By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Azemi: Greva e punëtorëve teknikë të shkollave do të vazhdojë derisa pagat të dalin në llogari bankare
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Azemi: Greva e punëtorëve teknikë të shkollave do të vazhdojë derisa pagat të dalin në llogari bankare
Lajme

Azemi: Greva e punëtorëve teknikë të shkollave do të vazhdojë derisa pagat të dalin në llogari bankare

Momenti
Published: May 19, 2026

Punëtorët teknikë të disa shkollave në Prishtinë kanë hyrë në grevë për shkak se nuk i kanë marrë pagat për muajin prill.

Në grevë kanë hyrë punëtorët teknikë të shkollave “Dardania”, “Asim Vokshi”, “Gjergj Fishta”, “Ismail Qemali”, “Hasan Prishtina” e shkolla të tjera në kryeqytet.

Kryetari i Federatës Sindikale të Punëtorëve të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi, tha se greva po mbahet pothuajse në të gjitha shkollat e Prishtinës dhe se punëtorët nuk do të kthehen në punë derisa pagat të ekzekutohen.

“Pjesa dërmuese e shkollave, po megjithatë deri tani nuk kam asnjë informacion se ndonjë shkollë e ka thyer grevën. Kështu që mendoj që të gjitha shkollat janë në grevë. Kërkesa për grevë është sepse ne jemi sot me datën 19 dhe nuk i kemi marrë pagat për muajin prill. Pagat tona janë aq të ulëta sa që edhe kur i marrim me kohë nuk po mund t’i ia dalim me lëre më tani kemi hyrë në javën e tretë që nuk i kemi marrë. Këtë gjendje e rëndon akoma më shumë se pjesa dërmuese jemi me kredi dhe për çdo ditë bankat tona na thërrasin për kamatën e tyre. Realisht, ne nuk e dimë arsyen pse nuk është bërë pagesa. Kemi komunikuar kështu në mënyrë spontane me institucionet relevante, por neve tani nuk na intereson se a është faji tek kompanitë apo tek komuna e Prishtinës, neve na intereson vetëm pagat tona. Përndryshe aq më keq këta punëtorë tani, disa shkolla që nga data 1 maj dhe disa që nga data 11, nuk kanë fare kontratë dhe faktikisht është diçka po themi kështu anarki e tepruar. Nuk kemi paga, nuk kemi kontrata, por në fakt krejt ajo çka kemi ne, kemi organizimin sindikal, jemi në grevë pothuajse gati të gjitha shkollat në nivel të komunës së Prishtinës dhe për këtë parregullsi do të bëjmë përgjegjësi aktorët e komunës së Prishtinës. Ata përse ta paguajnë dhe ata u duhet që këtyre punëtorëve me këto paga po thonë të mjerueshme, që së paku ta kemi afatin ligjor që duhet bërë pagesat. Këta nuk e kanë bërë dhe normal që edhe ne nuk i bëjmë shërbimet tona nëpër të gjitha shkollat në nivel të Prishtinës”, tha ai.

Azemi tha se greva do të vazhdojë derisa punëtorët t’i marrin pagat në llogaritë e tyre bankare.

“Ne nuk e kemi ndërmend as të gjuajmë askënd, as të kallim askënd. Vendimi ynë dhe fuqia jonë është greva, dhe kjo grevë është shumë normale që do të zgjasë deri në momentin që pagat t’i shohim ne me sytë tanë, përndryshe nuk i besojmë askujt. Në momentin kur pagat bien në llogaritë tona, do të kthehemi në punë. Përndryshe, ne do të vazhdojmë me grevë po themi kështu të përditshme dhe nuk do të kryejmë asnjë shërbim”, tha ai.

Ai shtoi se kompanitë që kanë qenë të kontraktuara me Komunën e Prishtinës tashmë nuk kanë kontrata aktive, derisa akuzoi komunën për mos zgjidhje të situatës.

“Thashë edhe një herë, kompanitë nuk dua t’i përmendim sepse kompanitë e kanë kryer mandatin e tyre. Kontrata më nuk kanë me komunën e Prishtinës dhe kjo gjithçka ka skaduar. Aq më e keqe është që neve para një jave apo dy me udhëheqësit e komunës së Prishtinës na është premtuar që do të vijnë kompani të reja që të menaxhojnë derisa të zgjidhet operatori i ri. Edhe kjo siç po shihet nuk po ndodh sepse këta punëtorë tani jemi pothuajse 20 ditë kanë kaluar dhe këta nuk kanë fare kontrata, që ekziston mundësia që ndoshta edhe gjatë kësaj periudhe nuk do ta paguajnë askush sepse dikush do në anarki dhe anarki do të ketë”, tha ai./EO/

The post Azemi: Greva e punëtorëve teknikë të shkollave do të vazhdojë derisa pagat të dalin në llogari bankare appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Shkollat në Turkmeni raportohet se iu bëjnë vajzave teste të virgjërisë për t’ua vlerësuar “pastërtinë morale”
ETC prej fillimit – 21 vite një histori bashkë!
“Forcimi i luftës kundër krimit të organizuar”, ambasada amerikane në Tiranë njofton për takimin e Ramës me Wendt
Due takon Gjuriqin e Petkoviqin në Beograd, në komunikatën e UNMIK’u figuron “OKiM”, shkurtesë për emërtimin serb “Kosovë e Metohi”
Gjuha shqipe dhe lënda voluminoze si shqetësime, mbrojtja e Thaçit dhe tjerëve e bind pjesërisht Apelin në ‘betejën’ e parë

LEXO GJITHASHTU

Zbulohen 12 emigrantë të paligjshëm në terminalet doganore në Tetovë dhe në Shkup
Zbulohen 12 emigrantë të paligjshëm në terminalet doganore në Tetovë dhe në Shkup
TOP Momenti
Hoti pas deklaratave të Kurtit: Si mund të thirret në marrëveshje kur Bekim Sejdiu u tërhoq
Hoti pas deklaratave të Kurtit: Si mund të thirret në marrëveshje kur Bekim Sejdiu u tërhoq
TOP Momenti
Kurti tha se Bekim Sejdiu është ende kandidat, Hoti: Ai është tërhequr, si mund të thirresh në marrëveshje
Kurti tha se Bekim Sejdiu është ende kandidat, Hoti: Ai është tërhequr, si mund të thirresh në marrëveshje
Lajme
Greiçevci me akuza ndaj ish-prokurorit Williamson: Më i dëmshëm se Dick Marty, gënjeu për trafikim organesh
Greiçevci me akuza ndaj ish-prokurorit Williamson: Më i dëmshëm se Dick Marty, gënjeu për trafikim organesh
TOP Momenti
Gjorgjievski: Mbi 80 mijë euro gjoba për mbeturinat në Shkup
Gjorgjievski: Mbi 80 mijë euro gjoba për mbeturinat në Shkup
TOP Momenti

You Might Also Like

Votimi i nënkryetarëve veç e veç “legal”, por Kushtetuesja hesht që votat nuk iu dhanë herën e parë Çitakut
Lajme

Votimi i nënkryetarëve veç e veç “legal”, por Kushtetuesja hesht që votat nuk iu dhanë herën e parë Çitakut

September 30, 2026
Gërvallës i kalon ligji për Byronë dhe pesë të tjerë në komision parlamentar: Punë kolosale
Lajme

Gërvallës i kalon ligji për Byronë dhe pesë të tjerë në komision parlamentar: Punë kolosale

September 30, 2026
E toleruan konstituimin e Kuvendit jashtë afatit, Kushtetuesja në aktgjykim: Respektimi i afatit është detyrim
Lajme

E toleruan konstituimin e Kuvendit jashtë afatit, Kushtetuesja në aktgjykim: Respektimi i afatit është detyrim

September 30, 2026
Gërvalla: Komisioni për Legjislacion miratoi Projektligjin për Byronë Shtetërore dhe pesë të tjerët, jam e bindur edhe për mbështetjen në Kuvend
Lajme

Gërvalla: Komisioni për Legjislacion miratoi Projektligjin për Byronë Shtetërore dhe pesë të tjerët, jam e bindur edhe për mbështetjen në Kuvend

September 30, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?