By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Kurti sulmoi mbrëmë Blerim Isufajn, reagon PSRK: Deklarata të pavërteta, nuk mbështeten në fakte
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kurti sulmoi mbrëmë Blerim Isufajn, reagon PSRK: Deklarata të pavërteta, nuk mbështeten në fakte
Lajme

Kurti sulmoi mbrëmë Blerim Isufajn, reagon PSRK: Deklarata të pavërteta, nuk mbështeten në fakte

Momenti
Published: May 19, 2026

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka reaguar pas komenteve të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, rreth ushtruesit të detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Blerim Isufaj, për të cilin tha se ka ndryshuar cilësimet në dy raste.

“Ata dëshironin që unë me çdo kusht të shkoj në ndërtesën e Prokurorisë dhe a e dini çfarë? Çdoherë që ma kanë bërë ftesën, 20 kamera të dera”, tha Kurti mbrëmë në KTV.

Për prezencën e mediave para Prokurorisë i ndërhyri gazetari Kurtit duke e pyetur se çfarë ka të keqe, ndërsa Kurti në përgjigje foli për Isufajn.

“Por çfarë ka të keqe zoti Kurti? Vërtet çfarë ka të keqe? Nuk e kuptoj”, i tha gazetari.

“Jo more nuk ka të keqe nëse mendoni që Blerim Isufaj është njeri i mirë – nuk ka të keqe. A po kuptoni? Ai i cili rastin e Dino Hasanajt e bëri vetëvrasje e rastin e Ismet Sopës e bëri vrasje. Pra, kemi një problem të madh me Prokurorinë në Kosovë. Edhe në këtë rastin në Skenderaj ishte e ngadalshme”, tha Kurti,

Për këtë sot reagoi Prokuroria Speciale, e cila i quajti të pavërteta dhe të pambështetura në fakte.

Prokuroria në reagim tha se e rithekson “përkushtimin ndaj ushtrimit të pavarur, profesional dhe të paanshëm të mandatit të saj, në funksion të sundimit të ligjit dhe mbrojtjes së interesit publik”. 

“Prokuroria Speciale dhe Kryeprokurori i saj, z.Blerim Isufaj, nuk komentojnë deklarata me karakter politik, veçanërisht në rastet kur ato janë të pavërteta dhe nuk mbështeten në fakte apo procedura zyrtare institucionale. PSRK, vlerëson se besueshmëria, integriteti institucional dhe profesional ndërtohen mbi punën, transparencën, llogaridhënien dhe respektimin e ligjit, e jo mbi deklarata politike. Prokuroria Speciale dhe Kryeprokurori i saj do të vazhdojnë të ushtrojnë kompetencat në mënyrë të pavarur dhe në përputhje të plotë me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi të Republikës së Kosovës”, thuhet në reagimin e Prokurorisë”, thuhet në reagimin e Prokurorisë./Express/

The post Kurti sulmoi mbrëmë Blerim Isufajn, reagon PSRK: Deklarata të pavërteta, nuk mbështeten në fakte appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Shkollat në Turkmeni raportohet se iu bëjnë vajzave teste të virgjërisë për t’ua vlerësuar “pastërtinë morale”
ETC prej fillimit – 21 vite një histori bashkë!
“Forcimi i luftës kundër krimit të organizuar”, ambasada amerikane në Tiranë njofton për takimin e Ramës me Wendt
Due takon Gjuriqin e Petkoviqin në Beograd, në komunikatën e UNMIK’u figuron “OKiM”, shkurtesë për emërtimin serb “Kosovë e Metohi”
Gjuha shqipe dhe lënda voluminoze si shqetësime, mbrojtja e Thaçit dhe tjerëve e bind pjesërisht Apelin në ‘betejën’ e parë

LEXO GJITHASHTU

Zbulohen 12 emigrantë të paligjshëm në terminalet doganore në Tetovë dhe në Shkup
Zbulohen 12 emigrantë të paligjshëm në terminalet doganore në Tetovë dhe në Shkup
TOP Momenti
Hoti pas deklaratave të Kurtit: Si mund të thirret në marrëveshje kur Bekim Sejdiu u tërhoq
Hoti pas deklaratave të Kurtit: Si mund të thirret në marrëveshje kur Bekim Sejdiu u tërhoq
TOP Momenti
Kurti tha se Bekim Sejdiu është ende kandidat, Hoti: Ai është tërhequr, si mund të thirresh në marrëveshje
Kurti tha se Bekim Sejdiu është ende kandidat, Hoti: Ai është tërhequr, si mund të thirresh në marrëveshje
Lajme
Greiçevci me akuza ndaj ish-prokurorit Williamson: Më i dëmshëm se Dick Marty, gënjeu për trafikim organesh
Greiçevci me akuza ndaj ish-prokurorit Williamson: Më i dëmshëm se Dick Marty, gënjeu për trafikim organesh
TOP Momenti
Gjorgjievski: Mbi 80 mijë euro gjoba për mbeturinat në Shkup
Gjorgjievski: Mbi 80 mijë euro gjoba për mbeturinat në Shkup
TOP Momenti

You Might Also Like

Votimi i nënkryetarëve veç e veç “legal”, por Kushtetuesja hesht që votat nuk iu dhanë herën e parë Çitakut
Lajme

Votimi i nënkryetarëve veç e veç “legal”, por Kushtetuesja hesht që votat nuk iu dhanë herën e parë Çitakut

September 30, 2026
Gërvallës i kalon ligji për Byronë dhe pesë të tjerë në komision parlamentar: Punë kolosale
Lajme

Gërvallës i kalon ligji për Byronë dhe pesë të tjerë në komision parlamentar: Punë kolosale

September 30, 2026
E toleruan konstituimin e Kuvendit jashtë afatit, Kushtetuesja në aktgjykim: Respektimi i afatit është detyrim
Lajme

E toleruan konstituimin e Kuvendit jashtë afatit, Kushtetuesja në aktgjykim: Respektimi i afatit është detyrim

September 30, 2026
Gërvalla: Komisioni për Legjislacion miratoi Projektligjin për Byronë Shtetërore dhe pesë të tjerët, jam e bindur edhe për mbështetjen në Kuvend
Lajme

Gërvalla: Komisioni për Legjislacion miratoi Projektligjin për Byronë Shtetërore dhe pesë të tjerët, jam e bindur edhe për mbështetjen në Kuvend

September 30, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?