By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: AAK-ja e konfirmon Ardian Gjinin kandidat për kryeministër dhe bartës të listës
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
AAK-ja e konfirmon Ardian Gjinin kandidat për kryeministër dhe bartës të listës
TOP Momenti

AAK-ja e konfirmon Ardian Gjinin kandidat për kryeministër dhe bartës të listës

Momenti
Published: May 12, 2026

Kryetari i Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se Këshilli i Përgjithshëm i AAK-së ka mbajtur mbledhje, ku janë marrë vendime të rëndësishme për procesin zgjedhor dhe organizimin e partisë.

Sipas Haradinajt, në këtë takim është miratuar me shumicë votash kandidatura e Ardian Gjini si bartës i listës dhe mandatar për kryeministër nga AAK-ja në zgjedhjet e ardhshme, si dhe lista e kandidatëve për deputetë.

“Në këtë takim, Këshilli i Përgjithshëm aprovoi me shumicë votash Ardian Gjinin, bartës të listës dhe mandatar për të udhëhequr me qeverinë e vendit që do të dalë pas zgjedhjeve, si dhe listën e kandidatëve për deputetë”, ka deklaruar Haradinaj.

Ai njoftoi po ashtu se Këshilli ka miratuar edhe ndryshime statutare, të cilat sipas tij do ta bëjnë partinë më dinamike, transparente dhe më të hapur ndaj proceseve demokratike të brendshme.

Haradinaj tha se këto ndryshime i paraprijnë Kuvendit Zgjedhor të AAK-së, i cili do të mbahet më 24 maj, ndërsa shtoi se përgatitjet për këtë proces tashmë kanë përfunduar.

Gjatë mbledhjes, sipas tij, është diskutuar edhe për mobilizimin e degëve të partisë në prag të zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

“AAK është gati për garën zgjedhore dhe mbetet e përkushtuar që përmes listës së saj fituese, t’u ofrojë qytetarëve alternativën më të qëndrueshme për qeverisjen e vendit”, ka theksuar Haradinaj.

You Might Also Like

Hetimet ndaj ish-kreut të SHISH, Rama jep mesazh për shqiptarët nga aeroporti “Nënë Tereza” – nesër mblidhet Këshilli i Sigurisë Kombëtare
Zubin Potoku nën hetim për krime lufte, 13 persona të arrestuar deri më sot
Albulena Haxhiu: Rëndësi ka që asnjë grua të mos mbërrijë vonë
Shqiptarët në Teksas me protestë në mbrojtje të krerëve të UÇK-së dhe kundër verdiktit të Speciales
741,446 turistë vizituan Maqedoninë në 7 muajt e parë të vitit

LEXO GJITHASHTU

Shqiptarët në Texas nesër protestojnë kundër dënimit të ish-krerëve të UÇK-së
Shqiptarët në Texas nesër protestojnë kundër dënimit të ish-krerëve të UÇK-së
Lajme
Delet “milionëshe”: Raca e re gjigante e deleve që po bën bujë në Kirgizi
Delet “milionëshe”: Raca e re gjigante e deleve që po bën bujë në Kirgizi
Lajme
71% e votuesve zviceranë votuan “Jo” ndaj Iniciativës për Neutralitetin
71% e votuesve zviceranë votuan “Jo” ndaj Iniciativës për Neutralitetin
Lajme
Ndalohen për 48 orë nëntë të dyshuarit për krime lufte, sekuestrohen libreza ushtarake, armë e para
Ndalohen për 48 orë nëntë të dyshuarit për krime lufte, sekuestrohen libreza ushtarake, armë e para
TOP Momenti
​Nga Treviso në Itali, shqiptarët thonë “Jo në emrin tim”
​Nga Treviso në Itali, shqiptarët thonë “Jo në emrin tim”
TOP Momenti

You Might Also Like

Edhe Italia në këmbë për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës
TOP Momenti

Edhe Italia në këmbë për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

September 27, 2026
Kosova përballë vetvetes
TOP Momenti

Kosova përballë vetvetes

September 27, 2026
AUV ka lejuar shitjen në tregun vendor të specave dhe rrushit që i kthyen shtetet e tjera për prani të pesticideve
TOP Momenti

AUV ka lejuar shitjen në tregun vendor të specave dhe rrushit që i kthyen shtetet e tjera për prani të pesticideve

September 27, 2026
Karlsruhe e Gjermanisë njëzëri: Jo në emrin tim!
TOP Momenti

Karlsruhe e Gjermanisë njëzëri: Jo në emrin tim!

September 27, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?