By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: REL: Çfarë mesazhi dërgojnë studentët protestues në Serbi me “Memorandumin” për Kosovën?
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
REL: Çfarë mesazhi dërgojnë studentët protestues në Serbi me “Memorandumin” për Kosovën?
Lajme

REL: Çfarë mesazhi dërgojnë studentët protestues në Serbi me “Memorandumin” për Kosovën?

Momenti
Published: May 19, 2026

Së bashku me luftën kundër korrupsionit, edhe Kosova.

Publikimi i “Memorandumit” të lëvizjes studentore, në të cilin thuhet se Kosova është “pjesë përbërëse e Serbisë”, ka nxitur shumë reagime në publikun që i mbështet ata, pasi lëvizja ka paralajmëruar për hyrje në garën politike kundër pushtetit në Serbi.

Your browser does not support the video tag.

Ndërsa një pjesë e qytetarëve në Serbi konsideron se një qëndrim i tillë bashkon shumicën e votuesve në Serbi, kritikët vlerësojnë se studentët nuk mund ta mposhtin Partinë Progresive Serbe (SNS) të presidentit Aleksandar Vuçiq, me politikë nacionaliste.

Akademikët, të cilët pas tragjedisë në Novi Sad mblodhën qindra mijëra njerëz në protesta anembanë vendit, e akuzojnë pushtetin për korrupsion dhe kërkojnë përgjegjësi për vdekjen e 16 personave nga shembja e strehës prej betoni në stacionin hekurudhor në Novi Sad më 2024.

Më herët, ata kishin deklaruar se para plotësimit të kërkesave dhe shpalljes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme, të cilat ende nuk janë caktuar në Serbi, nuk do të shpreheshin për çështje “që polarizojnë publikun”.

“Memorandumi tregon se as studentët nuk janë në gjendje t’i shmangen kurthit të politikës nacionaliste të Serbisë, e cila mbështetet në mitin e Kosovës”, tha për Radion Evropa e Lirë, Zharko Koraq.

Lëvizja studentore nuk ka liderë, ndërsa Memorandumi është publikuar në rrjetet sociale përmes të cilave ata komunikojnë me publikun.

Megjithatë, nuk ka përgjigje për pyetjet se kush është autori i dokumentit, as pse në kërkesat e tyre tani kanë përfshirë edhe qëndrimin për Kosovën.

Radio Evropa e Lirë ia ka parashtruar parashtruar këto pyetje grupit ombrellë “Studentët në bllokadë” në Instagram, por deri në publikimin e këtij teksti, grupi nuk ka kthyer përgjigje.

Megjithatë, Vuçiq është përgjigjur duke thënë se studentët protestues “nuk e kuptojnë situatën në Kosovë”.

Kosova shpalli pavarësinë në vitin 2008, të cilën as Qeveria, as shumica e opozitës në Serbia nuk e njohin. Beogradi dhe Prishtina që nga viti 2013, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, po negociojnë për normalizimin e marrëdhënieve.

Çfarë thonë studentët për Kosovën?

Në Memorandum ata theksojnë se “ruajtja e Kosovës dhe Metohisë është emëruesi i përbashkët” i të gjitha përpjekjeve të tyre dhe i referohen Kushtetutës, në të cilën në vitin 2006 është përfshirë formulimi se Kosova është pjesë përbërëse e Serbia.

Memorandumi ka katër pika.

Në një nga pikat thuhet se çështja e Kosovës “nuk mund të zgjidhet në izolim, por vetëm brenda rrjedhave komplekse të bashkësisë ndërkombëtare”, dhe se pushteti në Serbi duhet të “bashkëpunojë në mënyrë aktive dhe konstruktive me të gjitha organizatat relevante ndërkombëtare” për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme “në kuadër të Kushtetutës së saj”.

Kërkesa e parë e studentëve protestues ishte përgjegjësia penale dhe politike për tragjedinë në Novi Sad, ndërsa më vonë bënë thirrje për shpalljen e zgjedhjeve parlamentare, të cilat pushteti në Serbi për momentin refuzon t’i shpallë.

Edhe pse zgjedhjet që kërkojnë studentët nuk janë shpallur, fushata është në zhvillim e sipër, ndërsa profesori në pension Zharko Koraq thotë se tema e Kosovës gjithmonë rikthehet kur duhet të fitohen pikë politike nga elektorati nacionalist.

Ai shton se një pjesë më e madhe e opozitës politike në Serbi është “në iluzion se mund të luftojë kundër pushtetit aktual me nacionalizëm më të fortë”.

“Fatkeqësisht, këtë po e bëjnë tani edhe studentët. Sipas mendimit tim, mposhtja e regjimit të Vuçiqit është e mundur vetëm duke ndjekur një politikë tjetër”, thotë Koraq.

“Memorandumi studentor është një tekst krejtësisht joorigjinal në të cilin flitet për integrimin paqësor të Kosovës në Serbi, diçka që është e qartë se nuk do të ndodhë. Nuk mund të ndërtohet politikë moderne në Serbi mbi mitin”, vlerëson Koraq.

Si përgjigjet pushteti në Serbi?

Për Memorandumin e lëvizjes studentore reagoi edhe presidenti i Serbisë, duke deklaruar se në dokumentin e tyre për Kosovën “nuk shkruhet asgjë”.

“Ata nuk kanë të qartë asgjë dhe nuk kuptojnë asgjë. Dinë vetëm të dalin kundër shtetit të tyre dhe të kritikojnë popullin e tyre”, tha Vuçiq më 18 maj.

Autoritetet në Serbi dhe në Kosovë prej më shumë se dhjetë vjetësh zhvillojnë dialog në Bruksel për normalizimin e marrëdhënieve.

Takimi i fundit i nivelit të lartë politik u zhvillua në shtator të vitit 2023, disa ditë para se një grup i serbëve të armatosur të sulmonte Policinë e Kosovës në Banjskë të Zveçanit.

Normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën është një nga kushtet kyç për përparimin drejt Bashkimit Evropian, ku Serbia është kandidate për anëtarësim.

Çfarë thonë qytetarët për Memorandumin e studentëve?

Qëndrimin e pushtetit, por edhe të pjesës më të madhe të opozitës parlamentare që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, e ndan edhe shumica e qytetarëve në Serbi. Sipas një hulumtimi të Institutit për Çështje Evropiane nga viti 2023, më shumë se 50 për qind e qytetarëve në Serbi janë shprehur kundër pavarësisë së Kosovës.

Një qëndrim të tillë për Radion Evropa e Lirë e shpreh edhe Jovani nga Beogradi, por shton se Kosova nuk është aq e rëndësishme në kontekstin e protestës studentore.

“Unë e mbështes atë që ishte kërkesa e tyre e parë, pra përgjegjësinë për tragjedinë në Novi Sad”, thotë Jovani.

Marko mendon se është mirë që studentët kanë qëndrim për Kosovën. “Si do ta artikulojnë më tej, kjo varet nga ata. I mbështes në gjithçka që bëjnë, edhe nëse kanë disa qëndrime me të cilat nuk pajtohem domosdo, pajtohem shumë më tepër me ta sesa me çdo opsion tjetër politik”, thotë ai.

Nga ana tjetër, Dragolubi mendon se publikimi i Memorandumit për Kosovën nuk ishte ide e mirë.

“Kosova është prej kohësh shtet i pavarur dhe ashtu do të mbetet. I mbështes studentët, por nuk mund të besoj se kanë bërë një gjë të tillë. Kërkesat e mjaftueshme janë lufta kundër korrupsionit dhe zgjedhjet”, thotë ai.

Kush e përfaqëson lëvizjen studentore?

“Studentët në bllokadë” prezantohen si një organizatë ombrellë që përfaqëson qëndrimet e miratuara në plenume të fakulteteve në mbarë Serbia.

Plenumet janë krijuar në fillim të bllokadave të fakulteteve nga studentët dhe protestave antiqeveritare pas vdekjes së 16 personave në Novi Sad.

Ato funksionojnë mbi parimin e demokracisë së drejtpërdrejtë, ku të gjitha vendimet merren me shumicën e votave të të pranishmëve.

Megjithatë, nuk ka përgjigje për pyetjen se sa studentë marrin pjesë në plenume, as sa prej tyre kanë marrë pjesë në hartimin e Memorandumit për Kosovën.

Para publikimit në rrjetet sociale, Memorandumi u lexua në një tribunë në Kragujevc në Serbinë qendrore, ku folësit shprehën shqetësimin se Universiteti i Mitrovicës, mund të mbyllet.

Universiteti në Mitrovicë të Veriut funksionon brenda sistemit paralel të Serbisë, i cili për Kosovë konsiderohet i paligjshëm.

Për Kosovën dhe “protestën për Vidovdan” të studentëve

Kjo nuk është hera e parë që studentët janë shprehur për çështjen e Kosovës që nga fillimi i protestave antiqeveritare në Serbi në vitin 2024.

Në protestën e mbajtur në festën shtetërore dhe fetare të Vidovdanit në Beograd vitin e kaluar, ata theksuan se politika e jashtme e Serbia duhet të bazohet në respektimin e sovranitetit dhe integritetit territorial të Serbisë, Kushtetutës, neutralitetit ushtarak dhe mbrojtjes së popullit serb në Kosovë dhe në rajon.

Një nga folësit në atë tubim ishte edhe profesori universitar Millo Llompar, i njohur për qëndrime të djathta. Gjatë fjalimit ai tha se në Kushtetutën e Serbisë, “Kosova është pjesë e patjetërsueshme e Serbisë”, dhe përmendi gjithashtu mbrojtjen e sovranitetit të Republikës Sërpska, të serbëve në Mal të Zi, si dhe të drejtave kombëtare serbe në Kroaci dhe Maqedoni të Veriut.

Në tetor të po atij viti, studentët e Fakultetit të Drejtësisë në Beograd organizuan gjithashtu një protestë para mbajtjes së zgjedhjeve lokale në Kosovë, ku kërkuan “përgjegjësi për të gjithë ata që shkelin të drejtat e popullit serb”.

Zharko Koraq vlerëson se rreth lëvizjes studentore ka njerëz që i mbështesin sinqerisht, “por edhe të tjerë me ambicie politike që e shohin atë si rrugë të shkurtër për karrierë politike”.

“Kur profesori Millo Llompar – që ka qëndrime të qarta politike – foli në protestën studentore në qershor 2025, u bë e qartë se ata po ndjekin linjën e rezistencës më të lehtë, atë të nacionalizmit”, thotë Koraq.

Memorandumi i viteve ’90

Me vetë titullin e tij, dokumenti i studentëve për Kosovën i kujtoi një pjese të opinionit publik Memorandumin kontrovers të Akademisë Serbe të Shkencave dhe Arteve (SANU) të vitit 1986. Në të paraqiten pretendime për rrezikimin e popullit serb në ish-Jugosllavi.

Kritikët e konsiderojnë këtë dokument si nxitëse për luftërat e viteve ’90, që fillimisht nisën në Kroaci dhe Bosnjë e Hercegovinë, e më pas më 1998 edhe në Kosovë.

NATO në vitin 1999 nisi bombardimin e Jugosllavisë së atëhershme, me qëllim ndalimin e krimeve të forcave policore dhe ushtarake serbe ndaj civilëve shqiptarë në Kosovë.

Kosova shpalli pavarësinë nëntë vjet pas përfundimit të bombardimeve dhe tërheqjes së policisë dhe ushtrisë serbe nga Kosova.

Para Gjykatës Ndërkombëtare në Hagë, për krime lufte ndaj shqiptarëve në Kosovë janë dënuar zyrtarë të lartë ushtarakë dhe politikë të Serbisë./REL/

The post REL: Çfarë mesazhi dërgojnë studentët protestues në Serbi me “Memorandumin” për Kosovën? appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Kryeziu: Nëse e mbrojmë Republikën s’duhet të presim leje nga Kurti, Kosova s’është pronë e tij e as e VV’së
Cakolli për VV’në: Vjet me 48 deputetë propozuan kandidat për kryeparlamentar 14 herë, sot me shumicë s’e propozojnë asnjë
Hoxhaj: Kosova nuk është më demokraci, nga nesër jemi në anarki
Shkelja e afatit për konstituim të Kuvendit, Bedri Hamza nuk e përjashton mundësinë për protesta
Bekë Berisha për Kurtin: Duhet me ia marrë qeverinë këtij njeriu të keq – jo më me konferenca për media

LEXO GJITHASHTU

Bekë Berisha: Duhet me ia marrë qeverinë këtij njeriu të keq – jo më me konferenca për media
Bekë Berisha: Duhet me ia marrë qeverinë këtij njeriu të keq – jo më me konferenca për media
Lajme
Hamza: S’u respektua aktgjykimi, PDK do të ndërmarrë veprime ligjore për mbrojtjen e Kushtetutës
Hamza: S’u respektua aktgjykimi, PDK do të ndërmarrë veprime ligjore për mbrojtjen e Kushtetutës
Lajme
Përfundon afati, s’ka konstituim të Kuvendit – Opozitës iu mbyllën dyert e sallës, seanca e VV’së sot nga ora 11:00
Përfundon afati, s’ka konstituim të Kuvendit – Opozitës iu mbyllën dyert e sallës, seanca e VV’së sot nga ora 11:00
Lajme
Të shtëna me armë zjarri në Banjë të Istogut, një person i plagosur
Të shtëna me armë zjarri në Banjë të Istogut, një person i plagosur
TOP Momenti
Cakolli: Skandaloze që deputetëve t’i mbyllet dera e sallës së Kuvendit, duhet të dihet menjëherë kush e mori këtë vendim dhe të kërkohet llogaridhënie
Cakolli: Skandaloze që deputetëve t’i mbyllet dera e sallës së Kuvendit, duhet të dihet menjëherë kush e mori këtë vendim dhe të kërkohet llogaridhënie
Lajme

You Might Also Like

Haziri: Kërkuam që seanca të mbahet sonte në mënyrë që të ruhet fryma kushtetuese dhe afatet
Lajme

Haziri: Kërkuam që seanca të mbahet sonte në mënyrë që të ruhet fryma kushtetuese dhe afatet

August 7, 2026
Haziri: Kërkuam që seanca të mbahet sonte në mënyrë që të ruhet fryme kushtetuese dhe afatet
Lajme

Haziri: Kërkuam që seanca të mbahet sonte në mënyrë që të ruhet fryme kushtetuese dhe afatet

August 7, 2026
Bugaqku: Deputetët e VV’së po e shkelin rendin Kushtetues, nëse s’konstituohet kuvendi sonte çdo seancë nga nesër është e kontestueshme
Lajme

Bugaqku: Deputetët e VV’së po e shkelin rendin Kushtetues, nëse s’konstituohet kuvendi sonte çdo seancë nga nesër është e kontestueshme

August 7, 2026
Besnik Tahiri: Dyert e sallës së Kuvendit janë të mbyllura përkundër faktit që e kemi lajmëruar me kohë kryesuesin
Lajme

Besnik Tahiri: Dyert e sallës së Kuvendit janë të mbyllura përkundër faktit që e kemi lajmëruar me kohë kryesuesin

August 7, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?