By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Arsyetohet Konjufca: Një pseudo-gazetar e përdori  “frizere”, më pengoi ky term, kam respekt edhe sot për Vjosa Osmanin
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Arsyetohet Konjufca: Një pseudo-gazetar e përdori  “frizere”, më pengoi ky term, kam respekt edhe sot për Vjosa Osmanin
Lajme

Arsyetohet Konjufca: Një pseudo-gazetar e përdori  “frizere”, më pengoi ky term, kam respekt edhe sot për Vjosa Osmanin

Momenti
SHARE

Glauk Konjufca nga Lëvizja Vetëvendosje, ka reaguar pasi ka ofenduar presidenten Vjosa Osmani, duke e quajtur “frizerkë”, një etiketë e përhapur në rrjetet sociale.

Konjufca ka thënë se nuk e ka ofenduar Osmanin, por sipas tij “një pseudogazetar e ndërpreu dhe e përdori termin ‘frizere”.

Më pas ai thotë “Pyetjen as që e dëgjova saktë për shkak të zhurmës dhe artikulimit”.

Konjufca ka akuzuar mediat që e kanë shtrembëruar deklaratën:

Postimi i plotë:

Unë rrallë reagoj për lajme të rreme, sepse sot kjo të imponon të reagosh pothuajse çdo orë. Por kjo luftë speciale e sontme nuk më la indiferent. Meqë po e vërej qartë se prapa këtij shtrembërimi të qëllimshëm ekzistojnë qindra mekanizma të riprodhimit me një qëllim vërtet të keq. E qëllimi është kontaminimi i skenës politike edhe në hapësirat e fundit.

Në një tubim në Ferizaj, një pseudogazetar më ndërpreu dhe e përdori termin ‘frizere’. Pyetjen as që e dëgjova saktë për shkak të zhurmës dhe artikulimit. Ky term më pengoi dhe ia sqarova atij se shumë vajza e gra në popullin tonë e bëjnë këtë punë fisnike dhe e mbajnë familjen e tyre. Gjithashtu ia shpjegova se pikërisht për këtë shkak ky profesion është përfshirë edhe në programin e arsimit dual të inauguruar nga qeveria. Pra, diskutimi im pati vetëm një qëllim specifik: vërejtjen time që një term i tillë të mos përdoret në mënyrë përçmuese.

Asnjë diskutim imi nuk ka pasur të bëjë me Presidenten Osmani. Mediat qëllimkëqija, për kushedi çfarë kalkulimesh, e prenë vetëm termin ‘frizere’ dhe më pas ndërtuan rrëfimin e tyre të paqenë. Të gjithë ata që më njohin, e edhe vetë znj. Osmani, me të cilën kam bashkëpunim të gjatë dhe respekt të ndërsjellë, të cilin e ruaj edhe sot, e dinë qasjen time në politikë.

Për çdo rast, të gjithë atyre që ky konstrukt i inxhinieruar i luftës speciale i ka lënduar, u kërkoj ndjesë.

The post Arsyetohet Konjufca: Një pseudo-gazetar e përdori  “frizere”, më pengoi ky term, kam respekt edhe sot për Vjosa Osmanin appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Krasniqi: Një katun do e nxirrte një Parlament më të mirë sesa çfarë ishte legjislatura e fundit
Trump mbërrin në Pekin
Policia në kërkim të mjetit me simbole naziste në Tiranë, si u zbulua nga autoritetet e huaja
Reagimi i Speciales për raportin e Anglisë dhe Uellsit, Tromp: Tregon sasi të nervozizmit
Kim Jong Un kërkon forcimin e mbrojtjes në vijën e frontit kundër “armikut kryesor”
Share This Article
Facebook Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
FacebookLike
XFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
Popular News
Abdixhiku ndan video nga takimi me strukturat në Ferizaj: Është koha jonë, mos lini derë pa trokitë e qytetar pa takuar
Lajme

Abdixhiku ndan video nga takimi me strukturat në Ferizaj: Është koha jonë, mos lini derë pa trokitë e qytetar pa takuar

Momenti
Momenti
May 16, 2026
Tragjedi në Maldive, mbyten 5 turistë italianë
Politologu shqiptar: Shqipëria nuk pranohet kurrë në BE nëse nuk merret vendim për Kosovën
Haradinaj: Masakrat janë dëshmi e rrugës së rëndë që kaluam deri te liria
UBT anëtarësohet në EURASHE, një prej organizatave më të rëndësishme evropiane të arsimit të lartë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Categories

  • ES Money
  • U.K News
  • The Escapist
  • Insider
  • Science
  • Technology
  • LifeStyle
  • Marketing

About US

We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.
Quick Link
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
© Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?