By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Agim Veliu refuzon kandidaturën për deputet: Nuk pranoj të jem pjesë e listës së LDK-së
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Agim Veliu refuzon kandidaturën për deputet: Nuk pranoj të jem pjesë e listës së LDK-së
Lajme

Agim Veliu refuzon kandidaturën për deputet: Nuk pranoj të jem pjesë e listës së LDK-së

Momenti
Published: May 11, 2026

Ish-kryetari i Podujevës dhe ish-ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në Lidhja Demokratike e Kosovës, duke njoftuar se nuk pranon të jetë pjesë e listës së kandidatëve për deputetë.

Në një reagim të gjatë drejtuar anëtarëve, aktivistëve dhe simpatizantëve të LDK-së, Veliu ka falënderuar mbështetësit për besimin ndër vite, por ka kritikuar ashpër drejtimin aktual të partisë, duke përmendur, siç tha ai, përçarje të brendshme, vendimmarrje të njëanshme dhe rënie të rezultateve zgjedhore.

Your browser does not support the video tag.

Ai ka thënë se fillimisht kishte shprehur gatishmëri për të qenë pjesë e listës së kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025, por sipas tij, kjo ishte refuzuar nga kryesia e degës me arsyetimin se ishte vendim i lidershipit qendror.

Veliu theksoi se së fundi është propozuar sërish për të qenë pjesë e listës, por pa konsultim paraprak, gjë që e ka cilësuar si mungesë serioziteti në proces.

“Nuk di nëse paskam ndryshuar unë, apo ata. Kanë ndryshuar vetëm strategjitë për mbijetesën e tyre politike”, ka deklaruar ai.

Në reagimin e tij, Veliu njoftoi zyrtarisht se refuzon kandidaturën për deputet, duke theksuar se nuk largohet nga LDK-ja, por nuk pranon të jetë pjesë e, siç e quajti ai, “një projekti që e largon partinë nga identiteti i saj shtetformues”.

Ai gjithashtu kritikoi drejtimin aktual të partisë dhe përdorimin e sloganit “Bashkim i madh”, duke e cilësuar si të paqëndrueshëm dhe politikisht të motivuar.

“LDK është më e madhe se interesat meskine të dy njerëzve”, ka thënë Veliu, duke përfunduar reagimin me mesazhin: “Zoti e ruajt LDK-në”.

You Might Also Like

Njësia e Motocikletave shqipton 61 tiketa për kundërvajtje në trafik
E rëndë: 85-vjeçari shqiptar vdes gjatë uljes së avionit në Itali
PDK sërish letër Deharit : Kërkon që vazhdimi i seancës konstituive të mbahet nesër (Dokument)
Ramush Haradinaj përkujton Skender Çekun në 28-vjetorin e vdekjes
SHBA paralajmëron: Rusia mund të testojë NATO-n me një sulm të kufizuar

LEXO GJITHASHTU

BDI: Shqiptarët janë larguar sistematikisht nga pozitat e larta dhe nga qendrat vendimmarrëse në sektorin e mbrojtjes
BDI: Shqiptarët janë larguar sistematikisht nga pozitat e larta dhe nga qendrat vendimmarrëse në sektorin e mbrojtjes
TOP Momenti
Sulmoi fizikisht gruan dhe tentoi t’ia vërë flakën shtëpisë, arrestohet burri në Drenas
Sulmoi fizikisht gruan dhe tentoi t’ia vërë flakën shtëpisë, arrestohet burri në Drenas
TOP Momenti
PDK me kërkesë të re drejtuar Deharit: Seanca konstituive të thirret nesër
PDK me kërkesë të re drejtuar Deharit: Seanca konstituive të thirret nesër
TOP Momenti
SHBA-ja paralajmëron izolim “të paprecedentë” ekonomik të Iranit, ç’mund të nënkuptojë kjo?
SHBA-ja paralajmëron izolim “të paprecedentë” ekonomik të Iranit, ç’mund të nënkuptojë kjo?
TOP Momenti
Zemaj: Qindra pacientë me kancer po detyrohen t’i blejnë vetë barnat
Zemaj: Qindra pacientë me kancer po detyrohen t’i blejnë vetë barnat
TOP Momenti

You Might Also Like

Hamasi i bën thirrje Bordit të Paqes të Trumpit që ta ‘detyrojë’ Izraelin për planin e paqes në Gaza
Lajme

Hamasi i bën thirrje Bordit të Paqes të Trumpit që ta ‘detyrojë’ Izraelin për planin e paqes në Gaza

August 17, 2026
Shefi i ushtrisë iraniane-Trumpit: Do t’ju thyejmë këmbët, 30 mijë dollarë shpërblim për ushtarët amerikan
Lajme

Shefi i ushtrisë iraniane-Trumpit: Do t’ju thyejmë këmbët, 30 mijë dollarë shpërblim për ushtarët amerikan

August 17, 2026
Aeroporti i Tiranës thyen rekord, afro 1.65 milionë udhëtarë vetëm në korrik
Lajme

Aeroporti i Tiranës thyen rekord, afro 1.65 milionë udhëtarë vetëm në korrik

August 17, 2026
Rreth 50 persona mbyten çdo vit në Zvicër, shumica e rasteve në lumenj dhe liqene
Lajme

Rreth 50 persona mbyten çdo vit në Zvicër, shumica e rasteve në lumenj dhe liqene

August 17, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?