Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë të ndodhur në aksin rrugor Mamurras–Laç, pranë zonës së Gjormit, ku dy automjete janë përplasur dhe më pas kanë dalë nga rruga.
A2 CNN raporton se si pasojë e përplasjes, katër persona të tjerë kanë mbetur të lënduar.
Disa prej tyre në gjendje të rëndë.


