Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramusha Haradinaj, ka bërë të ditur se, ka pritur në takim ambasadorin britanik, Jonathan Hargreaves.
Në postim, lideri i AAK’së, bën të ditur se, gjatë takimit kanë biseduar për proceset nëpër të cilat po kalon vendi dhe për avancimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Mbretërisë së Bashkuar dhe Republikës së Kosovës.
Postimi:
Me ambasadorin Jonathan Hargreaves, biseduam për proceset nëpër të cilat po kalon vendi ynë dhe për avancimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Mbretërisë së Bashkuar dhe Republikës së Kosovës.
Ambasadorin Hargreaves e falënderova për angazhimin e tij dhe të Mbretërisë së Bashkuar në mbështetje të Republikës së Kosovës.
Kosova vlerëson lart marrëdhëniet e shkëlqyera me Mbretërinë e Bashkuar dhe mbështetjen e vazhdueshme për forcimin e subjektivitetit tonë shtetëror në arenën ndërkombëtare. Në këtë drejtim, anëtarësimi i Kosovës në NATO mbetet një domosdoshmëri strategjike për paqen, sigurinë dhe stabilitetin afatgjatë në rajon.
The post Haradinaj pret në takim Hargreaves – Flasin për proceset nëpër të cilat po kalon Kosova appeared first on Gazeta Express.



