Kryetari i LDK-së dhe kandidati për kryeministër, Lumir Abdixhiku, bashkë me Vjosa Osmanin dhe Avdullah Hotin kanë zhvilluar vizitë në fshatin Ratkoc të Rahovecit.
Abdixhiku deklaron se në këtë tubim folën “për hallet e përditshme, për nevojën e ndryshimit dhe për rrugën që duam ta ndërtojmë bashkë”.
“Qëndruam edhe në fshatin Ratkoc të Rahovecit, për të vazhduar takimet me qytetarë.
Mes bisedave të afërta e mikpritjes së ngrohtë, folëm për hallet e përditshme, për nevojën e ndryshimit dhe për rrugën që duam ta ndërtojmë bashkë.
Folëm për bashkimin si vlerë e si donosdoshmëri e ringirtjes për Republikën”, ka shkruar Abdixhiku.
The post Abdixhiku nga Rahoveci: Folëm për hallet e përditshme, për nevojën e ndryshimit dhe për rrugën që duam ta ndërtojmë bashkë appeared first on Gazeta Express.



