Një shqiptare ka humbur jetën në Manhattan të New York-ut, pasi ka rënë një një pusetë. Mediat amerikane raportojnë se ka ndërruar jetë 56-vjeçarja Donika Gocaj.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur të hënën, teksa gruaja po kalonte pranë kryqëzimit të Rrugës 52 me Fifth Avenue. 56-vjeçarja kishte parkuar makinën e saj tip “Mercedes-Benz SUV” dhe sapo kishte zbritur, kishte rënë direkt në pusetë.
Dyshohet se avulli i nxehtë brenda pusetës, rreth 3 metra të thellë, i shkaktoi arrest kardiak.
The post Zbriti nga makina dhe ra në pusetë, humb jetën 56-vjeçarja shqiptare në New York appeared first on Gazeta Express.



