore sot rreth orës 14:00 në një aksident në rrugën magjistrale Ferizaj-Kaçaniku në afërsi të pikës së karburanteve “Ballkani Petrol”.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajit, Kanun Veseli.
Tutje thuhet se në vendin e ngjarjes kanë dalë Njësia e Hetimeve të Aksidenteve, të cilat po merren me dokumentimin e rastit dhe përcaktimin e rrethanave që kanë çuar deri te aksidenti
“Sot, rreth orës 14:00, në rrugën magjistrale Ferizaj–Kaçanik, në afërsi të pikës së karburanteve “Ballkani Petrol”, ka ndodhur një aksident trafiku mes dy veturave. Si pasojë e aksidentit, përveç dëmeve materiale, lëndime trupore ka pësuar një person, i cili është dërguar për trajtim mjekësor. Në vendin e ngjarjes kanë dalë Njësia e Hetimeve të Aksidenteve, të cilat po merren me dokumentimin e rastit dhe përcaktimin e rrethanave që kanë çuar deri te aksidenti”, ka thënë Veseli.
Po ashtu Veseli tha se rasti është nën hetim. /Telegrafi/

