By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Angela Merkel merr çmimin më të lartë të BE
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Angela Merkel merr çmimin më të lartë të BE
Lajme

Angela Merkel merr çmimin më të lartë të BE

Momenti
SHARE

Në Strasburg u dha për herë të parë Urdhri Evropian i Meritës. Ndër fituesit ishte edhe ish-Kancelarja gjermane Angela Merkel, e cila u nderua me shkallën më të lartë të Urdhrit.

Ndër fituesit e çmimit ishte edhe ish-Kancelarja gjermane Angela Merkel , e cila u nderua me shkallën më të lartë të Urdhrit si “Anëtare me Merita të Urdhrit”.

Vlerësim për 16 vjet autoritet drejtues

Juria e arsyetoi nderimin e 71-vjeçares me autoritetin e saj të pandërprerë drejtues në Evropë gjatë 16 viteve të saj si Kancelare dhe me rolin e saj për Traktatin e Lisbonës. Ish-Presidenti i Komisionit Evropian Jose Manuel Barroso theksoi se Merkel është angazhuar në vazhdimësi për integrimin evropian dhe për vlerat e përbashkëta.

Merkel: Tre premtime të Evropës në rrezik

Pas marrjes së Urdhrit,  Merkeli kujtoi në fjalimin e saj tre premtime që sipas saj përshkojnë si konstante “75 vitet e BE-së” – premtimin e paqes, premtimin e mirëqenies dhe atë të demokracisë. Por politikania gjermane i sheh të tria premtimet të kërcënuara.

Ajo tha se “sulmi barbar” i Rusisë ndaj Ukrainës ka treguar se premtimi i paqes nuk është i vetëkuptueshëm, por i brishtë. Merkel shtoi se SHBA sot nuk është më “shtyllë e sigurt” siç ishte dikur.

Për të siguruar mirëqenien, nevojitet qëndrueshmëri dhe sukses ekonomik. Duke iu referuar premtimit të demokracisë, ish-Kancelarja paralajmëroi se nuk mund të ketë liri pa demokraci.

Paralajmërim për mediat sociale dhe inteligjencën artificiale

Merkel sheh rreziqe të veçanta nga zhvillimi i shpejtë i mediave sociale – “ku faktet nuk janë më fakte”, ku gënjeshtrat bëhen të vërteta dhe ndjenjat përzihen me të vërtetat. Kjo përforcohet nga përdorimi gjithnjë e më i gjerë i inteligjencës artificiale. Merkeli bëri thirrje prandaj që të vazhdohet “rruga e rregullimit”, edhe nëse ndonjëherë bëhen gabime.

Fitues të tjerë të shquar

Së bashku me Merkelin u nderuan personalitete të tjera të shquara, ndër ta Presidenti ukrainas Wolodymyr Zelenski dhe ish-presidenti polak Lech Walesa, të cilët gjithashtu morën shkallën më të lartë të Urdhrit. Përveç disa politikanëve, në mesin e fituesve janë edhe shkencëtarë, sportistë dhe katër anëtarët e bandës U2.

Urdhri Evropian i Meritës u krijua në përvjetorin e 75-të të Deklaratës së Robert Schuman-it në maj 2025 dhe vlerëson personat që kanë dhënë kontribut në integrimin evropian ose në nxitjen dhe mbrojtjen e vlerave themelore të BE. DW

The post Angela Merkel merr çmimin më të lartë të BE appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

​“Po të më quan mua dikush Bekë Serbia, nuk ia fali”, çka po paralajmëron anëtari i AAK-së
Rexha: Vendimi i KPM-së për gjoba ndaj mediumeve, skandaloz dhe dëshmi e kapjes së institucionit nga VV-ja  
Shkurte Fejza mesazh studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut: Qëndroni të bashkuar për Gjuhën Shqipe
Arrestohen katër shtetas të huaj në Prishtinë – konfiskohet një armë me fishekë, tetë telefona e marihuanë
Plagoset me thikë 42-vjeçari në Sarandë, transportohet me urgjencë në spital
Share This Article
Facebook Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
FacebookLike
XFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
Popular News
Pushteti sheh gjëra pozitive në raportin ku Kosova doli e dyta në Evropë për nga varfëria
Lajme

Pushteti sheh gjëra pozitive në raportin ku Kosova doli e dyta në Evropë për nga varfëria

Momenti
Momenti
May 19, 2026
Sulmoi një person, arrestohet i dyshuari në Skenderaj – Policia i sekuestron pistoletë me gaz e fishekë
I dërguari i Bordit të Paqes, Mladenov thotë se armëpushimi varet nga çarmatimi i Hamasit
Hoxha: Limaj po e paguan faturën e protagonistit gjatë bllokadës në vitin 2025
A keni dëgjuar për ujitjen “nga poshtë”? Rrënjët forcohen, gjethet nuk digjen dhe mushkonjat qëndrojnë larg
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Categories

  • ES Money
  • U.K News
  • The Escapist
  • Insider
  • Science
  • Technology
  • LifeStyle
  • Marketing

About US

We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.
Quick Link
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
© Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?