Daut Haradinaj është pritur në Malishevë, ku ka vlerësuar lart kontributin e kësaj ane në luftën çlirimtare, duke e cilësuar si një nga “kalatë e UÇK-së” që dha bijtë më të mirë për lirinë e Kosovës.
Përmes një postimi, Haradinaj tha se Malisheva, si tokë sakrifice, meriton sot më shumë se kurrë përfaqësim të denjë, të pastër dhe me dinjitet në institucionet vendimmarrëse.
Ai ka vizituar Damanekun e dëshmorit Kujtim Krasniqi dhe martirëve të fshatit, ku së bashku me Feriz Krasniqi, ish-komandant i UÇK-së dhe nënkryetar i veteranëve, kanë takuar qytetarë dhe kanë kujtuar sakrificën për liri.
“Për ata që luftuan dje, për ata që besojnë sot, Malisheva duhet të ketë zë të fuqishëm në vendimmarrje”, ka deklaruar Haradinaj, duke shtuar se bashkimi dhe unifikimi i vlerave do të dëshmohet më 7 qershor.
The post “Malisheva të ketë zë të fuqishëm në vendimmarrje”, Daut Haradinaj: Më 7 qershor i bashkojmë vlerat appeared first on Gazeta Express.



