Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Dollc të Klinës.
Sipas raportimeve fillestare, dyshohet se si pasojë e aksidentit një person ka humbur jetën, ndërsa disa të tjerë kanë mbetur të lënduar.
Rrethanat e aksidentit ende nuk janë bërë të ditura, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe ekipet emergjente.
Telegrafi ka kontaktuar Policinë e Kosovës dhe është në pritje të informacioneve zyrtare lidhur me rastin. /Telegrafi/


