By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: ​Pacolli ngre dyshime për keqpërdorime milionëshe të parasë publike për dy prona në Ferizaj, fton organet për hetim
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
​Pacolli ngre dyshime për keqpërdorime milionëshe të parasë publike për dy prona në Ferizaj, fton organet për hetim
Lajme

​Pacolli ngre dyshime për keqpërdorime milionëshe të parasë publike për dy prona në Ferizaj, fton organet për hetim

Momenti
Published: May 19, 2026

Ministrja në detyrë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka ngritur dyshime për keqpërdorim të miliona eurove të parasë publike në proceset e shpronësimeve në dy raste në komunën e Ferizajt.

Pacolli tha se rasti i parë është në zonën kadastrale në fshatin Bibaj, ku tha se së pari, shpronësimi i parcelës kadastrale 700-9, është realizuar në dy faza, ku fillimisht vlerësimi fillestar ishte 32 euro për metër katror, ndërsa pas aktvendimit të Gjykatës Themelore në Ferizaj, vlera e re u përcaktua të jetë 90 euro.

Your browser does not support the video tag.

“Sa i përket rastit të parë, rezultojnë këto konstatime kryesore: Së pari, shpronësimi i parcelës katastare 700-9 është realizuar në dy faza, përkatësisht në sipërfaqe prej 5 mijë e 450 metra katrorë dhe 2 mijë e 867 metra katrorë me vlerësim fillestar prej 32 euro për metër katror të përcaktuar nga organi kompetent për vlerësimin e pronave pranë Ministrisë së Financave. Ky vlerësim është pranuar nga pronari në fazën e parë pa ushtruar ankesë.

Së dyti, në pjesën e shpronësimit shtesë prej 2 mijë e 867 metra katrorë, megjithëse vlerësimi fillestar ka qenë 32 euro për metër katror, Gjykata Themelore në Ferizaj me aktvendim të datës 21.09.2023 ka përcaktuar vlerë të re prej 90 euro për metër katror duke krijuar një diferencë prej 58 euro për metër katror. Kjo rritje përbën trefishim të vlerës fillestare dhe nuk reflekton harmonizim të vlerësimit të parcelave përreth të cilat sipas akteve zyrtare sillen nga 15 euro për metër katror deri në 33 euro për metër katror”, tha Pacolli, raporton KosovaPress.

Tutje, ajo tha se Gjykata Themelore në Ferizaj e ka njohur edhe të drejtën për kompensim për vlerë të humbur të pjesës së mbetur të pronës prej 5 mijë e 347 metra katrorë, duke aplikuar norma prej 90 për qind të humbjes së vlerës në segmente në ndryshme të saj, por sipas saj, nga verifikimi në terren, konstatohet se prona në fjalë jo që s’e ka humbur vlerën, por ka përfituar nga zhvillimi infrastrukturor.

“Së katërti, përdorimi aktual i një pjese të kësaj prone për aktivitete ekonomike tregon qartë potencial të shtuar zhvillimor dhe ekonomik për çka bie ndesh me konstatimin për humbje të vlerës deri në 90 për qind… Së pesti, vendimi gjyqësor ka prodhuar obligim financiar shtesë për shtetin në vlerë prej 600 mijë euro, përfshirë diferencën në çmim, kompensimin për vlerën e humbur dhe kamatat. Ky obligim është dukshëm joproporcional në raport me vlerësimet fillestare me tregun për rreth”, tha ajo.

Sipas Pacollit, rritja e vlerës nga 32 në 90 euro janë indikacione për keqpërdorim të parasë publike dhe përbën shkelje në zinxhir, ku tha se janë të involvuara institucionet dhe gjykatat.

“I bëjmë thirrje organeve kompetente që të nisin hetimet e menjëhershme dhe të pavarura në mënyrë që të sqarohet nëse kemi të bëjmë me shkelje ligjore dhe dëmtim të qëllimshëm të buxhetit të shtetit sepse është e papranueshme që vendime të tilla të krijojnë obligime financiare kaq të mëdha për shtetin në kundërshtim me realitetin në terren dhe standardet e vlerësimit”, tha Pacolli.

Më tej, Pacolli tha se rasti i dytë i dyshimtë është në Fshatin e Vjetër të Komunës së Ferizajt, e që bëhet fjalë për një sipërfaqe prej 52.1 hektarë.

“Ekzistojnë dyshimet e bazuara se kjo pronë publike është tjetërsuar mbi bazën e dokumentacionit të pamjaftueshëm për verifikim, me elemente serioze dyshimi për falsifikim dhe parregullsi procedurale. Tjetërsimi është mbështetur me aktgjykimin e Gjykatës Komunale të Ferizajt të datës 03.09.1997 si dhe me aktvendimin të datës 07.06.2021 të lëshuar nga Agjencia Kadastrale e Kosovës. Pas regjistrimit të kësaj prone në kadastër, parcela në fjalë është përfshirë në procedurat e shpronësimit për realizimin e një projekti me interes publik.

Si rezultat tani kërkohet që shteti të kryej pagesën në vlerë prej 1.7 milion euro në emër të kompensimit për shpronësim. Kemi arsye serioze edhe për këtë rast të dyshojmë se kemi të bëjmë me një skemë të organizuar të përfitimit të paligjshëm në dëm të pronës publike dhe të buxhetit të shtetit”, tha Pacolli, raporton KosovaPress.

Pacolli tha se për këto arsye, kërkojnë hetim të plotë nga organet e drejtësisë dhe verifikim të përgjithshëm të dokumentacionit që kanë çuar deri te regjistrimi dhe trajtimi i kësaj prone.

You Might Also Like

Cakolli: Avni Dehari shkeli Kushtetutën e cenoi rendin kushtetues, afati për seancë ishte sonte deri në 23:59
Seanca për konstituimin e Kuvendit vazhdon të shtunën në orën 11:00
Bllokimi me Presidentin, Kurti: I kemi 62 vota, mund ta bëjmë Kuvendin e të rizgjidhem kryeministër menjëherë
Kurti shfaq gatishmëri t’i shkojë në Gjakovë, Gjini e refuzon ” s’shoh asnjë nevojë”- detaje ekskluzive nga komunikimi i tyre
Çfarë ndodh nëse Kuvendi i Kosovës nuk konstituohet deri në mesnatë?

LEXO GJITHASHTU

Seanca konstituive e Kuvendit vazhdon nesër në orën 11:00
Seanca konstituive e Kuvendit vazhdon nesër në orën 11:00
TOP Momenti
Konfirmohet rasti i parë këtë vit me Virusin e Nilit në Kosovë
Konfirmohet rasti i parë këtë vit me Virusin e Nilit në Kosovë
TOP Momenti
Ekstradimi në Shqipëri i Sokol Hoxhës, Ambasada Amerikane: SHBA nuk është strehë për ata që keqpërdorin emigracioni për t’i shpëtuar ligjit
Ekstradimi në Shqipëri i Sokol Hoxhës, Ambasada Amerikane: SHBA nuk është strehë për ata që keqpërdorin emigracioni për t’i shpëtuar ligjit
TOP Momenti
Kurti ftoi Gjinin në takim për konstituimin e institucioneve, kreu i Aleancës e refuzon
Kurti ftoi Gjinin në takim për konstituimin e institucioneve, kreu i Aleancës e refuzon
TOP Momenti
Ulet numri i pacientëve në Gostivar: Rastet mund të lidhen edhe me virozat sezonale
Ulet numri i pacientëve në Gostivar: Rastet mund të lidhen edhe me virozat sezonale
TOP Momenti

You Might Also Like

Huaja 100 milionë euro, një tjetër shkak madhor për zgjidhjen e kontratës së koncesionit të Aeroportit të Vlorës
Lajme

Huaja 100 milionë euro, një tjetër shkak madhor për zgjidhjen e kontratës së koncesionit të Aeroportit të Vlorës

August 7, 2026
Apeli e kthen në rigjykim rastin ndaj Endrit Nikës, akuzohet për vrasjen e argjentinases
Lajme

Apeli e kthen në rigjykim rastin ndaj Endrit Nikës, akuzohet për vrasjen e argjentinases

August 7, 2026
Konfirmohet prania e mbetjeve mortore edhe në lokacionin e tretë në Zubin Potok, thotë Prokuroria Speciale
Lajme

Konfirmohet prania e mbetjeve mortore edhe në lokacionin e tretë në Zubin Potok, thotë Prokuroria Speciale

August 7, 2026
Kurti godet LDK’në që po e kërkon presidentin: S’po mbajmë zgjedhje fare pra e po takohemi si liderë fisesh
Lajme

Kurti godet LDK’në që po e kërkon presidentin: S’po mbajmë zgjedhje fare pra e po takohemi si liderë fisesh

August 7, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?