By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: AKI-ja ndihmoi në lokalizimin e Vezir Hazirajt, Policia finalizon operacionin pa incidente
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
AKI-ja ndihmoi në lokalizimin e Vezir Hazirajt, Policia finalizon operacionin pa incidente
Lajme

AKI-ja ndihmoi në lokalizimin e Vezir Hazirajt, Policia finalizon operacionin pa incidente

Momenti
Published: August 15, 2026

Bashkëpunimi mes Policisë së Kosovës dhe Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI) ka rezultuar me arrestimin e Vezir Hazirajt, i dyshuar për veprën penale “Vrasje në tentativë”, pas tetë ditësh në arrati.

Sipas Policisë së Kosovës, AKI-ja ka luajtur “rol kyç në operacionin për lokalizimin dhe kapjen e të dyshuarit”, duke qenë aktive dhe në bashkëpunim të vazhdueshëm me njësitet policore gjatë gjithë periudhës së kërkimit.

Rasti kishte ndodhur më 7 gusht, rreth orës 20:50, në fshatin Orroberdë të Istogut, ku një person ishte plagosur me armë zjarri. Viktima fillimisht ishte dërguar për trajtim në Spitalin Rajonal të Pejës dhe më pas në QKUK në Prishtinë.

Your browser does not support the video tag.

Në njoftim të policisë thuhet se i dyshuari ishte larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur, ndërsa hetuesit e Sektorit Rajonal për Hetime të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë kishin nisur kërkimet intensive për kapjen e tij. Me autorizim të prokurorit të shtetit ishte kërkuar edhe bashkëpunimi i qytetarëve për lokalizimin e të dyshuarit.

Të shtunën, më 15 gusht, Sektori Rajonal për Hetime ka zbatuar një plan operacional në bashkëpunim me njësitet e nivelit qendror të Policisë së Kosovës, përfshirë “NJSI/FIT, Njësinë e Vëzhgimit dhe njësi të tjera”, ndërsa në operacion ka qenë e përfshirë edhe AKI-ja.

Sipas njoftimit, pasi ka parë se nuk kishte mundësi të largohej, “Vezir Haziraj është dorëzuar”, ndërsa operacioni ka përfunduar pa incidente.

source

You Might Also Like

Gjenerali Clark për dënimet në Hagë: Jam i shokuar dhe i zemëruar, s’kam parë asnjë dëshmi që e justifikojnë këtë vendim
Gjenerali Clark për dënimet në Hagë: Jam i shokuar dhe i zemëruat, s’kam parë asnjë dëshmi që e justifikojnë këtë vendim
Djali i Kadri Veselit: Ju kisha lutë të na kurseni nga pyetjet, ishin 24 orë kaotike, i falënderoj njerëzit e Kosovës
Endrit Thaçi pas aterimit në Prishtinë: Gjykatë kriminale, besojmë se do të kthehen të pafajshëm në Gjyqin e Apelit
Arrijnë në Prishtinë djemtë e Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit

LEXO GJITHASHTU

Policia tregon për incidentet e fundit te EULEX’i, thotë se protesta ka përfunduar në ora 00:20
Policia tregon për incidentet e fundit te EULEX’i, thotë se protesta ka përfunduar në ora 00:20
Lajme
Togeri i kërkon protestuesve të shpërndahen: Ta mbrojmë njëri tjetrin
Togeri i kërkon protestuesve të shpërndahen: Ta mbrojmë njëri tjetrin
Lajme
Protesta te EULEX, zjarrfikësit janë në vendngjarje
Protesta te EULEX, zjarrfikësit janë në vendngjarje
Lajme
Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së zë ballinat e mediave ndërkombëtare
Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së zë ballinat e mediave ndërkombëtare
TOP Momenti
Zjarr në objektin e EULEX-it, protestuesit hedhin fishekzjarre
Zjarr në objektin e EULEX-it, protestuesit hedhin fishekzjarre
Lajme

You Might Also Like

Walker Bashkimit Evropian: Ku ishit kur serbët para se te niste lufta i trajtuan në mënyrën me mizore kosovarët
Lajme

Walker Bashkimit Evropian: Ku ishit kur serbët para se te niste lufta i trajtuan në mënyrën me mizore kosovarët

September 16, 2026
Protestuesit arrijnë te selia e EULEX’it, pamjet e fundit nga atje
Lajme

Protestuesit arrijnë te selia e EULEX’it, pamjet e fundit nga atje

September 16, 2026
Arrestimi i krerëve të UÇK dhe dërgimi në Hagë në ditarin e Qosjes – çfarë shkruante shkrimtari
Lajme

Arrestimi i krerëve të UÇK dhe dërgimi në Hagë në ditarin e Qosjes – çfarë shkruante shkrimtari

September 16, 2026
Protestat në Prishtinë, policia ka shoqëruar dy persona: Njëri është ndaluar për 48 orë e tjetri është liruar
Lajme

Protestat në Prishtinë, policia ka shoqëruar dy persona: Njëri është ndaluar për 48 orë e tjetri është liruar

September 16, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?